Më 19 janar formacioni “Ylangelo” paraqiti albumin e tij të ri – “Boris Hristov – ambasadori i këngës bullgare”. Ai i është kushtuar këngëtarit të madh bullgar të operës Boris Hristov, përvjetori i 100-të i të cilit ishte shënuar në mbarë botën gjatë vitit 2014. Një prej ngjarjeve më të rëndësishme, të lidhura me jubileun shekullor ishte dhe koncerti i formacionit koral në shtëpinë-muze të basit të madh në kryeqytetin Sofje. Atëherë për herë të parë tingëlluan këngë popullore dhe patriotike, të cilat basi i madh i ka mësuar nga ati i tij Kirill Soviçanov. Ai ka mbaruar letërsi franceze në qytetin Lion dhe ka qenë rilindës dhe patriot i madh. Duke qenë psalm, ai ka interpretuar gjithashtu këngë korale. Disa prej tyre janë ndër incizimet e reja.
Si të gjitha projektet e “Ylangelo” albumi është rezultat i studimeve të thelluara dhe ofron informacion madje për specialistët. Ja se çfarë tregon Pllamen Bejkov, një prej nxënësve të fundit të Boris Hristovit: “Ideja për këtë album lindi rreth shfaqjeve tona me rastin e përvjetorit të Boris Hristovit. Atëherë vendosëm për t’u përqendruar te disa njoftime për mjedisin, ku është rritur artisti i madh, njoftime, të cilat ishin të panjohura për publikun e gjerë. Mësuam se ati i tij ka qenë një këngëtar shumë i mirë popullor dhe kishtar. Vazhdimisht ka kërkuar dhe incizuar këngë bullgare. I ka interpretuar në shtëpi, para miqve të tij. Kjo është bërë shkas që gjatë vitit 1960 akademiku Nikollaj Kaufman të takohet me të dhe të incizojë mbi 300 këngë popullore dhe patriotike. Ato mbeten në arkivin e Institutit të Muzikologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (i cili sot është pjesë e Institutit për Studimin e Arteve). Shkencëtari i njohur publikon rreth 30 prej tyre në një studim të tij. Në saje të punës së tij arritëm ta përgatitim programin.”
Formacioni i dhomës “Ylangelo” me udhëheqës Josif Gerxhikov rizbuloi edhe këngën popullore, me të cilën Boris Hristov i bëri një përshtypje të madhe mbretit Boris III. Rasti është i njohur – gjatë festës së Theofanisë – gjatë vitit 1942, pas ceremonisë së bekimit të ujit, kori i tempullit “Shën Aleksandër Nevski” u paraqit në pallatin e mbretit. Boris Hristov, atëherë një jurist i ri, interpretonte një këngë kushtuar udhëheqësit Krum. I frymëzuar nga zëri dhe aftësitë e tij muzikore, monarku nguli këmbë para autoriteteve shtetërore për dekorimin e tij me një bursë në Itali. Kështu filloi rruga e madhe profesionale e bashkatdhetarit tonë drejt skenave të mëdha botërore.
Në koncertin në Aulën e Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” bashkë me interpretimin e programit unikal do të zhvillohet dhe një leksion. Ansambli vokal “Triada e Shenjtë” nga qyteti i Sofjes, me dirigjente Elianka Mihajllova, do të bashkohet me kolegët e tyre nga “Ylangelo”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë..