Prof. Ognjan Kolev është neurolog dhe otoneurolog, zëvendësdrejtor i veprimtarisë shkencore në Spitalin Universitar të Neurologjisë dhe Psikiatrisë “Shën Naum” – Sofje. Ai është ndër të huajit e paktë, të cilët kanë punuar në centralin e agjencisë qeveritare amerikane NASA – Hjustën dhe është përfaqësuesi i parë i një shteti tjetër, i cili ka marrë certifikatë nga NASA për arritje të mëdha në lëmin e studimeve të Kozmosit dhe për përkrahje të fluturimeve kozmike. Prof. Kolev meriton çmimin edhe “për bashkëpunimin frytdhënës 22 vjeçar”, siç është shënuar në dokument. Në fillim shkencëtari bullgar mori ftesë nga NASA për të mbajtur një ligjëratë mbi studimet dhe publikimet e tij shkencore, të realizuara në Bullgari, Suedi dhe Gjermani. Ndoshta një vit pas vizitës së tij të parë, ai nënshkroi kontratë të përhershme dhe u nis për në Hjustën. Pas kësaj ka marrë pjesë disa herë në studime shkencore të NASA-s gjatë periudhave të ndryshme. Studimet e tij janë në një diapazon të gjerë të neurologjisë dhe të shkencave neurologjike. Ato i janë kushtuar kryesisht zbulimit të funksioneve të sistemit vestibular dhe të lidhjeve të tij me trurin, veprimtarisë psikiatrike dhe sistemeve të tjera të shqisave, si dhe ndikimit të tyre mbi tërë organizmin e njeriut. Prof. Kolev studion edhe sëmundjet e sistemit vestibular.
“Tema, mbi të cilën po punoj, është me rëndësi të madhe – jo vetëm nga pikëpamja ime shkencore – thotë prof. Kolev. – Po bëj studime me qëllim konstatimin e orientimit të njeriut në gjendjen e mungesës së peshës, si dhe të lidhjes së këtyre proceseve me situatat ekstreme. Ato u përkasin reaksioneve të njeriut si gjatë fluturimit, ashtu dhe gjatë uljes në Tokë. Sëmundja kozmike është një problem serioz i astronautëve. Ata nuk mund të adaptohen në gjendjen e mungesës së peshës. Ky faktor ndryshon jashtëzakonisht shumë funksionet e tjera të organizmit dhe më konkretisht – sistemin nervor. Ky është dhe shkau për moszbatimin e disa prej detyrave që duhet të kryhen gjatë fluturimit. Nga ana tjetër, orientimi në hapësirë (Spatial Orientation) është me një rëndësi të madhe për astronautët. Ata punojnë me një aparaturë speciale, bëjnë eksperimente në anijet kozmike, si dhe në Kozmosin e hapur. Çdo një gabim mund të jetë fatal.”
Prof. Kolev thotë se mundësitë teknologjike për studime shkencore në NASA janë jashtëzakonisht të mira. Puna atje është një kënaqësi e vërtetë për shkencëtarin. Ai ka marrë ftesa për punë të përhershme atje dhe do të jetë gënjeshtër po të thotë se i ka refuzuar lehtë. Por lidhja e tij me Bullgarinë është shumë e fortë. Shkencëtari thotë se përvoja e grumbulluar përtej oqeanit mund të përdoret në punën e tij këtu, si në plan shkencor, ashtu dhe në punën e tij me të sëmurët, po të ketë aparaturë të posaçme dhe kushte të mira pune.”
“Rimëkëmbja pas disa sëmundjeve të sistemit nervor është identike me procedurat e përdorura nga astronautët për adaptimin dhe mjekimin e tyre” – shton prof. Kolev. Ai është duke marrë pjesë edhe në studime shkencore të aviacionit ushtarak amerikan. Është anëtar i një ekipi, i cili punon për krijimin dhe eksperimentimin e sistemit Tactile Situation Awareness System (TSAS), i cili lejon orientimin adekuat në rast fluturimesh të pilotëve, përfshi këtu dhe astronautët. Ky sistem është në proces përmirësimi për përdorimin e tij nga pilotët ushtarakë, sepse shkaku kryesor për katastrofat e shkaktuara nga njerëzit gjatë fluturimeve është mungesa e orientimit në hapësira (Spitial Desorientation). Del se iluzionet për gjendjen dhe lëvizjen në hapësirë, sidomos në rast ndryshimi të drejtimit të fluturimit, janë kaq të fuqishme se pilotët refuzojnë për t’i besuar panelit të kontrollit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..