Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A i shkel rregullat e BE-së gazsjellësi “Rryma Jugore” apo jo?

Foto: EPA/BGNES
Ka nevojë për një analizë të hollësishme të vendimit investues të Bullgarisë për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore” në territorin tonë. Këto janë fjalë të kryeministrit teknik Marin Rajkov, duke u argumentuar se “duhet të jemi të sigurt se projekti është në përputhje me Pakon e Tretë Energjetike të BE-së”. Në fakt ky është një sigurim për vendin tonë se pas ndërtimit të gazsjellësit nuk do t’i imponohen Bullgarisë sanksione nga Brukseli.

Ekspertët komentuan se parametrat ekonomike të projektit nuk janë të leverdishme për Bullgarinë. Segmenti bullgar i gazsjellësit është shumë i shtrenjtë – 3.3 mlrd dollarë. Ai do të financohet krejtësisht nga pala ruse, kurse Bullgaria do t’i kthejë investimet për llogari të taksave ta transitit. Sipas llogaritjeve të ekspertëve kjo bën përafërsisht 25 kg, gjë që do të thotë se gjatë kësaj kohe Bullgaria nuk do të ketë aspak të ardhura nga gazsjellësi. “Rryma Jugore” fillon nga bregdeti rus, kalon në fundin e Detit të Zi dhe del në territorin bullgar. Ai do të vazhdojë përmes Serbisë, Hungarisë dhe Sllovenisë deri në Itali. Qëllimi i gazsjellësit është që t’i furnizojë konsumatorët evropianë me gazin rus.

Rusia shqetësohet se mund të humbasë monopolin mbi gazsjellësin nën presionin e BE-së. Përveç kësaj çmimi i gazsjellësit u rrit deri në 29 mlrd dollarë, kurse “Gazprom” ka në plan të harxhojë edhe më shumë. Ende bëhet pyetja nëse projekti vazhdon të jetë rentabil apo jo. Mediat ruse komentojnë se po përgatitet një plan eventual në rast se BE-ja i bën investitorët për t’i zbatuar rregullat evropiane. Akoma më tepër se Brukseli lufton kundër gjendjes dominuese të “Gazpromit” në tregun evropian, duke i aplikuar kufizimet legjislative të monopolistëve. Sa për Rusinë ajo u siguron konsumatorëve evropianë një përqindje të madhe prej gazit natyror. Instrumenti kryesor në këtë betejë është Pakoja e Tretë Energjetike e BE-së, e cila nuk i lejon kompanitë të prodhojnë dhe të përhapin gazin natyror. Pala ruse shpreson dhe te një dinakëri tjetër. Vendet e transitit ta shpallin gazsjellësin projekt kombëtar dhe kështu t’u shmangen sanksioneve nga Brukseli. Rusia do të ketë probleme edhe me vendet, të cilat do të aderohen në BE, si Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia. Ato do të jenë të detyrueshme të aplikojnë Pakon e Tretë Energjetike deri në vitin 2015.

Qeveria bullgare duhej t’i garantonte Rusisë një transit të plotë dhe të pakufizuar gazi në gazsjellësin “Rryma Jugore” në marrëveshjen paraprake midis dy vendeve. Me aplikimin e pakos së tretë energjetike liberalizuese të BE-së, te gazsjellësi duhet të kenë qasje edhe furnizues të tjerë gazi. Prandaj edhe Brukseli që gjatë vitit 2010 kërkoi nga Bullgaria për të korrigjuar marrëveshjen ndërqeveritare.

Gjatë muajit nëntor të vitit 2012 u nënshkrua marrëveshje midis Bullgarisë dhe Rusisë për një vendim investues lidhur me ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore” në territorin bullgar. Dy vendet do të zotërojnë 50 për qind të projektit, i cili kalon përmes Bullgarisë. Pritet që furnizimet e para të gazit të startojnë gjatë 2015-ës. Në fakt Bullgaria ishte vendi i fundit nga vendet e tjera, përmes të cilave do të kalojë gazsjellësi, i cili i nënshkroi dokumentet.

Në lidhje me kërkesën për një analizë të re nëse gazsjellësi u përgjigjet kërkesave të BE-së dhe Pakos së Tretë Energjetike, kryeministri teknik Marin Rajkov e ka siguruar Moskën se Bullgaria e konsideron “Rrymën Jugore” një projekt të rëndësishëm për vendin dhe se e mbështet realizimin e tij. Sofja ngul këmbë për transparencë gjatë zgjedhjes së institucionit financiar për ndërtimin e tij, si dhe për respektimin e legjislacionit bullgar dhe evropian në sferën e prokurimeve publike.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD