Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Terra Madre Ballkani” – ekspozita e parë e ushqimeve ballkanike

“Për herë të parë gjatë 20 viteve të fundit në Bullgari aplikohen standardet për ushqimet tradicionale.” – theksoi zëvendësministri i bujqësisë Cvetan Dimitrov (djathtas).
Foto: BGNES
Nga data 16 deri më 18 korrik Sofja ishte mikpritëse e ekspozitës së parë të ushqimeve tradicionale “Terra Madre Ballkani”. Forume të tilla bashkojnë prodhuesit e ushqimeve
2010-07-20-050_1.jpg
tradicionale nga Gadishulli i Ballkanit në provë të ruajnë shijet unikale të regjionit. Ndërsa për konsumatorët kjo është një mënyrë ta plotësojnë diturinë në lidhje me ushqimet, të cilat zgjedhin dhe konsumojnë. Vitet e fundit gjithnjë e më shumë njerëz në botë kuptojnë se shëndeti i njeriut është në varësi të madhe nga konsumimi i ushqimeve të pastra pa konservantë. Ekspozita “Terra Madre Ballkani” ishte organizuar nga filiali bullgar i lëvizjes botërore “Slow food” në bashkëpunim me Ministrinë bullgare të bujqësisë. “Slow food” është një organizatë joqeveritare, e cila mbështet traditat dhe kulturat lokale, të lidhura me bujqësinë dhe ushqimet. Filozofia e organizatës është se çdo njëri duhet të ndiejë kënaqësi nga ngrënia dhe për këtë arsye duhet të punohet për shijen e mirë dhe për kualitetin e ushqimeve. Pikërisht për këtë “Slow food” e mbështet “nëna toka” (terra madre) – organizata e fermerëve të vegjël dhe prodhuesve të ushqimeve të pastra tradicionale. Në kuadrin e ekspozitës në Universitetin e Sofjes u zhvillua konferenca me temë: “Ruajtja e ushqimeve tradicionale në Ballkan dhe aplikimi i normave evropiane për sigurim të ushqimeve”.

brânza de burduf
A keni provuar djathë në shakull? Vizituesit e ekspozitës në Sofje kishin këtë mundësi në banakun e Bosnja e Hercegovinës. Fermerët nga Rumania u ofruan vizituesve një lloj djathi të verdh, i cili mban emrin “brânza de burduf” dhe piqet në lëvore pishe. Miqtë kishin mundësi ta provojnë edhe djathin e Sharrit, kaçkavall nga Maqedonia, djathë dhe mish nga Serbia, si edhe ullinj dhe verë nga Shqipëria. Në banakun e Bullgarisë gjithashtu kishte produkte të ndryshme – djathë dhie, kaçkavall nga Rodopet, mjaltë gështenjash dhe luleradhiqesh, kos bualli etj. Pamja e të gjithë banakëve ishte e mrekullueshme për shkak të shumëllojshmërisë së shijeve dhe aromave.

© Foto: Maria Peeva


Një prej produkteve më kualitet të lartë në ekspozitë ishte vaji i ullirit nga Shqipëria, prodhuar nga Fabrika “Tre miqtë”. Për Radio Bullgarinë përfaqësuesi i kompanisë Vladimir Pasmaçiu tha se Shqipëria shqyhet për sasinë dhe për cilësinë e vajit të ullirit dhe sot ajo disponon një numër mjaftë të madh rajonesh, kurse teknika e prodhimit modernizohet gjithnjë e më shumë. Ai theksoi vlerat të larta ushqyese të ullirit dhe i këshilloi njerëzit ta konsumojnë sa më shumë vaj ulliri sepse është mirë për shëndetin.

Vizituesit e ekspozitës kishin mundësi të provonin edhe disa prej produkteve tradicionale nga Kosova si djathi i Sharrit, mjaltë, ëmbëlsira etj. Më shumë hollësi për ushqimet, që janë tipike për Kosovën tregon Bekim Bytyqi nga Organizata joqeveritare për mbrojtjen e zogjve dhe ambientit “FINCH”. Po të doni ta dëgjoni intervistën me Bekim Bytyqin klikoni AUDIO.

2010-07-20-048_2.jpgMuajit e fundit Bullgaria bëri hapa vendimtarë në lidhje me cilësinë e ushqimeve në treg. Përsëri do të aplikohet, megjithëse jo detyrimisht, standardi shtetëror bullgar për prodhim të qumështit dhe të produkteve të qumështit, i cili ka ekzistuar para 20 viteve. Standardi përcakton se çfarë duhet të jetë përbërja e djathit, që të mbajë emrin “djathë i bardhë bullgar”. Nëse standardi nuk është plotësuar, prodhuesi nuk do të ketë të drejtën të shkruajë në etiketë “produkt bullgar”. Do të pranohet edhe një standard për produktet e mishit. Nga të gjitha rregullat fitojnë prodhuesit korrektë, të cilët i kanë plotësuar kërkesat e sistemeve për cilësinë e ushqimeve. Këtë e vuri në dukje në hapjen e ekspozitës zëvendësministri i bujqësisë Cvetan Dimitrov dhe shtoi:

“Për herë të parë gjatë 20 viteve të fundit në Bullgari aplikohen standardet për ushqimet tradicionale - theksoi zëvendësministri. Tek ne për herë të parë aplikohen edhe rregulla të reja për shitje direkte të ushqimeve tradicionale. Për ne është nder, se jemi pjesë e familjes evropiane, që e praktikon politikën e re bujqësore, ku shtyllat kryesore duhet të jenë traditat dhe rimëkëmbja e rajoneve fshatare. Sepse ne duhet të jemi përgjegjës për të ardhmen e brezave të ardhshëm.”

“Sa më shumë njerëz në botë janë të qartë, se është me rëndësi të madhe të ushqehen në mënyrë më të shëndetshme”, nënvizoi Paolo di Kroçe – sekretari i përgjithshëm i
2010-07-20-051_2.jpg
organizatës “Slow food” dhe shtoi: “Sipas meje sistemi industrial i ngrënies është dënuar gjithkund në botë. Më shumë se 1 miliardë veta në botë vuajnë urie. Nga ana tjetër milionë njerëz në botë kanë probleme shëndetësore, sepse nuk ushqejnë në mënyre të shëndetshme. Në fakt mund të themi, se prodhimi industrial i ushqimeve është një prej shkaqeve për ndryshimet e klimës. Ne po humbim shumëllojshmërinë biologjike, si edhe identitetin kombëtar të ushqimeve. Për këtë fakt ne jemi këtu për të punuar së bashku dhe për të themeluar një mënyrë të re dhe të shëndetshme të ngrënies.”

Përgatiti në shqip: Maria Peeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova; Maria Peeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD