Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhjetë urdhëresat në jetën e bullgarëve

Sot në të gjitha kishat shënohet E Premtja e Madhe
Foto: BGNES
A keni menduar për kohën, në të cilën jetojmë? Sikur jemi lëshuar në galop, që të mund t’u përgjigjemi lëvizjeve të shpejta të kohës. Kompanitë e mëdha konkurrojnë që të na ofrojnë brezin më të ri të telefonave ose kompjuterëve. Nga reklamat televizive pas lajmeve të mbrëmjes informohemi se në treg ka dalë modeli i fundit i veturës më të shpejtë me të gjitha ekstrat e mundshme, kurse banka na siguron kredi akoma më të leverdishme. Ndërkohë në rrjetin botëror të internetit gjejmë një det prej ofertash tërheqëse për udhëtime deri në destinime të afërta ose të largëta, kurse idhujt tanë bashkëkohorë – yjet dhe muzikantët e Holivudit, me të cilët duam të ngjamë, demonstrojnë një jetë luksoze dhe të mrekullueshme.

Në të njëjtën kohë tashmë sikur nuk na bën përshtypje, kur në televizion na informojnë se diku në botë kanë vdekur njerëz të pafajshëm. Gjatë këtyre ditëve festive, siç janë festat e Pashkëve, zakonisht përpiqemi të mendojmë më thellë për ato vlera të përjetshme si dashuria, dhembshuria, mëshira, marrëdhëniet me të afërmit tanë. Me sa mesazhet dhe normat e sjelljes në dhjetë urdhëresat janë aktuale sot? Me sa ne, bullgarët, i njohim dhe i respektojmë në jetën tonë? Përgjigje të këtyre pyetjeve kërkuam nga ati Vasill Vasilev nga tempulli i Shumenit “Trinia e shenjtë” dhe në një anketë me qytetarët e Sofjes.

“Shekulli i tanishëm, në të cilin jetojmë, është një shekull i teknologjive të larta – thotë prifti i ri. – Po kemi një jetë dinamike dhe ndër detin e informacionit, problemeve dhe emocioneve të ndryshme, njeriu sikur humb drejtimin e drejtë, humb identitetin e vet në luftimin e vështirësive të përditshme, në luftimin për nxjerrjen e bukës së gojës. Cilat janë vlerat morale të njeriut bashkëkohor? Për fat të keq, që të ketë suksese sot, njeriu duhet të bëhet hipokrit, mashtrues, shfrytëzues etj. dhe të harrojë për vlerat humane. Dhjetë urdhëresat Perëndia Jahve ia ka dhënë Mojsiut dhe ato do të jenë aktuale për njerëzit deri në fund të botës. Këto urdhëresa janë fetare dhe morale dhe duhet të zbatohen nga të gjithë njerëzit, që të mund të jetojmë në një shoqëri më të drejtë. Ato i ka edhe në Dhiatën e Vjetër të Biblës, kurse vetë Jisu Krishti në Dhiatën e Re i grumbullon në dy urdhëresa të gjitha këto urdhëresat, duke thënë se duhet ta dashurojmë Perëndinë dhe njeriun pranë nesh me gjithë zemrën dhe shpirtin tonë. Kjo është kryesorja në Dhjetë urdhëresat – dashuria ndaj Zotit si krijuesi i botës së dukshme dhe të padukshme, ndaj të cilit duhet të ndiejmë respekt, përnderim dhe frikë, dhe në vend të dytë është dashuria ndaj njerëzve pranë nesh. Prandaj nuk ka urdhëresë, për të cilën të themi se është më pak e rëndësishme nga të tjerat. Të gjitha ato janë të rëndësishme dhe të domosdoshme për njeriun.”

A i njohin bullgarët dhjetë urdhëresat dhe me sa i respektojmë si parime morale?

“Për fat të keq, meqenëse feja e krishterë nuk mësohet në shkollën bullgare, bullgari nuk e njeh mirë fenë e vetë dhe dhjetë urdhëresat nuk janë etalonë sjelljeje në familje – thotë ati Vasill. – Për këtë shkak shoqëria jonë nuk mund të quhet demokratike në kuptimin e vërtetë të fjalës, por më tepër është demonokratike – domethënë na udhëheqin demonët, ata kontrollojë pasionet dhe veset e njerëzve. Megjithatë shpresoj që zëri i Zotit të dëgjohet, të paktën nga të rinjtë, të fillojë mësimi i fesë së krishterë në shkollë, atëherë vetëm pas disa vitesh do të mund të shohim rezultatet e para pozitive.”
“Mos vrit”, “Mos vidh”, “Mos shkel kurorën bashkëshortore”, “Mos bëj dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd” – këto janë ndër urdhëresat më të njohura ndër bullgarët. Mirëpo sipas Aleksandrës – 22 vjeçare, këto vlera shpirtërore në një shkallë të madhe kanë humbur fuqinë dhe rëndësinë e vet. “Kuptohet, përpiqem dhe deri diku mendoj se arrij të jem e mirë me të afërmit e mi” – shton ajo. Ja se çfarë tjetër thanë sofjanasit para mikrofonit të Radio Bullgarisë:

“Për mua ato janë të përjetshme. Tjetër është çështja se kohërat dhe njerëzit u ndryshuan, kështu qe është shumë vështirë që këto dhjetë urdhëresa, të cilat janë kodi moral i çdo njeriu, të zbatohen – është e mendimit Mariana Angellova, e cila është pensioniste, por vazhdon të shkruajë për disa gazeta bullgare. Më bën përshtypje se shumë prej njerëzve e vënë theksin mbi këto tri gjëra – falja, dashuria dhe mëshira. Në dhjetë urdhëresat thuhet: mos vrit, mos vidh, mos dëshiro asgjë tjetër që është e të afërmit tënd. Kjo, që unë përpiqem të zbatoj, është dashamirësia.”

“Mendoj se populli bullgar nuk është fetar – thotë zonja Xhorova. – Po, në të vërtetë e vizitojnë kishën, ndezin qiri. Unë jam prej atyre njerëzve, të cilët po të kenë mundësinë, i ndihmojnë të tjerët. Nuk vjedh, nuk gënjej, nuk mund të them se jam besimtare e vërtetë, sepse nuk mund t’i shpjegoj vetes se çfarë është kjo, por për mendimin tim unë jam një njeri i ndershëm, i cili sillet në mënyrë korrekte me të tjerët.”

Tanja Bençeva, e cila është punëtore sociale, mendon se njerëzit, të cilët përpiqen të jenë të ndershëm, i respektojnë dhjetë urdhëresat: “Më e rëndësishmja është që të mos gënjehet – shton ajo. – Për mua është gjithashtu shumë e rëndësishme të duash njeriun pranë teje, si dhe vetveten. Urdhëresa “Mos adhuro perëndi te tjera përveç meje!” do të thotë se duhet të jemi të krishterë, sepse kjo është feja jonë. Kam dëgjuar se besimi në Zot është justifikim për dobësinë e vet, që nuk është e vërtetë. Sipas meje besëtytnia është justifikim për mungesën e besimit, domethënë kur njeriu beson se diçka e keqe mund të ndodhet, ai nuk beson në Zot, se ai e mbron.”

“Dhjetë urdhëresat janë aktuale edhe sot, por shumë pak janë njerëzit, të cilët i zbatojnë – shënon Georgi, i cili tashmë është pensionist, por në të kaluarën ka mësuar teologji në Fakultetin e teologjisë pranë Universitetit të Sofjes. – Asnjë prej dhjetë urdhëresave nuk është me rëndësi më të vogël, mbi të gjitha ato mbështetet tërë morali i krishterë. Këto janë vlerat e vërteta, të cilat duhet të respektohen nga të gjithë njerëzit.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD
Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD