Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U zhvillua Këshilli i parë konsultativ i arsimit dhe shkencës pranë presidencës

Inovacionet janë prej instrumenteve kyçe për gjenerimin e vlerës së shtuar në ekonomi, deklaroi presidenti Rosen Plevneliev.
Foto: BTA
Presidenti Rosen Plevneliev thirri Këshillin e parë të arsimit dhe shkencës pranë presidencës. Në të u diskutua tema “Vizioni i Bullgarisë 2020 – prioritete kombëtare në arsim dhe shkencë”.

“Në shekullin e XXI dituria është instrumenti më i sigurt për zhvillimin e ekonomisë – vuri në dukje presidenti. – Duam një ekonomi dinamike dhe të aftë për konkurrencë. Inovacionet janë prej instrumenteve kyçe për gjenerimin e vlerës së shtuar në ekonomi. Sot, gjatë shekullit të XXI, disa të rinj me ide të mira mund të prodhojnë në kuadrin e disa viteve një produkt, i cili ta krijojë një shtet të tërësishëm. Mjafton të përmendim Skype, ku rreth dhjetë veta prodhuan vetëm për disa vite më shumë sesa është Produkti i Brendshëm Bruto i Estonisë, ose Facebooku, për shembull. Produkti i Brendshëm Bruto i Bullgarisë, i prodhuar nga 7,4 milionë bullgarë është 40 miliardë euro, kurse Facebook, i krijuar para tetë vitesh nga dhjetë njerëz të rinj, fitoi 100 miliardë dollarë amerikanë. Do të gëzoja shumë në qoftë se edhe në Bullgari dituria e njerëzve dhe inovacionet çojnë deri në rezultate të tilla të rëndësishme.”

Ndër qëllimet e Këshillit pranë presidentit është sigurimi i mjedisit për inovacionet në Bullgari dhe i burimeve financiare. Shteti duhet të sigurojë cakun e domosdoshëm legjislativ dhe përkrahjen financiare: “Realizimi i personalitetit duhet të bëhet një kauzë kombëtare – nënvizoi presidenti Rosen Plevneliev. – Bullgarët gjithmonë kanë investuar në arsimin e fëmijëve të veta. Klasa e re e mesme, e cila t’u adaptohet lehtë kushteve, me siguri do të jetë në rendin e ditës jo vetëm në Bullgari, por edhe në debatet e të gjitha shoqërive. Në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Çikago gjysma e presidentëve folën pikërisht për këtë – për klasën e re. Sot nuk mjafton të mësoheni të punoni me një makinë dhe kështu të punoni 30 vjet, sepse teknologjitë ndryshojnë vazhdimisht. Pra, pikërisht klasa e re e mesme do të krijojë dhe do të udhëheqë ekonominë. Ajo duhet të jetë e zhdërvjelltë, do të duhet t’i njohë shumë mirë teknologjitë dhe të mësohet tërë jetën. Kuptohet, sistemi arsimor do të jetë mekanizmi, me të cilin do t’i formojmë këto aftësi.”

Të rinjtë bullgarë dalin më vonë në tregun e punës, në krahasim me moshatarët e tyre në Evropë. Mesatarisht një i ri në Bullgari del në tregun e punës në moshën 22 vjeç, gjersa në Evropë kjo ndodh në moshën 20 vjeç. Shkaku kryesor për këtë është se bullgarët nuk disponojmë mjaftë përvojë praktike. Shumë shpesh madje bullgarët në moshën 25 vjeç, pas mbarimit të arsimit të tyre të lartë, dalin nga universiteti pa asnjë ditë stazh pune në ekonominë reale”, vë në dukje kreu i shtetit. Një fakt tjetër i pafavorshëm është se përqindja e sipërmarrësve të rinj të moshës nga 15 deri në 24 vjeç është 3,4 për qind e të gjithë të rinjve dhe kjo përqindje është mjaftë nën nivelin mesatar në BE.

Sipas Rosen Plevnelievit është shumë i rëndësishëm i ashtuquajturi “trekëndësh i diturisë” – midis shkencës, biznesit dhe shtetit. Ai shënoi si elemente kyçe potencialin eksplorues, bashkëpunimin aktiv midis biznesit, qendrave shkencore, universiteteve dhe shtetit. “Shkencëtarët bullgarë dekorohen me shumë çmime prestigjioze, zënë vende të para në shumë klasifikime botërore. Çështja është se si emrat, për të cilët krenohemi sot, të bëhen 2-3 herë më shumë”, theksoi presidenti dhe bëri konkluzionin:

“Në “Bullgaria 2020” ne kërkojmë vendime të reja strategjike. Kemi bërë hapat e parë. Bullgaria ka një cak të vet për kualifikimet dhe një strategji kombëtare për studimet shkencore dhe ky është një themel i mirë për realizimin e qëllimit tonë të përbashkët – prosperiteti i Bullgarisë” – tha në përfundim presidenti Rosen Plevneliev.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD