Tashmë edhe në Bullgari secili që dëshiron mund të legalizojë dhe të marrë një dokument për zotërimin e profesioneve të ndryshme, dituritë dhe aftësitë, për të cilat janë të fituara jashtë sistemit arsimor. Tani për tani profesionet më të preferuara janë në fushën e turizmit dhe shërbimeve. Janë të lëshuara certifikate për 60 profesione. Ndër ta dominojnë kuzhinierët, floktarët, operatorët e kompjuterit, teknikë të autotransportit dhe montatorë elektrikë. E gjithë kjo u bë fakt në sajë të projektit “Mundësi të reja për të ardhmen time” që realizohet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës me ndihmën financiare të Programit Operativ “Zhvillim të resurseve njerëzore”. Projekti është në përmasë më se 5 800 000 leva, përafërsisht 3 milion euro. Qëllimi është të krijohet dhe të sprovohet sistemi për identifikimin dhe njohjen e diturive, aftësive dhe kompetencave të fituara në mënyrë autodidakte dhe jo formale.
Si duken rezultatet e këtij projekti të shprehura me shifra? U hartuan 42 programe mësimore, më se 1000 janë konsulentët e shkolluar, më se 10 000 veta u informuan për mundësitë të afirmojnë dituritë e tyre të fituara në praktikë, ndërsa 979 veta tashmë morën certifikatat e tyre. Motivacioni kryesor i njerëzve, që vendosën të marrin shkresën për të dëshmuar aftësitë e tyre, është dëshira, që më lehtë të gjejnë punë, ose të forcojnë pozitat, që zënë. Kryesisht ata janë burrë dhe gra në moshë nga 35 deri në 44 vjeç me arsim të mesëm. Është interesant fakti, se më se 60 për qind prej tyre kanë punë, domethënë nuk janë të detyruar nga situata të marrin një vendim të tillë.
“Vërtetimi i diturive shton motivacionin e njerëzve dhe përkrah dëshirën e tyre të rritin kualifikimin, lehtëson lëvizshmërinë e tyre, ndihmon procesin e zgjedhjes së personalit nga punëdhënësi – thekson Emilijana Dimitrova, udhëheqëse e projektit dhe kryetare e Këshillit Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Arsimit dhe Trajnimit Profesional. – Krahas kësaj kjo lejon një objektivitet më të madh në vlerësimin e personalit dhe lejon shfrytëzimin më efektiv të sistemeve të shpërblimit të diferencuar të punës. Në këtë mënyrë kufizohet koha dhe shpenzimet për marrjen e kualifikimit përkatës profesional nëpërmjet trajnimit të avancuar.”
Marrja e certifikatës për dituritë e përvetësuara në praktikë do të ndihmojë rritjen e standardit jetik të njerëzve dhe do të nxisë daljen e ekonomisë nga sektori gri, mendon Emill Dimitrov nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Sindikata dhe organizatat e punëdhënësve janë partnerë të projektit.
“Kjo do t’u sigurojë mundësi të papunëve të mos frekuentojnë kurset e gjata për përvetësimin e ndonjë profesioni, të cilin ata tashmë mund ta ushtrojnë – shpjegon ai. – Krahas kësaj këta njerëz më lehtë mund të përfshihen në tregun e punës dhe në varësi të mundësive dhe diturive të gjejnë informacion për këtë çfarë kërkohet. Të mos flasim, se kjo u kursen mjete edhe tatimpaguesve.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..