Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sunduesit e lavdishëm të Mbretërisë së Dytë Bullgare gjallërohen në një muze

Skena e kapjes së Ballduin Flanderskit nga mbreti Kallojan
Foto: Архив

Një muze në qytetin Veliko Tërnovo do të pasurojë përfytyrimet tona për Bullgarinë e Mesjetës dhe do të tërheqë turistë të huaj në zemër të kryeqytetit të lashtë. Vizitorët do të kenë mundësi të përballen “sy më sy” me figurat e personaliteteve emblematike nga Mbretëria e Dytë Bullgare (1185-1396).

Ato janë kaq të vërtetë, kaq të gjallë! Ke ndjenjën se me vëmendje të ndjekin me vështrim dhe në çdo një moment do të fillojnë të bisedojnë me një zë pak të ngjirur, që të të tregojnë historinë e vet, të përmbushur me shumë gëzim dhe hidhërim, me dashuri dhe tradhti. 28 figurat e sundimtarëve mesjetarë të cilët imponojnë respekt dhe trimëri, të bojarëve të pavdekshëm, por dhe të njerëzve të zakonshëm dhe të zanatçive janë të përfshirë në një seri prej ngjarjeve të ripërtërira historike dhe skena nga jeta e zakonshme. Autor i këtyre krijimeve të vërteta të artit është skulptori i njohur i qytetit Veliko Tërnovo, Boris Borisov. Kurse vetë ideja për muzeun është e kryetarit të Bashkisë, z. Daniell Panov, i cili, përpara se të kryesojë administratën bashkiake, përgjigjej për zhvillimin e turizmit në qytetin e lashtë. Pasi fiton projektin evropian për financimin e idesë së mirë, Bashkia filloi me realizimin e saj. Kështu u arrit deri te krijimi i një muzeu unik për vendin tonë, por edhe për Ballkanin, të skulptorëve, i cili do të hapë dyer në fillim të muajit shkurt. Turistët do të priten “personalisht” nga figurat e mbretit Ivan Asen II dhe mbretëreshës Irina Komnina në sallën e pallatit mbretëror.

Figurat e mbretit Ivan Asen II dhe mbretëreshës Irina Komnina

“Në dy kate mbi një sipërfaqe prej 800 metrave kuadrat janë të vendosura figura, të cilat përbëjnë në disa drejtime jetën e qytetit mesjetar Tërnovgrad – tregon Cvetomir Bojaxhiev, drejtor i Agjencisë Bashkiake mbi Turizmin “Carevgrad-Tërnov”. – Kështu për shembull vizituesit do të mund të njihen me zanatet e dikurshme, si poçeria, punimi i hekurit, prerja e monedhave, ndërtimi i të tjera. Pjesa tjetër është e lidhur me shtetësinë përmes shekujve të mesëm. Janë paraqitur sundimtarë si mbreti Kallojan, i cili ka drejtuar në periudhën 1197-1207, ose mbreti Ivan Asan II. Një ndarje e posaçme i është kushtuar klerikëve dhe veprimtarisë mësimore. Është treguar se si punon shkruesi mesjetar i ikonave, ose të skenave jetike nga jeta e familjes bojare. Ka një sektor të veçantë, i cili i kushtohet letërsisë. Në të janë paraqitur libra të shkruar të lashtë me dorë të quajtura skriptorii e të tjera. Shumë interesante është dhe pjesa e cila ripërtërin lavdin ushtarake të shtetit të atëhershëm bullgar.”

Një nga skenat më të madhërishme tregon kapjen e perandorit Ballduin Fllandërski në betejën tek Edrene nga mbreti bullgar Kallojan gjatë vitit 1205. Figura e sunduesit bullgar është i hipur mbi kalë, kurse përpara tij dy ushtarë sjellin Ballduinin e plagosur, i djersitur nga beteja, i inatosur dhe i cili nuk e kupton situatën, në sfondin e një pikture të madhe, e cila paraqet kalorësit e Kallojanit dhe luftarakët e shpartalluar të Ballduinit. Vizitorët do të njihen nga afër me të gjithë pajisjen luftarake gjatë periudhës së Mesjetës. Do të ketë dhe ciceronë, kurse vizita e gjithë muzeut do të vazhdojë një orë. Vizitorët mund të provojnë verëra dhe të fotografohen të veshur me kostumet e Mesjetës bashkë me “sunduesit”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga Qendra “Carevgrad-Tërnov”

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD