Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Belica do të bëhet një destinacion i preferuar turistik

Foto: Veneta Nikollova
Pak njerëz bile në Bullgari i kanë parë bukuritë e Belicës. Por para pak kohe kjo qytezë malore e strukur në shpatat e malit Rila u përfshi në një rrjet të posaçëm turistik, që përfshin këndet më atraktive të turizmit ekologjik në Evropë. Kjo u bë e mundur në sajë të projektit evropian EDEN për popullarizimin e kurioziteteve pak të njohura kulturore dhe natyrore të kontinentit të vjetër.

Në kuadrin e këtij projekti për herë të dytë në vendin tonë u zhvillua Konkursi kombëtar për “desitancionin më të mirë bullgar”. Pas garës së nderë midis komunave të ndryshme, parqeve natyrore dhe zonave të mbrojtura, vendin e parë ishte fituar nga qyteti Belica. Tani ky kënd i mrekullueshëm i Bullgarisë krahas akoma 21 objekteve të tjera turistike nga mbarë Evropa popullarizohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet filmave dhe klipeve në sitet e Internetit dhe në televizionet e ndryshme. Belica ndodhet në periferinë e Parkut kombëtar Rila, i cili nga ana e tij është përfshirë në akoma një rrjet tjetër turistik evropian – PAN Parks, që bashkon territoret e mbrojtura më mirë të Evropës. Dhe me të vërtetë, po të doni të shkëputeni nga qytetërimi ky është vendi! Mund të bridhni ditë të tëra në shtigjet e malit që zbresin në grykat e pjerrëta, gjarpërojnë pranë përrenjve të rrëmbyera kurse pastaj futen në pyjet e dendura shekullore, dhe nuk do të gjeni gjurmë të pranisë njerëzore.

Qyteti Belica nuk spikat me koloritin e qendrave tona etnografike nga koha e Rilindjes. Shumë prej shtëpive të tij janë ndërtuar në kohën e socializmit, janë të një tipi dhe pak të mërzitshme, por janë zhytur në gjelbërim dhe janë rrethuar me shumë lule. Si në shumë vendbanime të tjera në Bullgari edhe këtu mbi çatitë e mbuluara me tjegulla ngrihen kryqi i kishës dhe minarja e xhamisë – një simbol kuptimplotë i bashkëjetesës miqësore midis dy komuniteteve fetare. Përmes qytetit rrjedh një lum i shpejt malor, kurse nga pyjet e afërta që e rrethojnë Belicën vjen një ajër që kundërmon erë rrëshire. Por joshja e vërtetë e Belicës është në vendndodhjen e saj. I strehuar në rrëzat jugore të malit Rila dhe i rrethuar nga kodrat e akoma dy maleve të tjera – Rodopi dhe Pirin, qyteti frekuentohet nga adhuruesit e pamjeve të bukura, nga fotografë të pasionuar dhe nga njerëz me shpirt romantik që kërkojnë vetmi ndër natyrën.

“Na bazën e një projekti të Komunës së Belicës ishin ndërtuar gjashtë shtigje ekologjike, mjedise të veçanta për pushim dhe çlodhje si dhe kulla vrojtimi – shpjegon Maja Padareva nga Shtëpia e kulturës në Belica. – Çdo shteg ekologjik prezanton zona të ndryshme të trashëgimisë sonë shumë të pasur natyrore. Në rast dëshire sigurojmë dhe shoqërues. Gjatë muajve të fundit afro 300 turistë të organizuar kanë kaluar nëpër këto itinerare, por turistët individualë janë akoma më shumë. Shpresojmë, se me përfshirjen e Belicës në rrjetin evropian EDEN miqtë e qytetit do të rriten akoma më shumë.”

Në periferitë e Belicës shtrihen dhe pyjet më të bukura dhe të ruajtura më mirë të pishës së bardhë në Ballkan. Shtigjet malore kalojnë përmes pyjeve halore dhe ahishtave ku tingëllojnë këngët e zogjve. Njëri prej tyre na çon nën majën Vapa, ku në lartësi 2200 metra mbi nivelin e detit retë pasqyrohen në ujërat e kristalta të dy liqeneve malore.

Në muajt e verës lëndinat në mal janë mbuluar me lile dhe bime medicinale, kurse mbi to fluturojnë tufat shumëngjyrëshe të fluturave, të cilat janë me bollëk në këtë rajon të malit dhe prandaj banorët vendas kanë krijuar një itinerar të posaçëm për njohjen e habitateve të tyre. Por atraksioni më i madh këtu është Parku për riadaptimin e arushave, që ndodhet mes kodrave dhe lëndinave diellore në periferitë e Belicës.
Gjatë stinës së verës nuk pushojnë radhët e turistëve që vijnë për të parë dhe për të fotografuar arushat nga sheshet e posaçme. Shumë njerëz frekuentojnë dhe Qendrën e informacionit turistik të Belicës për të mësuar diçka më shumë për malin dhe për banuesit e tij. Në qytet ka një hotel dhe katër shtëpi për miq. Turistët mund të akomodohen dhe në vendpushimin e afërt Semkovo, ku gjithashtu ka disa shtëpi pushimi. Në restorantet ofrohen gjella vendase.

Këtu respekt më të madh gëzon byreku në të gjitha llojet e tij – me presh, me mish pule, me spinaq ose me lakër, kurse prej sallatave më e preferuar është sallata që përgatitet me fletat e panxharsheqerit, me hudhër të njomë dhe me kos. Pas si keni provuar specialitetet tipike për këtë krahinë ju mund të vazhdoni shëtitjen tuaj nëpër malin Rila dhe të kënaqeni në qetësinë, pothuaj jo reale, të prishur vetëm nga cicërimat e zogjve. Kurse pamjet e pafund ndaj majave të afërta malore me kurorat e bardha prej dëbore do t’ju mbushin me dëshirën përsëri të ktheheni këtu qe të përjetoni akoma një aventurë ndër natyrën e virgjër të Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeasistenti Radosllav Jordanov: Nuk ka asnjë mënyrë për ta njohur Danubin nëse nuk "zhyteni" në të

Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..

botuar më 24-09-29 6.15.PD

Me një ekspozitë blogerët e udhëtimit na ftojnë që të njohim qoshet më magnetike të atdheut

"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..

botuar më 24-09-28 8.35.PD

Udhëto ngadalë, pusho aktivisht apo se si turizmi rural në vendin tonë hyri në një fazë të re

Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..

botuar më 24-09-23 9.25.PD