Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bashkinë e Montanës shpresojnë se investitorët e vegjël do të hapin vende pune

Foto: montana.bg
Bashkia e Montanës që ndodhet në Bullgarinë Veriperëndimore është ndër bashkitë më pak të zhvilluara në vend. Reliefi malor dhe rrjeti i keq rrugor janë disa prej shkaqeve për këtë. Këta faktorë i ndalin investitorët të bëjnë biznes atje, megjithëse nëpër territorin e bashkisë kalon një arterie rrugore kryesore – vija hekurudhore midis qytetit Vidin pranë lumit të Danubit dhe kryeqytetit Sofje. Vija është një pjesë e korridorit evropian numër 4, i cili lidh Evropën Perëndimore me Lindjen e Mesme përmes Bullgarisë dhe Greqisë.

Sipas Ivajlo Petrovit, guvernator i qarkut të Montanës, në disa bashki të qarkut papunësia është tepër e lartë – mbi 30%, shumë mbi nivelin mesatar në vend, i cili lëvizet midis 9 e 10% gjatë muajve të fundit. Bashki të tilla janë Vëlçedrëm, Jakimovo, Brusarci. Në to biznesi kryesor është bujqësia e vogël. Nuk ekzistojnë më ndërmarrjet e mëdha industriale nga koha e socializmit, të cilat i mbanin njerëzit në vendlindjen e tyre. Prandaj ka flukse migrantësh drejt kryeqytetit dhe shteteve të huaja.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësisë gjatë muajit mars të këtij viti papunësia në qarkun e Montanës është 15%, shumë mbi nivelin mesatar për vendin, i cili është 9,52%. “Ne duhet t’u sigurojmë njerëzve punë dhe ushqim”, thotë guvernatori i qarkut Ivajlo Petrov. Për këtë qëllim shpresohet shumë te sipërmarrja e biznesit të vogël, si edhe te programet sociale për hapje të vendeve të punës, qofshin ato dhe të përkohshme.

Një nga programet, nëpërmjet të cilave shteti siguronte punësi në bashkitë më pak të zhvilluara, ishte programi evropian “Nga ndihmat sociale drejt punësisë”. Ky program i ndihmonte më tepër njerëzit që kanë qenë të papunë gjatë një periudhe të madhe. Vendet e punës ishin në veprimtari me dobi shoqërore – riparim të ndërtesave, të rrugëve etj. Financimi evropian i programit u siguronte punonjësve rrogën minimale – 240 leva (122 euro). Ky program u shndërrua në një tjetër – “Zhvillimi i resurseve njerëzore”. Ai u jep mundësi të papunëve të rritin kualifikimin e tyre.

“Zhvilluam një takim me kryebashkiakët nga qarku i Montanës që të mund të prezantojmë veprimtaritë konkrete, kështu që sa më shpejt të emërohen njerëz në punë – shpjegoi Ivajlo Petrovi. – Kështu do t’i sigurojmë të ardhura popullsisë dhe do të kufizohet tensioni social.”

Reliefi malor i qarkut të Montanës është një nga pengesat kryesore që të zhvillohet biznesi atje, por ai njëkohësisht ka dhe disa përparësi. Në Montanë është e vështirë të zhvillohet industria e rëndë, por për biznesin e vogël ka mjaft mundësi. Banorët vendës shpresojnë se pikërisht ai do të ndihmojë për gjallërimin ekonomik të rajonit. Natyra e pastër është një premisë për zhvillimin e bujqësisë biologjike. Ka mundësi të mira për zhvillimin e turizmit ekologjik – tashmë shumë njerëz merren me të. Një mundësi tjetër është turizmi kulturor, sepse në rajon ka shumë monumente të kulturës romake. Ka disa firma të vogla që merren me prodhim biçikletash dhe baterish. Biznesi i vogël mund të gjejë dhe fusha të tjera realizimi. Por interesi i investitorëve të mëdhenj është i kufizuar, thotë Ivajlo Petrovi.

“Në këtë etapë për ne janë më të dobishëm investitorët e vegjël, ata janë dhe më të zhdërvjelltë. Më lehtësisht orientohen në treg dhe në kualifikimin e kuadrove. Një nga detyrimet e shtetit është riparimi i infrastrukturës rrugore dhe të krijojë kushte që këta investitorë të bëjnë biznes këtu. Investitorët e mëdhenj nuk shfaqin interes, përveç kësaj ata kanë shumë kërkesa, të cilat ne nuk mund t’i plotësojmë.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PBB-ja u rrit me 2.4% në tremujorin e tretë

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..

botuar më 24-12-08 11.35.PD
Dimitër Radev

Bankat janë gati për euron, politikanët duhet të veprojnë, thotë guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare

Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..

botuar më 24-12-06 10.27.PD
Cvetan Simeonov

Biznesi dëshiron stabilitet politik me një qeveri dhe parlament funksional

Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..

botuar më 24-12-04 9.21.PD