Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pozita e Bullgarisë ndaj planit të daljes nga kriza në Eurozonë

Foto: EPA/BGNES
“Buxheti duhet të jetë i balancuar, thesari të mbushet, borxhet të ulen, kurse burokracia të kontrollohet, që të mos bankrotojë Roma.” Këtë e ka thënë Ciceroni gjatë vitit 63 para Krishtit. E ndërrojmë Romën me Evropën dhe rikthehemi në shekullin e XXI-të. Nihil novi sub sole (Asgjë e re nën këtë diell). Si duket problemet me deficitet buxhetore dhe borxhet shtetërore janë të vjetra sa vetë bota. Sot liderët evropianë do të përpiqen të zgjidhin këto probleme të vendeve të Eurozonës. Sepse 10 vitet e fundit u bënë vendimtare për të ardhmen e euros. Franca dhe Gjermania propozojnë një plan kontrate për BE-në dhe disiplinë më të rreptë fiskale. Po të miratohet plani, shumë nga vendet duhet të heqin dorë nga një pjesë e sovranitetit të tyre.

Cila është pozita e Bullgarisë në lidhje me ndryshimet e legjislacionit të BE-së?

Që të përkrahë planin e Parisit dhe Berlinit për sa i përket daljes nga kriza, Bullgaria filloi të vendosë kushte. Sepse rregullat e reja të disiplinës buxhetore do të miratohen nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Bullgaria është e prekur nga fakti që shteteve të falimentuara u bëhen lëshime, ndërsa për vendin tonë që e ka disiplinën e mirë fiskale – jo. Ministria e Financave e Bullgarisë shprehu pakënaqësi me rregullat e reja të BE-së. Sipas tyre vendet që kanë marrë ndihmë financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet evropiane, e kanë të drejtën e financimit më të lartë të fondeve evropiane. Brukseli parashikon t’ua japë tre miliardë euro vendeve që kanë vështirësi të mëdha me krizën. Megjithëqë Bullgaria është njëra nga vendet më të varfra në BE, ajo nuk është përfshirë në planin e mbështetjes së ekonomive në kohë krize. Arsyeja ka të bëjë me stabilitetin e treguesve tanë të mikroekonomisë. “Bullgaria ngul këmbë që BE-ja të ketë parasysh shtesa për vendet që mbajnë disiplinë të rreptë financiare, deficit buxhet nën 3 për qind, ndërsa jo për vendet që janë prekur nga kriza financiare”, deklaroi para disa ditësh kryeministri Bojko Borisov.

“Ka shumë tema që nga njëra anë nuk kanë të bëjnë me ne, sepse nuk jemi në Eurozonë, por nga ana tjetër – na interesojnë, komentoi Ministri i Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit, Trajço Trajkov – Njëra nga temat është në lidhje me mbështetjen e vendeve me një deficit shumë të lartë, të cilave u është pakësuar bashkëfinancimi kombëtar sipas projekteve evropiane. Ne jemi të mendimit kategorik që kjo është një metodë e padrejtë. Sepse nuk mundet vende që respektojnë rregullat, të kenë kushte jo të përshtatshme në krahasim me të tjerat. A duhet të ketë harmonizim të tatimeve? Jo nuk ka nevojë. A duhet të ketë koordinim të politikës financiare, po, le të ketë. Por kjo nuk do të thotë tatime të njëjta, ndërsa ka të bëjë me parametrat e buxheteve.”

Si duket disiplina fiskale e Bullgarisë i ka bërë përshtypje kancelares gjermane Angela Merkel, e cila deklaroi respektin e vetë ndaj Bullgarisë dhe Rumanisë. Këtë e bëri në fillim të fjalimit të saj kyç në Bundestag. “Ne nuk mund të imagjinojmë viktimat që bëjnë popujt e këtyre dy vendeve për këtë që euroja të jetë një valutë stabile”, theksoi znj. Merkel. Mbase kjo është arsyeja për ftesën e Bullgarisë ndër vendet e para me politikë të shkëlqyeshme financiare në Shengen. Këtë e deklaroi para ditësh Ministri Bullgar i Financave, Simeon Djankov. “Ne jemi njëra nga vendet e pakta, të cilat qysh nga dita e parë mund të hyjnë në bashkimin fiskal midis Gjermanisë, Francës, Luksemburgut, Holandës, Finlandës, Estonisë dhe Suedisë”, theksoi ministri Djankov. “Priten që të zhvillohen bisedime në lidhje me kornizën financiare të BE-së, ku Bullgaria do të jetë pjesëmarrëse e privilegjuar”, komentoi ministri financiar. Të gjitha vendet e lartpërmendura mbajnë disiplinë financiare dhe kanë borxhe të vogla, ashtu edhe deficit të ulët buxhetor. Po të krijohet ky klub i ri evropian, Bullgaria do të jetë njëra nga tetë vendet në të. Por si kusht do ta kemi mbajtjen e autonomisë tatimore.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komunitetet bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet në Programin e Menaxhimit të Qeverisë

Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet e përcaktuara në Programin e Qeverisë për Qeverisjen e Bullgarisë për..

botuar më 25-02-27 1.33.MD

Martenica - një hit i padiskutueshëm në një dyqan bullgar në Bruksel

Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..

botuar më 25-02-26 7.10.PD
Ivo Mihov

Në Universitetin e Sofjes po punohet për krijimin e një kompjuteri kuantik

Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..

botuar më 25-02-25 11.25.PD