Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shërbimi tepër i vlefshëm i bletëve për natyrën meriton shpërblim

Foto: BGNES
Pavarësisht dhe pak paradoksale në pamje të parë, por bujqësia është një nga fushat, të cilat kanë “vështirësi” serioze në ndryshimet e klimës. Pohohet se kafshët të cilat kapërdijnë në botë, ndajnë sasi të mëdha gazi. Të shumta janë dhe akuzat ndaj bujqësisë mono-kulturore, që e shpartallon larminë biologjike në territoret e mëdha nga sipërfaqja e tokës. Të mos të flasim për dëmin për mjedisin rrethues dhe shëndetin njerëzor nga plehrat artificiale të përdorura në bujqësi, pesticide, insekticide dhe një kimi tjetër, pa hapur temën për organizmat të modifikuara gjenetikisht. Në sfondin e kësaj pamjeje bujqësore jo idilike, pamja bujqësore dallohet me një kafshëze simpatike me një kontribut tepër të vlefshëm për shpëtimin e planetit.

Kush është ajo? Po, kuptohet kjo është bleta, e cila sjell dhuntinë të “mbars” botën bimore. Një dhunti unikale, pa të cilën bota tonë nuk do të ishte ajo që është, ose mbase nuk do të ekzistonte fare.

Në sfondin e temës moderne gjatë këtyre ditëve për “fundin e botës” dhe sinjalet shqetësuese të cilat vijnë nga pjesët e ndryshme të planetit për zhdukjen e bletëve – këto insekte tepër të vlefshme, meriton të mendojmë me falënderim për njerëzit, profesioni i të cilëve është t’i risin dhe kështu ta vazhdojnë fisin e tyre, kurse përmes tyre dhe jetën në planet. Ky kuptim për vlerën e përgjithshme njerëzore të profesionit bletërritës motivon një grup deputetësh evropianë të kërkojnë një pagë të drejtë për këta njerëz, për shërbimin e shtrenjtë të cilin e kryejnë për bimët dhe në përgjithësi për natyrën. Mes tyre është deputetja Maria Gabriel.

“Ky është një sektor i rëndësishëm, i cili kontribuon shumë për larminë biologjike – deklaroi znj. Gabriel Radio Bullgarinë. – Aktualisht në Bashkimin Evropian po shqyrtojmë një politikë të përgjithshme bujqësore qëllimi kryesor i së cilës është të jetë “më e gjelbër”. Për mua bletaria është sektori “par ekselans”, i cili i përgjigjet një kërkese të tillë. Prandaj duhet të stimulohet për shërbimin e posaçëm, të cilin ia ofrojnë natyrës. Dhe ne këmbëngulim që ata në mënyrë suplementare të marrin pagime direkte për një familje të rritur blete.”

Deri tani bletërritësit në Bashkimin Evropian merrnin përkrahje për këtë, se merren me bujqësi dhe prodhojnë një produkt konkret, po kështu shumë i vlefshëm – mjaltë. Kërkesa e re është që ata të marrin pagesë suplementare për shërbimin unikal, të cilën e bëjnë për natyrën.
“Për mua është shumë e rëndësishme që Evropa të dërgojë sinjal, se nuk mund të kërkojmë nga bletërritësit të vazhdojnë të mirëmbajnë 86 për qind nga vargu ushqimor, 74 për qind nga llojet bimore dhe për këtë t}u japim për shembull 3 milionë euro në kuadrin e një programi kombëtar”, nënvizon zonja Gabriel.

3 milionë eurot në fjalë për vit është një shumë modeste, të cilën e marrin në këtë moment bletërritësit bullgarë në kuadër të Programit Kombëtar për të Ndihmuar Bletarinë 2011-2013. Bëhet fjalë për afro 50 mijë bletërritës të regjistruar zyrtarisht. Por në Bullgari rritja e bletëve është shumë më e njohur dhe është një mënyrë dëfrimi për akoma 150-200 veta. Te ne ai qëndron akoma midis profesionit dhe pasionit. Me një rëndësi të madhe është që afiniteti ndaj bletarisë të ruhet, dhe brez pas brezi të transmetohen mjeshtëritë për rritjen e këtyre insekteve simpatike. Sepse bletaria është një zanat mjaft i vështirë.

Si një vend me një larmi të madhe biologjike, Bullgaria propozon dhe kushte ideale për prodhimin e një mjalti të larmishëm për nga lloji dhe të shkëlqyer si cilësi. Për vit prodhohen rreth 10-15 mijë tonë nga ky produkt , ku 90 për qind prej tij eksportohet, kryesisht në Bashkimin Evropian. Por rrallë mund ta takoni në rrjetin e dyqaneve me emërtimin “Të prodhuar në Bullgari”. Sepse për shkak të cilësisë së vet të lartë, ai shfrytëzohet kryesisht në prodhimin vendas. Në pamje të pastër ky eliksir gjendet tani për tani vetëm në rrjetin tregtar bullgar ose direkt te bletërritësit vendas. Kurse ata me siguri meritojnë stimuj suplementar nga ana e politikës së përgjithshme bujqësore, për të cilat po përpiqet deputetja evropiane Maria Gabriel.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD