Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Le të ëndërrojmë gjatë Krishtlindjeve me Gergana Velinovën

БНР Новини
Foto: anavelinova.com

“Desha të incizoj një album për Krishtlindjet, por muzika e tij të dallohet nga gjithçka, që tingëllon rreth festës, t’i prekë zemrat e njerëzve pavarësisht nga bindjet e tyre filozofike e fetare. Besoj se shumë njerëz mendojnë se tërë bota mund të bashkohet dhe kanë hapur zemrat e tyre për këtë” – kështu Gergana Velinova (e cila është e njohur përtej oqeanit me emrin Ana Velinova) paraqiti albumin e saj të fundit “December Wishing”, të krijuar në fund të nëntorit në SHBA. Pas tri javësh në klasifikimin prestigjioz të radios CMJ US Radio Jazz Charts aktualisht ai është në vendin e shtatë në kategorinë xhaz. Ky është një sukses i madh, duke pasur parasysh se albumi ndodhet në një “det” prej këngëve të bukura dhe interpretuesve të mirë nga mbarë bota. Le të rikujtojmë se Gergana është këngëtare xhazi, autore e muzikës dhe e tekstit të shumicës së këngëve në repertorin e saj. Për vetveten ajo thotë: “Jam e lumtur se në venat e mia rrjedh muzikë”. Para pak kohe paraqitëm një album tjetër të saj “The Thief”, i cili gjithashtu u pranua shumë mirë nga publiku dhe nga specialistët. “December Wishing” është albumi i katërt i bullgares së talentuar.

“Së pari e kompozova këngën “December Wishing” – tregon Gergana. – Duke ëndërruar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, unë u ktheva prapa në të kaluarën, drejt festave të mia, larg Bullgarisë, larg prindërve të mi. Dhe ndjeva se sa e lumtur jam – kjo ishte Krishtlindja ime e parë bashkë me bashkëshortin tim (u martova vitin e kaluar). Ndjeva një mirënjohje të madhe se jam me njeriun e dashur dhe gjithçka u derdh në muzikën dhe tekstin e kësaj kënge. Një pas një lindën dhe këngët e tjera. Ka dhe dy këngë, të cilat i kanë kompozuar muzikantë të tjerë, por orkestrimet i kam bërë unë. Muzikantët, me të cilët i realizuam incizimet, janë të jashtëzakonshëm. Edhe të tre janë nga Siatëli. Për mua ishte një nder i madh se Mark Sijls – një pianist i njohur xhazi dhe profesor në universitet, ra dakord për të interpretuar bashkë me mua. Ai grumbulloi edhe muzikantët e tjerë – basistin Xhef Xhonsën dhe bateristin Bajrën Vanoj. Përfshiva gjithashtu dhe një këngë, e cila është e njohur nga interpretimi i grupit të njohur “Manhatën Transfer”. E zbulova që duke qenë dirigjente dhe pedagoge në konservatorin “Viktoria” në Vankuvër. Bëra një orkestrim të vet, të cilin instrumentistët e pëlqyen shumë. Ata vlerësojnë shumë lart faktin se kjo është muzikë autori. Tashmë realizuam disa koncerte me këtë program.” “Për mua është shumë bukur ta shoh emrin e vet afër emrave të muzikantëve të mëdhenj, si Çik Këria, për shembull. Para pak kohe më telefonuan organizatorët e klasifikimit dhe më thanë se ky është albumi i vetëm me muzikë për Krishtlindjet, i cili është gjendur në top listë – thotë Gergana. – Çdonjëri e kupton në një mënyrë të ndryshme suksesin. Sa për mua gjithçka vjen me shumë punë dhe durim, nganjëherë me “njëqind mundime”. Jam shumë e lumtur dhe krenohem për jehonën, që shkakton muzika ime. Gjithmonë jam udhëhequr nga një rregull – të shikoj përpara dhe të bëj diçka të re dhe të bukur në mjedisin ku ndodhem. Kjo, që e kam mësuar në Bullgari, më ndihmon shumë. Kur isha në moshën 10 vjeç, isha soliste e një grupi vokal fëmijësh “Pim-Pam”, udhëtonim në turne të ndryshëm në Evropë, patëm koncerte nëpër vend. Pas kësaj u bë back vokalja e duetit “Doni dhe Momçill”, e grupeve “Tangra” dhe FSB. Isha adoleshente, por pata shansin për të kënduar para një auditori shumë të madh. Sidomos me grupin “FSB” – kemi dalë para një publiku prej një mln e gjysmë vetash gjatë protestave në vitin 1989. Këta interpretues të njohur më bënë për të menduar dhe për ta vëzhguar botën nga lart. Përvoja, që grumbullova, më ndihmon madje edhe në Nju Jork. Ne nuk jemi bërë muzikantë, sepse kemi dashur për t’u bërë të njohur dhe të pasur, por sepse muzika është zemra jonë. Talenti është diçka si uji kurues në Bullgari. Pavarësisht nëse ky ujë buron nga vrima e trotuarit, ose në ndonjë livadh, ky ujë buron dhe nuk ka fuqi, e cila ta ndalojë. Kështu ka qenë gjithmonë në zemrën time – edhe me muzikën, edhe me poezinë. I jam mirënjohëse çdo një frymëzimi, që kam pasur, për mua kjo është diçka shumë e vlershme. Ky është fati im – të jem krijuesе. Shpresoj që në këto ditët e krizave botërore muzika të na sjellë pak më shumë qetësim dhe dritë. Do të jem e lumtur, në qoftë se albumi im kushtuar Krishtlindjeve vazhdon të tingëllojë edhe në vitet në vijim, në qoftë se mbetet në shtëpitë e njerëzve.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD
Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD