Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ritmet e rritjes së kredive të këqija po vonojnë

Mbi 3 mlrd euro tashmë janë detyrimet që nuk shlyhen ndaj institucioneve kreditore, tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare. Me këtë pjesa e tyre në portofolin e përbashkët për herë të parë tejkalon 10 %. Por vihet re se rritja e tyre po ngadalësohet. Pjesa e kredive të këqija mbetet edhe nën pritjet e ekonomistëve. Sipas tyre tempi i rritjes së tyre do të vazhdojë të vonohet, ndërsa rritja nuk sjell rreziqe për ekonominë dhe sistemin financiar.

Çfarë do të thotë e gjithë kjo? Në vend të parë kjo do të thotë, se biznesi në Bullgari ende nuk ka mjetet e nevojshme për të shlyer rregullisht kreditë e mara para krizës. Kjo flet,gjithashtu, se numri i firmave me vështirësi financiare tashmë nuk rritet aq shpejtë dhe sikur gjithnjë e më shumë prej firmave bëhen borxhlinj të mirë. Edhe bankat tregtare, edhe Banka Kombëtare Bullgare tregojnë, se rreziqe për sistemin financiar nuk ka, sepse ai është i kapitalizuar mirë.

Këtu duhet të shtojmë, se një pjesë e madhe e biznesit dhe familjeve në Bullgari financohen në rast nevoje jo vetëm nga bankat, por edhe nga institucionet e tjera financiare. Shumë të përhapur në rrethet afariste mbeten edhe kreditë ndërmjet firmave, kur një kompani i jep për një periudhë të caktuar kohor një kredi firmës tjetër, me të cilën ka marrëdhënie të punës. Ose jep garanci për kredinë që kjo firmë merr nga ndonjë institucion financiar, që në fakt përbën një lloj tjetër kreditimi. E ngjashme është situata edhe te familjet. Ato shpesh herë u drejtohen për ndihmë financiare të afërmve dhe miqve. I përmendëm këto forma të financimit dhe kreditimit jobankar, sepse pikërisht në momentet e problemeve ekonomike dhe shtrëngimit të kërkesave për marrjen e kredive bankare, ato zakonisht janë në lulëzim. Dhe nëse gjykohet nga të dhënat e Dhomës ekonomike bullgare, kreditimi ndërmjet firmave aktualisht vlerësohet në rreth 50 mlrd eurosh, ndërsa para 2-3 vjetësh flitej për rreth 20-25 mlrd eurosh, do më thotë tani rritja është e dyfishuar. Ndërsa për shumat që qarkullojnë mes personave fizikë, në Institutin kombëtar të statistikave nuk kanë metodikë për vëzhgimin e këtyre flukseve financiare dhe volumeve të tyre. Shkaku për këtë është se ato nuk janë lidhur me dokumente zyrtare bankare, avokatore ose noteriale, por kryhen mbi bazën e kontakteve personale dhe mirëbesimit, në kushtet e konfidencës.

Konkluzioni është i qartë. Në natyrë nuk ka vakum absolutë – kur zhduket një element i sistemit, në vendin e tij vjen një tjetër. Përveç kësaj në natyrë nuk ka edhe qetësi absolute, gjithçka është në lëvizje, biznesi gjithashtu në rastin tonë. Dhe kjo më saktë vihet re nga secili konsumator normal –nëpër dyqanet nuk ka rafte boshe, nuk mungojnë mallra. Konsumatorët vazhdojnë të blejnë, dyqanet realizojnë shitje, prodhuesit prodhojnë. Do më thënë ekonomia e tregut punon në bazë të të gjitha rregullave. Njëra prej këtyre rregullave është se kohë pas kohe ekonomia përjeton kriza ciklike dhe strukturore freskuese. Gjatë këtyre krizave vdesin ata që nuk janë të aftë të adaptohen, ndërsa ata që mbijetojnë vazhdojnë përpara për të luftuar kundër krizës. Dhe përsëri vazhdojnë të kërkojnë kredi...

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Vlladimir Sëbev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD