Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pianistja Daniela Andonova: “Kam një ndjenje të posaçme për universalitetin e muzikës”

Foto: arkiv personal

Dihet se ne, bullgarët jemi një popull i talentuar. Sukseset e bullgarëve në botë shpeshherë e bëjnë shtetin tonë të njohur. Ndjekim shfaqjet e artistëve, por zakonisht nuk flitet për një figurë të rëndësishme, pa të cilën sukseset e të rinjve nuk janë të mundshme. Bëhet fjalë për figurën e pedagogut. Një nga këta njerëz të përkushtuar në punë është Daniela Andonova. Studentët e saj në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vladigerov” janë laureatë të shumë konkurseve bullgare dhe ndërkombëtare.

Ja se çfarë thotë vetë ajo për zgjedhjen e saj profesionale: “Zakonisht prindërit janë ata, të cilët hapin dyert e muzikës për fëmijën e tyre duke shkuar me ta në ndonjë koncert. Unë isha aq e impresionuar se menjëherë më lindi dëshira që të luaj me piano. Që nga fillimi e dija këtë se do të merresha me muzikë. Mbarova Akademinë Muzikore në klasën e Konstantin Ganevit dhe Xhulia Ganevës. Ata kishin studiuar në Rusi dhe i zbatuan parimet e shkollës ruse tek ne. U formova si muzikante me ndihmën e tyre. Pastaj mora pjesë në shumë klasa mjeshtërore dhe mora përshtypje jo vetëm nga shkolla ruse por edhe nga ajo perëndimore. Pas përfundimit të arsimit në Akademi bëra një specializim  tek pedagogu i famshëm Frederique Gevers në Belgjikë. Ndikimet e ndryshme vazhdimisht e pasurojnë personin e artistit dhe në fund ai bëhet kozmopolit.”

Për Daniela Andonovën dhjetori filloi me një koncert kushtuar përvjetorit të 110-të të lindjes së kompozitorit bullgar Ljubomir Pipkov. Për programin e tij ajo tregon: „Krenohem me këtë se unë e ringjalla ciklin e Ljubomir Pipkovit “Trillet e pranverës”. Në vazhdim të 30 vjetëve ai nuk ishte interpretuar  në tërësinë e vet. I është kushtuar pianistes sonë të njohur Marta Dejanova. E prezantova për herë të parë në festivalin “Pianissimo” gjatë vitit 2004 me rast të përvjetorit të njëqind të lindjes së Ljubomir Pipkovit. Kohët e fundit pjesët e këtij cikli tingëllojnë në të gjitha konkurset për piano. Gëzohem shumë se jam një nga interpretuesit e kësaj vepre të mrekullueshme.  Kam një prirje të fortë ndaj krijimtarisë së kompozitorit gjenial Pipkov. Ai përulet para tingëllimit tradicional të muzikës popullore bullgare, por nuk e citon drejtpërsëdrejti në veprat e veta. Nga ana tjetër është nxënës i shkollës franceze dhe kjo estetikë ndihet në krijimtarinë e tij.”

Në pjesën e dytë të koncertit bashkë me Daniela Andonivën interpretuan kolegët e saj nga trioja “Belini” – Ivan Krëstev (violinë) dhe Hristo Ivanov (violonçel). Ata interpretojnë së bashku tashmë tre vjet. Sipas pianistes imazhin e muzikantit të mirë e formojnë interpretimet solo dhe interpretimet e dhomës.

Shfaqja tjetër e Daniela Andonovës e dhjetorit ishte në sallën BIAD. Atje ajo prezantoi vepra të kompozitorëve sllavë dhe shënoi përvjetorin e 175 të lindjes së kompozitorit Modest Musorgski. Vetë ajo pohon se lidhjet me rrënjët e saj janë të forta, por në të njëjtën kohë ka edhe një ndjenje të posaçme për universalitetin e muzikës.

“Në biografinë time artistike kam bërë portrete të shumë kompozitorëve. Një prej tyre është Rodion Shçedrin. Gjatë 20 vjetëve të fundit ai nuk jeton në Rusi, por në Evropën Perëndimore – në fillim në Spanjë e pastaj – në Gjermani. Ai është ndër emrat më të mëdhenj të shkollës bashkëkohore të kompozitorëve, por krijimtaria e tij për piano ishte i panjohur për publikun Bullgar. Kur interpretoj gjithmonë përpiqem ta zgjedh repertorin tim, kështu që ai të përfshijë stile të ndryshme.“

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD