Gjatë viteve të së ashtuquajturës “demokraci” të dhënat statistikore flasin për rritje të agresionit sa u përket fëmijëve, si dhe ndër ta. Vetëm gjatë vitit 2013 sinjalet e dhëna për këtë lloj dhune janë 2891, 1384 prej të cilave janë raste të papërfunduara, na informojnë nga Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijës. Zakonisht fajtorët e shpallur janë shteti dhe shkolla, të gjithë të tjerët, por jo edhe vetë ne. Mirëpo, të dhënat na paraqitin një situatë tjetër, e cila është e frikshme. 1412 nga numri i rasteve të regjistruara të dhunës mbi fëmijët në vitin 2013 janë në familje. Në vend të dytë në klasifikim është rruga dhe pas kësaj është shkolla.
Për dhunën kundër fëmijëve filloi të flitet zyrtarisht pas miratimit të Ligjit për mbrojtjen e fëmijës gjatë vitit 2000, në bazë të të cilit u themelua dhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijës. E mësojmë këtë nga Cveta Antonova, shefe e Drejtorisë “Politika shtetërore për fëmijën” në Agjenci. Fillimi është i vështirë. Në dallim të shteteve të tjera, ku ligjet krijohen mbi bazën e praktikës shumëvjeçare, në Bullgari praktika e ndjek ligjin. Një specifikë tjetër bullgare, e cila e vështirëson punën e Agjencisë, është se institucionet e tjera shtetërore nuk e konsiderojnë problemin e dhunës mbi fëmijët si një angazhimet i tyre. Kjo shpjegon edhe reaksionin e vonuar të shtetit, megjithëse mbrojtja e fëmijës është garantuar në Kushtetutën e Bullgarisë.
“Degët për mbrojtjen e fëmijës vlerësojnë sinjalin e dhënë – anonim, me shkrim, ose me anë të telefonit. Në qoftë se ka rrezik, menjëherë ndërmerren masat e nevojshme. Në situata kritike fëmija vendoset në institucionet shtetërore – shpjegon Cveta Antonova. – Informohet edhe Gjyqi, i cili duhet ta ripohojë masën. Afati është një muaj, por kjo nuk ndodh. Kemi vendime, që nuk ripohohen në vazhdim të gjysmë, ose një viti, domethënë rrethanat ndryshojnë, kurse Gjyqi ende nuk ka shpallur vendimin e vet.”
Jo rrallë këto kazuse hetohen vetëm pasi përhapen nga mediat. Hapi tjetër zakonisht janë shfaqje të zhurmshme në media, kontroll i rreptë, ndëshkim dhe pastaj... qetësi. Deri në stuhinë tjetër.
Çfarë është portreti i dhunuesit?
“Të moshuarit, të cilët janë të prirë për të ushtruar dhunë ndaj fëmijëve, dhe e konsiderojnë këtë sjellje si diçka normale, madje të domosdoshme, janë njerëz, të cilët nuk janë stabilë psikikisht dhe nuk kanë vlerësim të mirë për vetveten – shpjegon pedagogjia Iva Triçkova. – Ndoshta vetë ata kanë qenë viktimë, ose të paktën kanë qenë dëshmitarë të dhunës në fëmijërinë e tyre. Në qoftë se në fëmijërinë tonë na kanë detyruar me njëfarë presioni për të qenë të dëgjueshëm dhe t’u nënshtrohemi rregullave të veçanta, kjo gjithashtu është një lloj dhune ndaj personalitetit.”
Sipas psikologëve, në thelbin e sjelljes agresive të fëmijëve janë aftësitë e tyre të dobëta të komunikimit, niveli i ulët i vetëkontrollit, vlerësimi joadekuat i vetvetes. Fëmijë të tillë e konsiderojnë gabimisht sjelljen e të tjerëve ndaj tyre si armiqësore dhe nuk u përgjigjen në një mënyrë adekuate. Nuk duhet t’i trajtojmë rastet e dhunës kundër fëmijëve në një mënyrë, sepse jo rrallë vetë dhunuesi është viktimë dhe ka nevojë për ndihmë. Fëmijët mund të bëhen viktima të dhunës edhe nga ana e mësuesve të tyre. Këto raste gjatë vitit 2013 janë gjithsej 48.
“Që të parandalohet një sjellje e tillë, çdo një i moshuar, i cili punon me fëmijë, duhet të ketë një profil psikologjik – thotë Iva Triçkova. – Ai duhet të jetë i qartë se pse do që të punojë me fëmijë. Një punë e tillë e përgjegjshme, siç është ajo e mësuesit, nuk duhet të kryhet nga njerëzit jostabilë, të cilët nuk janë të qartë për aftësitë e tyre dhe kanë prirje për agresion. Me personelin pedagogjik duhet të punohet në mënyrë preventive, të zhvillohen trajnime psikologjike, që të kapet ekzistenca e ndonjë problemi.”
Reaksioni i të moshuarve në situata të tilla jo gjithmonë është adekuate, kurse viktimat e dhunës duhet të dallohen, kjo është me rëndësi të madhe. Një fëmijë, i cili është dëshmitar i dhunës në shtëpi, mund ta ndryshojë mënyrën e të shkruarit dhe të jetë i papërqendruar. Në vend që të thellohet në këtë problem, zakonisht mësuesi i thërret prindërit dhe i shkruan nxënësit nota të ulëta. Është me rëndësi të ulet pragu i durimit ndaj këtij problemi në shoqëri.
Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijës, më shpesh sinjalet e dhëna për dhunë kundër fëmijëve janë vepër e nëpunësve policorë (19 për qind). Pas tyre radhiten nënat (13.2 për qind). Vetëm 2.6 për qind e këtyre sinjaleve janë të fqinjëve, ose të të njohurve të tjerë të fëmijës. Më të pakta janë sinjalet anonime – 1.1 për qind. Shumë prej viktimave (25-30 për qind) nuk flasin për përjetimet e veta, sepse kanë frikë, turpërohen, ose e akuzojnë veten, se nuk janë të aftë për ta përballuar këtë situatë. Një mundësi për zgjidhjen e këtij problemi për fëmijët në Bullgari, megjithëse ajo nuk reklamohet shumë, është linja telefonike kombëtare, e cila funksionon njëzetekatër orë – 116 111. Atje punojnë psikologë, pedagogë dhe punonjës socialë. Por më e rëndësishmja është që të mos ndërpritet lidhja me fëmijët tanë në këtë situatë të vështirë në vend dhe gjithmonë të kemi kohë për ta.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..