Një qendër unikale, në të cilën ka dëshmi për prani të kulteve dhe feve të ndryshme, Eski xhamia është muze që nga viti 2011. Si një tempull mysliman ekziston që nga viti 1409 – kështu shkruan në mbishkrimin, e gdhendur mbi gurë mbi derë. Gjatë gërmimeve arkeologjike në fillim të shekullit të XXI, Eski xhamia zbulon sekretet e veta mijëvjeçare.
“Eski xhamia është një nga objektet më kureshtare historike nga periudha osmano-turke – tregon drejtor i Muzeut Historik Regjional të Stara Zagorës, dr. Angell Dinev. – Gjatë vitit 2011, në bazë të një projekti të Programit Operativ “Zhvillim Regjional” të Bashkimit Evropian, u përfundua restaurimi i gërmimeve historike dhe të mbishkrimeve murale. Atëherë u hap dhe kompleksi arkeologjik Muzeu i feve “Eski xhamia”. Gjatë gërmimeve dhe studimeve, të cilat kanë zgjatur rreth 10 vjetëve, në shtëpinë e lutjeve në xhami u gjetën mbeturina nga një kishë mesjetare të krishterë. U dëshmua se, ajo është ndërtuar në shekujt X-XI. Në afërsi me të janë gjetur mbeturina nga një vend i shenjtë pagan trak nga shekujt II-III. Në të kanë nderuar Kalorësin Trak (hyjnia më i nderuar trak). Fare afër me muret e jashtme është zbuluar një greminë për rite nga epoka e trake e hershme e hekurit. E dëshmon qeramika e gjetur, e cila mund të drejtohet drejt fundit të kësaj epoke. Mbeturinat nga vendi i shenjtë janë dëshmi se, ky vend, i nderuar nga paraardhësit tanë në vazhdim të afro 2 mijëvjeçarëve. Muzeu është me të vërtetë unikal – në të ka dëshmi për një prani midis disa sistemeve të ndryshme të kultit dhe fetare. Mbishkrimet murale në xhami janë të ruajtura shumë mirë. Vet godina është e madhe për nga vëllimi dhe tërheq vizitorë të shumtë.”
Doktori Dinev shton dhe përshkrimin e kishës mesjetare, të gjetur në kufijtë e sallonit për lutje. Kisha e krishterë aty është gjysmë e futur në terrenin e atëhershëm, kurse hapësira rreth saj është përdorur si nekropol. Janë studiuar më shumë se 60 varreza të krishtere nga ky nekropol. Sipas studiuesve, xhamia është e ndërtuar mbi gërmimet e një kishe tanimë të shkatërruar. Mendohet se, zografët të cilët kanë pikturuar xhaminë e hershme osmane me një kupolë, kanë qenë bullgarë. Kjo vihet re bile në bazë të ngjyrave dhe disa nga motivet. Gjatë restaurimit të kupolit madhështor specialistët kanë vënë re elemente të fshehura të krishtere në pikturë. Mbase nuk është një efekt i rastit faktit se, në një nga hapësirat mbi sfondin blu sikur ka një kishë të vogël me kryq mbi çati.
Edhe një fakt shumë interesant nga historia e Eski xhamisë. Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman gjatë vitit 1878 për një kohë të gjatë ajo është përdorur për rite të krishtere – pagëzime, kurora e të tjera. Gjatë asaj kohe kjo ka qenë godina e vetme, e cila ka shpëtuar pas betejës më 19 korrik 1877, gjatë kohës së Luftës Ruso-Turke. Atëherë qyteti ka qenë i djegur dhe krejtësisht i shkatërruar deri në themel nga çetat bashibozuke dhe nga ushtria e Sjulejman Pashës. Bullgarët e vrarë janë mbi 16 000 (sipas disa burimesh numri i tyre është më i madh).Nuk mbetet asnjë kishë. Pas Çlirimit, kur të shpëtuarit kthehen, që të ndërtojnë përsëri qytetin nga rrënojat, priftërinjtë e krishterë nuk luhaten të fillojnë shërbesa në xhami. Doktori Dinev sqaron: “Nuk janë ruajtur dokumente, të cilat të dëshmojnë se kjo dikur ka qenë kishë. Por njerëzit e kanë ditur – kujtimi i tyre historik dhe fisnor ka ruajtur brez pas brezi kujtimin për kishën, të murosur në themelet e Eski xhamisë”.
Xhamia është e përfshirë në listën e monumenteve të vjetra akoma gjatë vitit 1927, sipas Ligjit atëherë veprues për lashtësitë. Instituti kombëtar për monumentet e kulturës e shpall për një monument arkitektural gjatë vitit 1972. Mbishkrimet murale në xhami po kështu janë një monument kulture me një rëndësi kombëtare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Allbena Bezovska
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..