Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës – “A je një tulipan, a je një zymbyl”

“A je një tulipan, a je një zymbyl” është ndër këngët më të njohura popullore nga krahina e Dobruxhës, Bullgari Verilindore.

“Pse shpejtove, more djali i ri, të flesh gjumë,
dhe nuk pe se çfarë mrekulli kaloi...
A je një tulipan, a je një zymbyl, a je një trëndafil?”

Ju ofrojmë ta dëgjoni këngën në interpretim të këngëtares së shquar Verka Siderova. Emri i saj vite me radhë lidhej me Ansamblin për këngë dhe valle popullore “Filip Kutev”, ku ishte soliste deri në vitin 1983. Qyteti Dobriç, ku lindi, e dalloi me titullin “qytetare nderi”. Gjatë pranverës së këtij viti Verka Siderova e shënoi ditëlindjen e 85-të me librin “Biografia ime”.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Asnjë moment"

Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..

botuar më 25-02-24 6.10.PD

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD

"Punëtori i zellshëm" – kënga më e re e Papi Hans

Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..

botuar më 25-02-20 6.35.PD