Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U kapëm pas së gjelbrës…

Foto: BGNES

Bullgari mori frymë dhe la prapa shpinës së tij disa nga brengat e vjeshtës dhe të dimrit, sepse erdhi pranvera. Me zi ka një vend tjetër ku ekziston një thënie e tillë “u kapëm pas së gjelbrës” që mbledh në vetën një psherëtimë të lehtësimit dhe të shpresës. Dhe pasi jetojmë sot për sot, për shkak të krizave botërore dhe në një tranzicion pak të ngatërruar drejt demokracisë, që po vazhdon 25 vjet, thënia “u kapëm pas së gjelbrës” fiton një kuptim të thellë.

E gjelbra erdhi, me gjithë motin e ndryshueshëm, që gjatë shkurtër na befasoi me temperatura pranverore dhe verore, ndërsa gjatë prillit me temperatura dimërore me dëborë. Por “u kapëm për të gjelbrën” – do të lirojmë pak rripat. Faturat e larta për ngrohje mbeten për stinën tjetër dimërore, kemi më shumë para në xhepat. Harrojmë për disa muaj mendimet e ekspertëve energjetikë sipas të cilëve është e pamundur që të ulet çmimi i rrymës elektrike, i cili gjatë vjeshtës pa tjetër duhet të rritet me 20%. Por deri atëherë ka mjaft kohë, thotë bullgari dhe preferon që të mendojë për tani për dete dhe plazh, për kopshtin në vilën e vet , sepse gjelbërimi i kënaq syrin dhe zemrën.

A dini se po thuaj gjysma e bullgarëve të punësuar marrin rroga midis 200 dhe 400 euro, kjo është rroga më e përhapur në Bullgari. Nëse u referohemi shifrave të statistikës, ato tregojnë se për vitin e kaluar për bullgarin e mesëm të ardhurat vjetore kanë qenë rreth 2600 euro. Nuk do të flasim për pensionistët. Ngjyra e gjelbër e barishtes për të ngrënë në kopshtin e vet janë shpëtimi. Rritja e premtuar e pensioneve me 3 % nga një korriku me zi do të rrit standardin e jetës së kësaj pjese të popullsisë bullgare. Sipas statistikës, pensioni i mesëm në Bullgari është 150 euro.
Edhe për të papunët ndoshta ka të ardhme më të ndritur. Punësimi sezonal në turizmin, bujqësinë dhe industrinë ushqimore në vendin tonë dhe në vendet fqinje jep një shans për të ardhura së paku për disa muaj. Po thuaj 400 mijë të papunë janë regjistruar në zyrat e punësimit dhe pa punësia gjatë marsit është 12,2 %. Dhe kur shtohen edhe ata që nuk janë regjistruar niveli i papunësisë po rritet shumë.
Në stinën e gjelbër – çfarë po bëhet me çmimet: deflacion, deflacion, tashmë muaj i tretë i radhës. Çmimet po shkojnë te poshtë ose mbeten të njëjta për shkak të aftësisë së ulët blerëse të popullsisë. Sipas një rregullore të BE nga prilli deri në qershor statistika kombëtare bën sondazh “Statistika e të ardhurave dhe kushtet për jetë gjatë vitit 2014”. Sondazhi do të hedhë dritë mbi gjendjen dhe dinamikën e të ardhurave të bullgarëve nga puna dhe nga burime të tjera për ndarjen e shoqërisë, për aktivitetin ekonomik, për punësimin dhe për papunësinë.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD