Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vaclav Klaus: Çekia mbështet plotësisht aderimin e Bullgarisë në Shengen

Foto: BGNES
Presidenti i Çekisë Vaclav Klaus ishte për një vizitë njëditore në Bullgari me ftesë të presidentit bullgar Rosen Plevneliev. Të dy shqyrtuan çështje aktuale të politikave bilaterale dhe të marrëdhënieve tregtaro-ekonomike. Çekia e përkrah Bullgarinë plotësisht për anëtarësi në zonën e Shengenit, deklaroi në Sofje Vacllav Kllaus. Ai është presidenti i parë, i cili vjen te ne pas hyrjes në post të presidentit Rosen Plevneliev. Sipas tij, vendi ynë ka të gjitha bazat të jetë një pjesë nga zona evropiane pa viza. Por është i bindur se, vetoja e Holandës për përfshirjen tonë në Shengen nuk është diskriminim.

“Unë nuk do të shfrytëzoja një fjalë kaq serioze dhe të mprehtë. Më tepër bëhet fjalë për nënvleftësim dhe mosnjohje të situatës – sqaroi z. Kllaus. – Shpresoj, se në një kohë sa më të shpejtë kjo çështje të zgjidhet. Republika çeke plotësisht i përkrah përpjekjet e Bullgarisë për përfshirje nënsistemin e Shengenit.”

Nga ana e tij presidenti bullgar Rosen Plevneliev rikujtoi se: “Bullgaria vuri rreptësisht dhe qartë çështjen për pranimin tonë në Shengen. Por dhe dëshmoi me veprimet e veta se, është një anëtare përgjegjëse dhe do të japë qartazi dhe kategorikisht të kuptohet se, në shumë drejtime ne i përballojmë gjërat shumë më mirë, sesa shtete të tjera, tanimë anëtare të Hapësirës së Shengenit. Ne mbrojmë ditë e natë në bazë të një mënyre të denjë kufirin e Shengenit midis Bullgarisë dhe Turqisë. Dhe rezultatet tregojnë se, vendi, paraqitet aty shkëlqyeshëm, si dhe në kufijtë me fqinjët tanë të tjerë. Shpresojmë se, gjatë shtatorit të këtij viti kjo padrejtësi do të evitohet. Por deri atëherë, të gjithë duhet të jenë të sigurt se, pavarësisht nga situata politike, Bullgaria do të kryej mirë punën.”

Rosen Plevneliev dhe Vacllav Kllaus kanë konstatuar se, midis të dyja vendeve ka një mirëkuptim të madh dhe qëllime të përbashkëta në kuadrin e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s. Ato punojnë aktivisht në “Klubin e të 12” në mbrojtje të interesave të vendeve të reja anëtare gjatë bisedimeve për përcaktimin e kufirit financiar për periudhën tjetër të programit të Bashkimit Evropian 2014 – 2020.

Të dy presidentët u angazhuan të aktivizojnë dhe lidhjet tregtaro-ekonomike. Deri tani kompani çeke kanë investuar në Bullgari mbi 1 miliardë euro. Gjatë vitit 2011 vëllimi i këmbimit tregtar midis të dyja vendeve ka arritur 500 milionë euro, kurse numri i turistëve çekë te ne është 200 mijë, ku pritet një vëllim pozitiv dhe në të ardhmen. Zotërinjtë Klaus dhe Plevneliev shikojnë perspektiva serioze për realizim të prodhimit bujqësor bullgar.

“Kuptohet se, investimet çeke në Bullgari janë në fokusin e punës të institucionit presidencial bullgar – nënvizoi presidenti Plevneliev. – Çekia është një prodhuese shumë e madhe e makinave dhe të pajisjeve. Dhe Bullgaria do të luftojë që fabrikat tona të pajisen me makina të tilla dhe të hapen vende të reja pune. Kurse kjo me siguri do të përkrahë edhe një eksport të mundshëm nga Çekia drejt Bullgarisë. Ndërmarrjet çeke kanë shumë produkte vendime të mira në fushën e efikasitetit energjetik. Gjithë këto projekte, nga të cilat Bullgaria shpreson tani për investime për miliardë.”

“Që të dy presidentët kemi një interes serioz të përkrahim zhvillimin e lidhjeve ekonomike midis vendeve tona maksimalisht – shtoi presidenti Kllaus. – Bullgaria si edhe Çekia pas rënies së komunizmit u orientuam drejt Perëndimit në ekonomi. Vumë re, se kjo është më e mira dhe zgjidhja më e drejtë. Dhe prandaj tani po synojmë të kthehemi pak edhe drejt Lindjes dhe Jugut. Dhe në këtë Bullgaria është një partnere kyçe për ne.”

Të dy presidentët konstatuan një nivel edhe më të lartë të zhvillimit dhe të marrëdhënieve kulturore midis të dyja shteteve, si dhe iniciativa të shkëlqyera të qendrave tona kulturore. Bullgaria është vendi i parë, i cili e ka njohur Republikën Çeke përpara 20 vjetëve. Në lidhje me jubileun gjatë vjeshtës Praga po përgatit një ekspozitë të thesareve të arta trake dhe bizantine të Bullgarisë. Tregues për marrëdhëniet e mira është edhe shkaku personal i vizitës – prezantimi i dy librave të Vaclav Klausit në bullgarisht (“Integrimi Evropian pa iluzione” dhe “Ku fillon e nesërmja”).

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD