Radostina Këneva është ndër këngëtaret më të shquara të muzikës folklorike nga krahina Trakia. Zërin e ka të pasur, interpreton me shumë stil dhe gëzon një përvojë të madhe në skenë. Pohon se publiku e frymëzon dhe i sjell optimizëm. Interpretimet e Radostina Kënevës janë emocionuese, me tekste tërheqëse e melodi të bukura. Një pjesë e madhe e repertorit të saj janë këngë autori. Këngëtarja popullore ka lindur në fshatin Samuilovo, në afërsi të qytetit Sliven, Bullgari Juglindore. Talentin në muzikë e ka trashëguar nga prindërit e saj. Radostina Këneva ka mbaruar shkollën muzikore të qytetit Kotel në degën e tamburit. Në atë kohë ajo ka bërë hapat e saj të parë në skenë. Është shoqëruar me interpretuesin popullor të krahinës Trakia, Denisllav Kehajov. Bashkë me të ka punuar shumë vite me radhë.
“Gjithmonë jam nxitur nga nevoja për gjërat e vlefshme, si dhe nga bindja se këto duhet t’i ruajmë për brezat e ardhshëm”, është e mendimit Radostina Këneva. Vite të tëra këngëtarja popullore ka bashkëpunuar me orkestra të ndryshme. Incizimet e para i ka bërë në Radion Kombëtare Bullgare më 1993 së bashku me grupin muzikor “Stralxha”. Ka dhënë koncerte jashtë vendit me formacionin “Bëllgari”. Më 1995 ka nxjerrë në treg albumin e saj të parë. Atëherë shkrimtari Borisllav Gerontiev e përshëndeti me këto fjalë: “Radostina Këneva shkeli pragun e artit folklorik me një zemër të pastër, si dhe me mendime të pastra për të dhënë kungim edhe neve. Unë jam njëri nga besimtarët në këtë tempull muzikor dhe ju sugjeroj të kënaqeni me këngëtaren, të besoni në të dhe ta përkrahni atë.”
Gjashtë vite me radhë Radostina Këneva është me banim në Las Vegas. Para se të vendoset në SHBA, ajo ka dhënë shumë koncerte andej. Turneun e parë e ka bërë më 1998, duke qenë soliste e grupit “Bëllgari”. Më pas është ftuar edhe katër herë të tjera. Koncertet i ka organizuar gajdexhiu Georgi Dojçev, bullgar me banim në SHBA.
Megjithëse është larg atdheut, Radostina Këneva vazhdon të prezantojë këngët bullgare. Krahas interpretimeve popullore, ajo merret me bizhuteri. Këngëtarja thotë se dy profesionet që ushtron kanë ngjashmëri. I pëlqejnë takimet me njerëzit. Duke prezantuar folklorin bullgar, Radostina ka për qëllim ta bindë publikun e huaj në cilësitë e tij. E ngjashme është detyra e saj, duke shitur gurët e çmuar.
© Foto: arkiv personal
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..