Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekonomia bullgare në vitin 2013

Foto: Архив
Kështu si viti 2013 mbaron me shifrën tre, ashtu dhe në ekonominë bullgare gjatë vitit gjithçka shkonte “me tre”. Kishim tri qeveri, tre buxhete, do të ndërtojmë tre projekte të mëdha energjetike. Kurse ison e mbanin tre vale të protestës – kundër monopoleve në energjetikën, kundër oligarkisë dhe për një moral të ri në politikën. Kriza tek ne gjithashtu është “me tre” – krizave financiare dhe ekonomike sivjet ua shtuam dhe krizën politike.

Viti filloi me “energjinë” e njerëzve që i mbushën sheshet dhe rrugët me protesta kundër monopoleve në energjetikën dhe me “Jo!” ndërtimit të Centralit Atomik “Belene”. Por përfundoi me “Po!” – në e qeverisë për ndërtimin e një centrali të dytë atomik. Ndërkohë startuam projektin “Rryma jugore” dhe miratuam ndërtimin e bllokut të 7 të Centralit Atomik “Kozlloduj”. Pamë dhe tri programe qeveritare me tre vizione për ekonominë bullgare si dhe tre buxhete, tepër optimiste. Por ky optimizëm i bëri një shaka jo të mirë pushtetarëve. Agjencia “Standart& Poor’-s” paralajmëroi se mund ta ulë rejtingun e Bullgarisë për shkak të riskut politik, kurse për të zbatuar planet e saj ambicioze qeveria mori një hua shtetërore. Kështu optimizmi mori një shprehje financiare.

Optimizmi “në katet e larta të pushtetit” nuk përputhet aspak me pesimizmin “në katin e parë”. Këtë e tregojnë edhe analizat sociologjike, e tregoi dhe anketa jonë nëpër rrugët e Sofjes. Gjatë vitit ju njihnim me pozitat e pushtetarëve, analistëve ekonomikë, punëdhënësve. Sot do t’ia japim fjalën popullit. Do të fillojmë me një anekdotë. Ministri i ekonomisë shkon te mjeku. “Më shqetëson shumë gjendja e ekonomisë”, thotë ministri. “Nuk ka ekonomi bullgare. Ky është një mit. Ndoshta mbrëmë keni pirë më shumë” – përgjigjet mjeku.
“A keni parë uzina që punojnë? Bullgaria nuk ka ekonomi, ka vetëm ndërmarrje të vogla me nga pesë punëtorë” – kështu i reagoi emocionalisht anketës sonë Marijana Stojanova, 42 vjeçare, tregtare dhe nënë e dy studentëve. Të rinjtë ikin, të moshuarit mezi mbijetojnë me pensionet e vogla dhe me ilaçet e shtrenjta” – vazhdoi Marijana. Po ndërtohen vetëm autostrada – tha ajo. Me notën 3, sipas shkallës së vlerësimit nga dy deri në 6 e vlerësuan ekonominë bullgare Marian Vëlevi dhe Nikolaj Grigorovi. “Ende nuk kemi falimentuar por gjendja nuk është stabile”thotë njëri, kurse tjetri shton: “Situata është duke u keqësuar, mund të bëhet akoma më keqe”.

“Papunësia është e madhe, kurse rritja ekonomike mungon. Për vend si Bullgaria kjo është një katastrofë. Ja vendosën dhe taksë mbi Burimet e përtëriteshe energjetike. Mungojnë transparenca dhe perspektiva. Sot vendosin një takse, nesër e heqin. Po, energjetika i nevojitet industrisë, por, po të mos zhvillojmë industrinë pse na duhet energjetika?”

“Një katastrofë e plotë “ – është përgjithësimi i Vasil Geçevit, i cili e quan veten pesimist, sepse punon në ekonominë reale. “Prej shumë kohe Bullgaria nuk ka ekonomi!” – thotë njeriu nga biznesi. – Por eksporti bullgar po rritet, kjo do të thotë se prodhojmë diçka – e pyesim përsëri. “Por cili është bilanci ynë tregtar? Negativ! Me të gjitha shtetet – edhe nga BE, edhe nga shtetet e tjera. Sepse importojmë bile domatet dhe specat.”

“Ekonomia është nëna e varfërisë” – thotë 54 vjeçari Spas Nikollov, i cili prezantohet si poet. Sipas tij minuset e ekonomisë bullgare janë në mungesën e prodhimit, kurse sektori, që duhet të zhvillohet si më parë në Bullgari është bujqësia. “Pse duhet të importojmë speca dhe domate nga Maqedonia ose nga Turqia? – bën pyetjen Krasimir Gjeorgiev, i cili me sa duket është njohur mirë me mekanizmat e ekonomisë. Dhe pesimizmi i tij është i dukshëm. Pse?
“Kjo që po ndodh aktualisht në Parlament, buxhetet e votuara që do të shkaktojnë një krizë, akoma më të thellë, mbasi parat që merren si hua duhet të shlyhen ndonjë ditë – përgjigjet Krasimir. – E pyesim çfarë mendon për ambiciet e qeverisë të zhvillojë teknologjitë e larta. “Ky është një shans për Bullgarinë qe të bëhemi më të aftë për konkurrencë, sepse ende jemi më të varfëritë në Evropë. Por kjo duhet të bëhet në mënyrë reale, jo vetëm me fjalë dhe parulla.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
Kolazh: Jana Stamenova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD