Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dan Kollovi – nga fshati Çadërlii deri në arenat botërore

БНР Новини
Kolazh: Vergil Mitev

Prezantimi i librit “Dan Kollovi në arenë” të Dimo Todorovit mblodhi mundës të njohur bullgarë, ndër të cilët ishin Aleksandër Tomovi – pesë herë kampion botëror dhe evropian, Georgi Mërkovi – kampion olimpik, botëror dhe evropian, Petër Kirovi – dy herë kampion olimpik, tri herë botëror dhe katër herë kampion evropian, Armen Nazarjan – dy herë kampion olimpik dhe tri herë kampion botëror. U theksua, se në vitet e tranzicionit shumë nga heronjtë kombëtarë ishin lënë në harresë, por libri “Dan Kollovi në arenë” vjen për të mbushur pjesë prej këtij boshllëku. Libri përmban tregim për jetën dhe shfaqjet sportive të mundësit të njohur bullgar, kujtime dhe materiale arkivore nga shtypi. Para nesh ringjallet historia e një djali të zakonshëm nga fshati i cili ka arritur në arenat botërore.

“Bullgaria për herë të parë u bë e njohur në botë nëpërmjet Dan Kollovit – thekson recensuesi i librit Marin Kadievi. Pas Çlirimit në vitin 1878 mjetet e komunikimit nuk ishin të zhvilluar. Për Botevin dhe Levskin dihej në Ballkan. Dan Kollovi përhapi emrin e Bullgarisë gjatë viteve 20-30 në pesë kontinente – në Amerikën Veriore dhe Jugore, në Evropë, Azi, Afrikë dhe Australi.”

Donço Kolev Danov ka lindur në vitin 1892 në fshatin Çadërlii (sot f. Sennik), afër qytetit Sevlievo, në moshë 5 vjeçare e humbi të atin. Mamaja e tij ishte e detyruar të kujdesej vet për 6 fëmijët e saj. Që 13 vjeçar i nxitur nga varfëria Donço niset për kurbet në Hungari, pas kësaj shkoi anembanë botës dhe pas disa dekadash u kthye në atdhe me kurorën e famës botërore. Në Budapest, njeriu për cilin ka punuar ishte i mahnitur nga forca e tij dhe i rekomandoi të provojë fatin në Amerikë. Kështu Donço Kolevi në vitin 1909 u ndodh në Boten e Re përtej oqeanit. Ka marrë pjesë në ndërtimin e linjës hekurudhore në Malet Shkëmbore, ka punuar në miniera... Në vazhdim të dhjetë vjetëve është marrë me punë të rëndë fizike, ndërsa kohën e lire ia ka kushtuar në mënyrë joprofesionale mundjes. Karriera e tij profesionale sportive ka filluar vonë – në vitin 1917, kur ishte në moshë 25 vjeç. Pas një sërë ndeshjesh të suksesshme në mundjen e stilit të lirë, e cila në ato vite zëvendësonte mundjen klasike në Amerikë, amerikanët i propozuan që të ndërrojë emrin e vet në Dan Kolin, por ai ka preferuar të ruajë mbaresën sllave “-ov” në mbiemrin e vet. Pas një fare kohe “Luani i Ballkanit” do të thoshte: “Kam lënë pas shpinës 1 500 ndeshje me sportistë të njohur botërisht. Më kanë ofruar para që të pranojë humbjen, por unë kurrë nuk kam harruar, se jam jo vetëm Donço nga Çadërlii, por përfaqësoj atdheun tim të dashur – Bullgarinë. Më kanë ofruar nënshtetësi amerikane. Kam falënderuar dhe kam refuzuar. Për mua ishte e qartë – nëse do të shkëpus lidhjet me Bullgarinë, do të humbas forcat e mia.”

СнимкаNdër ndeshjet e tij më të famshme është ajo me mundësin më të njohur japonez Xhiki Higen në pranin e perandorit japonez. Bullgari u imponua, duke mundur të pamposhturin deri atëherëfavorit të publikut në Japoni. Në vitin 1936 privoi francezin Anri Deglan nga titulli i kampionit evropian dhe nga brezi i diamantit, por ruajti me të një miqësi të sinqertë. Kështu Dan Kollovi  u bë kampioni i parë evropian i Bullgarisë në mundje. Pas vdekjes së mundësit bullgar kur Deglan vizitoi fshatin e tij të lindjes ai shkroi: “Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm! Mirësia, përzemërsia dhe ndershmëria e tij ishin proporcionale me forcën e tij.” Gazetari francez A. Margo e përshkroi Dan Kollovin kështu: “Ai ngjante pak me gorillën – me shumë qime, me mjekër, hunda e tij ishte e shtypur, veshët – të mëdhenj, me një trup të vënë mbi këmbë relativisht të shkurtër. Por pas befasisë së parë konstatonim se Dan Kollovi është simpatik. Ai ju shtrëngon dorën me një intimitet të fshehur të shpirtit të tij të hapur. Sytë e tij rrezatonin mirësi”.

СнимкаKur në vitin 1935 Dan Kollovi kthehet në atdhe me trenin nga Parisi për në Sofje një turmë njerëzish të emocionuar e pritën si idhull. Me gjithë famën botërore Donço mbeti një njeri me këmbë në tokë. Fitimet e mëdha nga fitoret në arenën e mundjes i përdori për bamirësi. Në vitin 1933 ai i dha 2 000 dollarë Komitetit për mbrojtjen e Gjergj i Dimitrovit, të akuzuar se ka vënë në zjarr Rajhstagun, sepse “nuk mund të mbetet indiferent ndaj fatit të cilit do bullgari kur ai është në rrezik”. Ai i dhuroi Bullgarisë aeroplanin e parë të pasagjerëve, ka ndihmuar shumë studentë dhe jetimë, Bashkimin e të Verbërve, shumë njerëz të farefisit. Ka dhënë mjete financiare për rregullimin e sallave sportive në Sofje dhe Bankja për stërvitjen e mundësve bullgarë. Jo rastësishtpublicisti dhe psikologu i njohur bullgar Ivan Haxhijski ka shkruar: “Ai turpëroi shumë bullgarë, sepse mund t’i ruante  këto para për vete”.

Dan Kollovi vdiq në vitin 1940 nga tuberkulozi, pa mbushur moshën 48 vjeç, por legjenda për të është e gjallë deri më sot.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas 21 vitesh, një bullgare u rendit ndër 3 femrat më të mira në biatlon

Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e Botës në Oberhof, Gjermani. Sportistja 26-vjeçare bullgare, e cila u rikthye në start pas lejes së..

botuar më 25-01-10 10.14.PD
Albert Popov

Albert Popov arriti fitoren e parë në sllallomin botëror

Albert Popov triumfoi në sllallomin në Madonna di Campiglio të Italisë. Skiatori më i mirë bullgar korri fitoren e parë në karrierën e tij në Kupën e Botës pas një zbritjeje të dytë të jashtëzakonshme. Ai ishte i 8-ti pas zbritjes së parë, por në..

rinovuar më 25-01-09 3.08.MD
Grigor Dimitrov

Tenisti Grigor Dimitrov mbetet numri 10 në botë

Sipas renditjes botërore të tenistëve të publikuar sot, Grigor Dimitrov ruan pozitën e dhjetë, ndonëse nuk arriti të mbrojë pikët nga titulli në Brisbane për shkak të lëndimit. Bullgari humbi 150 pikë dhe është me një aktiv nga 3200 – 5 më shumë se..

botuar më 25-01-06 3.04.MD