Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë trion folklorike “Veçernica”

Foto: arkiv personal
Veçernica është emri poetik i planetit Venera në folklorin tonë. Sipas një prej legjendave, ajo është motra e hënës, me të cilën bashkë ndriçojnë në qiellin me yje. Është simbol i bukurisë femërore në shumë vepra popullore. “Veçernica” quhet dhe trioja vokale, në të cilën këndojnë Vanja Vakari, Sorina Bogomillova dhe Tanja Përvanova. Ato interpretojnë folklor të përpunuar, si dhe këngë autentike popullore. Sorina këndon zërin e parë, kurse Vanja – zërin e dytë. Tonet më të ulëta të partiturës interpretohen nga Tanja, e cila është në formacion nga disa muaj. Para kësaj tonet më të ulëta të partiturës këndoheshin nga një këngëtare tjetër.

Trioja u krijua në vitin 2000 si pjesë e një projekti më të madh të këngëtares së muzikës pop Diana Dafova. Gjatë disa viteve të fundit femrat e reja gjithnjë e më shpesh marrin ftesa për shfaqje me vete. Janë producente të albumit të tyre të parë.

Vanja është nga një familje muzikantësh. Kompozitori Kosta Kolev – i ati, është një prej emrave të mëdhenj në fushën e artit folklorik te ne. E ëma Maria Leshkova është një këngëtare e njohur. Biografia e saj është lidhur me Ansamblin folklorik kombëtar “Filip Kutev” dhe me korin e njohur “Misteri i Zërave bullgarë”. Vanja ka mbaruar shkollën muzikore, i bie tamburasë. Që prej disa vitesh punon në korin “Engjëjt”. Para kësaj ka kënduar në kore të ndryshme me dirigjentë të njohur.

“E krijuam trion me shaka – tregon Vanja. – Në projektin e Diana Dafovës këndonim vokalet shoqëruese. Ishin përfshirë dhe disa prej interpretimeve tona personale. Që në vetë fillimin arritëm një ansambël të mirë. Gradualisht kuptuam se kemi shumë gjëra të përbashkëta, shije të ngjashme muzikore etj. U bëmë shoqe shumë të mira. Mendoj se punojmë shumë mirë. Në fund të vitit 2012 morëm ftesë nga regjisori Ognjan Draganov për pjesëmarrje në spektaklin “Elena e bukur”, në skenën e Teatrit Muzikor “Stefan Makedonski”. Për ne kjo ishte një sfidë e madhe, megjithëse interpretojmë një këngë prej repertorit tonë dhe nuk duhet ta ndryshojmë stilin. Puna me muzikantë dhe këngëtarë të shkëlqyeshëm na pasuroi jashtëzakonisht shumë, zumë shumë miq.”

Sorina Bogomillova është një nga solistet e ansamblit folklorik kombëtar “Filip Kutev” nga viti 1985. Ka lindur në qytetin e Pernikut afër Sofjes. Pjesë e folklorit të regjionit janë këngët e Graovos – një krahinë më e vogël me specifika etnografike dhe muzikore. Repertori i Sorinës është kryesisht nga kjo krahinë. “Për mua këto këngë janë nga më të bukurat në thesarin bullgar – shpjegon Sorina. – Me trion Veçernica interpretojmë stile të ndryshme muzikore, kemi përfshirë në programet tona dhe orkestrime moderne të disa kryeveprave folklorike.”

Ja se si u prezantua Tanja: “Kam lindur në Pleven, atje mbarova Shkollën Muzikore “Panajot Pipkov”, pas kësaj dhe Akademinë për Arte Muzikore dhe Koreografike në Plovdiv. Kam punuar për një periudhë të shkurtër në Ansamblin folklorik “Trakia”, kurse tashmë 8 vjet këndoj në Ansamblin folklorik kombëtar Filip Kutev. Me Vanja Vakarin kemi marrë pjesë në programe dhe projekte të ndryshme, kurse me Sorinën jemi së bashku pa ndërprerje në skenë, në repeticione etj. Jam shumë e lumtur se më ftuan për të kënduar në trio.”

Tanja është një nga këngëtaret e pakta popullore, e cila këndon me zë shumë të ulët alto, i cili është shumë afër mundësive të zërave mashkullorë. Në muzikën profesionale bullgare ka shumë vepra të bukura për ansamble femrash, të cilat përdorin tone të ulëta.
Tri këngëtaret kanë dhënë shumë koncerte te ne dhe në vende të ndryshme të Evropës, por më shumë janë shfaqjet e tyre në SHBA. Me emocion të madh ato rrëfejnë për takimet e tyre me publikun në Çikago, Nju Jork, Las Vegas.

Po të doni të dëgjoni interpretime të zgjedhura të trios “Veçernica”, klikoni mbi ikonën AUDIO!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD