Tre muaj para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të cilat zgjedhje në Bullgari do të zhvillohen më 25 maj, vërehet shndërrim i situatës së protestave në një situatë parazgjedhore. I këtij mendimi është politologu Përvan Simeonov nga Instituti i Sociologjisë. Po ashtu ai dyshon se, çështja politike e Evropës do të përzihet në diskutimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari. Pra, nga zgjedhjet për Parlamentin Evropian varet stabiliteti i pushtetit aktual të Partisë Socialiste Bullgare, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë dhe të “Atakës”, komenton eksperti.
“Para se të gjithash zgjedhjet e vijueshme për Parlamentin Evropian nuk janë si ato të mëparshmet. Në këto do të ketë garë serioze midis forcave pro qeverisë dhe kundër qeverisë – është i mendimit Përvan Simeonov. – Nga kjo garë varet a në muajt në vijim do t’u afrohet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. U hap një situatë pothuajse simetrike, dypolare e procesit politik. Në të opozita është e barabartë. D.m.th. zgjedhjet do të jenë një garë shumë e diskutueshme për mbizotërimin politik në Bullgari, edhe në rast mos të kishte variant për zgjedhje para afatit. Përveç kësaj, sikurse kjo garë vërehet kudo. Jo vetëm midis dy forcave të para politike (GERB dhe Partia Socialiste Bullgare). Ka dy formacione më të vogla politike në të majtën dhe përkatësisht në të djathtën. Këto janë Lëvizja “ABV” (Alternativa e Rilindjes Bullgare) dhe Blloku i Reformatorëve. Po ashtu vërehet gara midis nacionalistëve nga “Ataka” dhe Frontit Kombëtar për Shpëtim të Bullgarisë. Është formuar dhe një parti tjetër – “Bullgaria pa censurë”, e cila po bashkohet me VMRO-në. Po duket një garë e madhe midis së majtës dhe të djathtës, si dhe në çdo nivel tjetër. Siç e përmendëm më lartë, nga kjo garë varet a do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pra, zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të jenë më tepër testim për situatën e brendshme politike në Bullgari dhe në fakt shumë pak do të flitet për Evropën.”
A mund të flitet tani për gjendje më stabile në politikë?
“Gjendja është më stabile gjatë shkurtit për sa i përket pakësimit të protestave, të cilat bile pushuan – përgjigjet z. Simeonov. – Pas një viti të plotë të krizës politike, problemet politike nuk janë më në rrugë dhe në sheshe, më tepër ato vërehen në institucione. Tensioni i cili ka të bëjë me institucionet, pra tensioni midis pushtetarëve dhe presidentit mbetet. Diskutimet për Kodin e ri Zgjedhor gjithashtu i nxori problemet në pah. Nga Partia Socialiste Bullgare u shkëput ish-presidenti Georgi Përvanov, i cili themeloi “ABV”-në. Ky gjithashtu është problem. Siç thamë edhe më lartë, në momentin kur pushojnë problemet në rrugë, të njëjtat do të shfaqen brenda. Kështu që shkurti është më stabil për sa u përket protestave dhe njëkohësisht është i paqëndrueshëm për sa u përket partive. Po afrojnë zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe çdo parti ngutet të zërë vendet e para të finales – gjë e cila e shton tensionin.”
A ka alternativë ky pushtet?
“Po, ekziston një mundësi e tillë përderisa është real shansi që GERB-i i ish-kryeministrit Bojko Borisov të fitojë zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Por ka mundësi më të madhe që forcat pro qeverisë të fitojnë më shumë vota – vë në dukje politologu. – Mos harrojmë faktin se Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë synon tri dhe pse jo më shumë mandate. Derisa votat për GERB-in dhe për Partinë Socialiste Bullgare janë vënë në peshore, votat për Bllokun e Reformatorëve vëshirësisht do të bëhen më shumë se ato për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë. Kështu që jam i mendimit se forcat pro qeverisë do të mbizotërojnë. Për sa i përket “Atakës” e cila është në Kuvendin Popullor dhe partisë së Nikollaj Barekovit “Bullgaria pa censurë”, e cila është jashtë Kuvendit Popullor, s’besoj se ato do të fitojnë zgjedhjet. Stabiliteti i pushtetit do të konfirmohet pasi të dalin rezultatet nga zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Dhe pas tyre diskutimet për zgjedhje të parakohshme parlamentare do të rifillojnë me forcë të re.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..