Nuk është lehtë të tregohet për romët. Nëse do të bëhet provë të shkruhet historia e tyre, në të nuk do të ketë as data të sakta, as emra të pushtetarëve. Romët as kanë humbur, as kanë fituar luftëra, sepse kurrë nuk kanë luftuar. Sipas rregullës ata zotërojnë dy gjuhë, sepse janë në një kontakt të pandërprerë me popuj të tjerë. Mirëpo, ata nuk disponojnë shkrim të vet dhe nuk kanë krijuar letërsi të vet. Ata edhe nuk mund të hyjnë edhe në nocione si komb ose komunitet, sepse janë të bashkuar (ose të shpërndarë?) në shumë grupe relativisht të vogla.
Gjatë regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 në Bullgari 325 343 veta ose 4.9 për qind u caktuan si romë. 85 për qind prej tyre treguan si gjuhë amtare – gjuhën rome, 7.5 për qind – gjuhën bullgare, 6.7 për qind gjuhën turke dhe më pak se sa 1 për qind – gjuhën rumune. Ato shifra, që përshkruajnë grupin e tretë etnik për nga madhësia në vend, duhet të pranohen si të përafërta për dy arsye: e para, sepse përgjigjet e këtyre pyetjeve nuk ishin të detyrueshme dhe e dyta, sepse romët jo rrallë preferojnë të prezantohen nën ndonjë flamuj më prestigjioz etnik: më shpesh si bullgarë ose turq.
© Foto: EPA/BGNES
Romët janë një grup njerëzish, të cilët shumë vështirë kapen dhe përshkruhen nga statistika dhe historia, sepse karakteristika e tyre kryesore është lëvizja. Nuk dihet, dhe nuk është e mundshme të thuhet, kur stërgjyshërit e romëve braktisën kufijtë e Indisë, sepse ky nuk ishte një proces i njëhershëm. Depërtimi i tyre në Evropë gjithashtu ishte një proces gradual dhe pothuajse i padukshëm. Studimet gjuhësore tregojnë, se vite me radhë ata jetuan në territorin e Perandorisë Bizantine. Dhe sa edhe të pasigurta të jenë burimet, sipas studiuesve bullgarë të ciganëve Elena Marushiakova dhe Veselin Popov, në shekullin XIV në prag të invazionit turk, romët ishin një grup etnik të njohur në Gadishullin Ballkanik.
Një nga veçoritë kryesore ne jetesën e romëve është, se ata nuk prodhojnë produkte ushqimore. Prandaj ata pa u ndërprerë mbajnë lidhje dhe shkëmbejnë mallra dhe shërbime me popullsinë e etnoseve të ndryshme. Roli i tyre ekonomik është i ngjashëm me atë të zanatçinjve dhe tregtarëve. Zakonisht grupet e romëve marrin emrin e vet nga zanatet kryesore, që ushtrojnë tradicionalisht: qoftë ata prodhues të boshteve ose të sitave, qoftë shportarë ose xhambazë e kështu me radhë. Farkëtaria dhe zanate të tilla të ngjashme, lidhura me përpunimin e metaleve, si hekuri, bakri, kallaji etj. janë emblematike për ciganët. Grupet e specializuara në përpunimin e hekurit ndoshta janë ndër të parët, që filluan të kalojnë te mënyra e ulur e jetesës. Tradicionalisht romët tregojnë talent edhe në llojet e ndryshme shfaqjesh: nga tipi i arteve të cirkut (akrobatë, zhonglerë, zbutës të kafshëve), teatrit të kukullave, valleve dhe muzikës.
© Foto: BGNES
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me specifikën e jetesës së tyre ekonomike është edhe një fenomen tjetër nga karakteristikat e tyre kulturore: zotërimi i dy gjuhëve (takohet edhe fenomeni i zotërimit të tri gjuhëve). Që të kapërcejnë kufirin gjuhësor – ai, i cili në mënyrë më të prerë ndan popujt, romët duhej të lejojnë, që ai të hyjë brenda në shoqëritë e tyre. Duke mësuar të kontrollojnë dallimet, ata filluan të zotërojnë aftësinë, të shndërrojnë trojet e panjohura në të veten. Ata bridhnin aty-këtu dhe kudo zbuluan atdheun e tyre. Është një fakt interesant, se ata formuluan emra të veta për etnoset, në mesë të të cilëve jetojnë. Në gjuhën romani bullgarët quhen das.
© Foto: BGNES
Për shkak të mënyrës endacake të jetesës së romëve autoritetet si një rregull sillen me dyshim ndaj tyre. Në Perandorinë Osmane edhe grupin e atyre romëve, që pranuan islamin, paguante tatime më të larta se sa myslimanët e tjerë. Nën pretekstin të kufizohen shkeljet ligjore në kohën e zgjedhjeve, për një periudhë të shkurtër në fillim të shekullit XX në Bullgari romët u privuan nga e drejta elektorale. Më vonë, gjatë kohës së regjimit komunist, romët myslimanë ishin të parët, që u detyruan të ndërrojnë emrat e tyre.
Ndryshimet demokratike pas vitit 1989 dhe kriza ekonomike në vazhdim e vënë në provë romët bullgarë, megjithëqë disa grupe si kardarashët për shembull, arritën të ambientohen në mjedisin e ri ekonomik. Romët në përgjithësi mbeten grupin me arsimim më të ulët (në vitin 2011 pothuajse 12 për qind ishin analfabet). Ata kanë gjatësi më të shkurtër të jetës. Krahas kësaj ata u prekën më fortë nga papunësia. Ato kushte jo të favorshme bëhen shkak për rritjen e kriminalitetit ndër ta. Një tendencë tjetër negative ndër disa shtresa të popullsisë është shfaqja e hapur dhe rritja e urrejtjes ndaj romëve. Për arsye, se të gjitha ato probleme ekzistojnë edhe në vende të tjera të BE-së, si Rumania, Sllovakia, Hungaria, u ndërmor nisma evropiane “Dekada e përfshirjes së romëve 2005 – 2015”. Në kuadrin e saj parashikohen masa kryesisht në sferën e arsimit, shëndetësisë së grave dhe përmirësimit të kushteve të banimit në lagjet e romëve.
© Foto: BGNES
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..