Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i koprodukcioneve evropiane

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): drejtori i Qendrës kombëtare të filmave Aleksandër Donev, Hermina Azarjan nga Pallati Kombëtar i Kulturës dhe drejtorja e festivalit Irina Kanusheva.
Foto: Veneta Pavllova
Për herë të 15 në Sofje në kuadrin e Sallonit të arteve do të zhvillohet Festivali i koprodukcioneve evropiane. Nga data 28 maj deri më 4 qershor adhuruesit e kinemasë kanë mundësi të shikojnë krijime të vlershme, të cilat të pasqyrojnë kërkimet shpirtërore dhe estetike në artin e shtatë.

“Një aksent i posaçëm mes filmave të rinj të cilët i tregojmë në programet e festivalit është prezantimi i titujve, të përkrahur nga fondi gjerman nga Lajpcigu MDM me drejtor Manfred Shmid, mik i Bullgarisë - thotë drejtori i Qendrës kombëtare të filmave Aleksandër Donev. Midis të tjerave, gjesti ynë është shprehje dhe e njohjes ndaj MDM për të ndihmuar krijimet e reja bullgare. Fondi ekziston që nga viti 1998. Dhe për këto 12 vjet prej tij janë përkrahur 10 filma bullgar. Tani tregojmë një nga lentat më të konsiderueshme - filmin për Lev Tollstojin “Ndalesa e Fundit” e regjisorit Majkëll Hofman. Ai ka disa nominime për “Oskar”. Për ne është me rëndësi të hapim festivalin me të dhe sepse gjatë vitit 2010 mbushen 100 vjet nga vdekja e shkrimtarit të madh. Mendoj se për adhuruesit e kinemasë nga Sofja kjo është vazhdimi i Sofjes Fillm Fest, që përfundoi vetëm përpara 2 muajve me një nga ekranizimet më të reja të “Anna Kareninës”. Tani ne duam të prezantojmë një film biografik për muajt e fundit të Tolstojit, i cili pritet me një interes të madh nga kritika dhe publiku nëpër botë.”

Si gjithmonë, programi i festivalit është i krijuar pothuajse krejtësisht nga filma artistik, të cilët nuk janë paraqitur në Bullgari dhe vijnë posaçërisht për të. Pothuajse të gjithë kanë dekorata dhe nominime nga forumet kinematografike ndërkombëtare. Të tillë janë për shembull filmi shqiptaro-francez “Gjallë”, ai belg “Moska-Belgjikë”, ai danez “Shumë i lumtur”, filmi “Tufani” i Gjermanisë, Danimarkës dhe Holandës. Mjeshtri polak Kshishtof Zanusi është regjisor i filmit “Zemër në pëllëmbë”, në të cilin një oligark modern për herë të parë drejtohet përpara një problemi të pazgjidhshëm për të-të mund të gjejë një zemër të re. Mes filmat më të suksesshëm për spektatorët në seleksionim është filmi çek “Ekskursiantët”, i cili ka mbledhur mijëra spektatorë në atdhe me historinë e vet për një grup pushues, të pasur me absurde dhe situata befasueshme. Koprodukcioni bullgaro-turk “Kozmos” u tregua në Berlinale, ka dhe disa dekorata nga festivali në Antalia. Kozmos në këtë rast është emri i vjedhësit me një prejardhje të panjohur, i cili futet në jetën e një qyteze të vogël kufitare dhe e ndryshon që nga themelet Regjisori Reha Erdem ka tanimë disa filma me një koproducent bullgar. Ky bashkëpunim i frytshëm fillon në Sofje në forumin e koprodukcioneve evropiane.

“Programi tjetër është prej filmave dokumentar - shënon Irina Kanusheva, drejtorja e festivalit. Prej disa vjetëve po mundohemi të popullarizojmë dhe këtë gjini, sepse tek ne nuk ka një festival të madh ndërkombëtar të kinemasë dokumentare. Prandaj mendojmë se. është me rëndësi që këto filma të arrijnë deri tek publiku, me qenë se ky është shansi i vetëm të shikohen në një skenë të madhe. Mundësia tjetër është në televizion, por kjo rastis rrallë për këtë lloj krijimesh, të cilat ne i tregojmë.”

Në kuadrin e festivalit për herë të parë do të ketë konkurs për financimin e projekteve studentore. Në të do të dalin në garë 14 projekte të studentëve dhe të specializantëve nga Akademia kombëtare e artit teatral dhe kinematografik, Universiteti i ri bullgar dhe Universiteti jugperëndimor në qytetin Bllagoevgrad.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD