Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arsimi i të rriturve në Bullgari

Që nga fillimi i vitit të ardhshëm Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Shkencës fillon një projekt me emër “Alfabetizim i të rriturve” me buxhet prej 15 mln. leva (7,5 mln euro). Financimi sigurohet nga Fondi Social Evropian. Mjete do të drejtohen te të gjithë bullgarët në moshë mbi 16 vjeç, të cilët për shkaqe të ndryshme nuk kanë mbaruar shkollë dhe dëshirojnë të arsimohen. Parat lëshohen nga dy programe evropiane – Programi operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore” dhe “Mësimi gjatë gjithë jetës”, kështu edhe nga buxheti kombëtar.

Bullgaria është në një nivel mesatar në Evropë për nga pjesëmarrja e njerëzve në moshë aktive (midis 25 dhe 64 vjetëve) në forma të ndryshme të mësimit gjatë gjithë jetës. Përqindja e këtyre njerëzve është 36%. Në vendet e para këtu janë shtetet skandinave, ku përqindja është 73, për Finlandën është 55%. Këtë e tregojnë rezultatet nga studimi i parë mbarevropian “Arsim për të rritur”, që u zhvillua gjatë vitit 2007 në të gjithë shtetet anëtare të BE-së. Te ne studimi ishte realizuar nga Instituti Statistikor Kombëtar dhe në të morën pjesë 5 600 veta nga tërë shteti. Më aktivë janë njerëzit e rinj, në moshë midis 25 dhe 34 vjet (57%), derisa këta në grupin e njerëzve në moshë midis 55 dhe 64 vjet më rrallë marrin pjesë në mundësi të ndryshme për zhvillim personal dhe profesional (31%). Më i madh është interesi për kurse të ndryshme në sferën e shërbimeve, mbrojtjes dhe transportit, pastaj janë sferat humanitare dhe gjuhët e huaja.

Në arsimimin e të rriturve marrin pjesë shumë organizata joqeveritare. Një prej tyre është “Infocentër” ShPK, në qytetin Trjavna, e cila ishte dalluar për projektin e vet “Çështjet rajonale bëhen globale”, të realizuar në partneritet midis Bullgarisë, Letonisë, Spanjës, Greqisë, Danimarkës. Secili nga përfaqësuesit e këtyre shteteve ka mbledhur pjesë prej trashëgimisë së vet kulturore, tashmë të harruar, dhe e ka adaptuar me qëllim arsimimin e të rriturve. “Infocentër” i Trjavnës është krijuar para 10 vjetëve me projekt të Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar dhe që atëherë punon në kuadrin e projekteve të ndryshme të lidhura me arsimin dhe sigurimin e shërbimeve të ndryshme informative për njerëz të rritur.

“Ne ofrojmë trajnime të ndryshme të lidhura me kompetenca themelore, alfabetizëm digjital, kurse të gjuhëve të ndryshme, punë në ekip – shpjegoi drejtorja e qendrës zonja Kalina Toteva. – Më vonë u zhvilluam si një qendër për trajnim profesional, morëm licencë nga Agjencia Kombëtare për Trajnim Profesional dhe Arsimim dhe aktualisht ofrojmë trajnime për 20 profesione dhe më se 30 specialitete. Përveç kësaj punojmë për projekte në kuadrin e programit “Leonardo Da Vinçi” dhe më konkretisht transferim të informacionit duke adaptuar programe të ndryshme arsimore dhe doracakë për profesione të ndryshme. Punojmë gjithashtu me njerëz me çrregullime dhe me grupe të margjinalizuara.”

A në të vërtetë njerëzit e rritur marrin pjesë në mundësitë e ofruara për mësim gjatë gjithë jetës?

“Trjavna ndodhet në një nga rajonet e zgjuara të Bullgarisë dhe kjo është diçka, me të cilën krenohemi, - shpjegoi zonja Toteva. – Por në përgjithësi në Bullgari ka shumë për të bërë për kuptimin më të mirë të nevojës për mësim gjatë gjithë jetës. Në këtë drejtim duhet të punohet si me vetë njerëzit, ashtu me punëdhënësit, të cilët në pjesën e tyre më të madhe nuk e kanë ndërgjegjësuar nevojën e kualifikimit të nëpunësve dhe dobitë e kualifikimit suplementar. Për fat të keq ka edhe njerëz, të cilët e kuptojnë rëndësinë e mësimit gjatë tërë jetës. Krenaria jonë janë njerëzit në moshë mbi 70 vjet, të cilët marrin pjesë në kurset tona. Vetë fakti se këta njerëz vazhdojnë të aktivizojnë trurin e vet është shumë frymëzues për ne. Njerëzit tregojnë interes kryesisht për kurset kompjuterike dhe për përvetësimin e gjuhëve.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD