Dhe në folklorin bullgar kaprolli gëzon një nder të madh. Sipas përfytyrimeve popullore ai jeton nëpër skajet më të largëta dhe të paarritshme dhe pi ujë nga liqenet e paprekura nga njeriu, ku jetojnë shtojzovallet, kuçedrat. Kaprolli është një mik i shtojzovalleve – këngë të shumta popullore pikturojnë këto krijesa të bukura, të rrethuar me breza nga ylberi qiellor, të armatosur me harqe prej floriri dhe shigjeta dhe të cilët e kanë hipur kaluar kaprollin sur i cili ka gjarpërinj në vend të frenave.
Ideja për simbolikën diellore e kaprollit ripohohet dhe nga këngët e kolendrave, në të cilat shpesh paraqitet pamja e tij të pazakonshme. Në ballë është dielli i qartë, në kraharor kishte një muaj i qartë, nëpër kurriz ka yje të qarta. Në disa tekste bile Jezusi i porsalindur është i pikturuar si kaproll: Nuk ka lindur Zotin e Ri, por ka lindur sur kaprollin: brirët i ka prej floriri, kurse thundrat i ka prej argjendi. Me rëndësi është të shënohet se Festa e Krishtlindjeve, kur këto këngë këndohen tradicionalisht, zë vendin e festave më të lashta, lidhur me festimin e solsticit dimëror dita më e shkurtër nga viti dhe “lindja” e diellit të ri.
Ekzistojnë besime se, njeriu mund të kthehet në kaproll në bazë të vullnetit të Zotit ose përmes magjisë, si në përrallën për Vëllanë kaproll. Djali është kthyer në kaproll, pasi ka pirë ujë nga thundra e kaprollit, por më vonë, i ujitur me po këtë ujë ka rikthyer pamjen e tij njerëzore. Në kohët brirët e kaprollit janë lëvduar me vetitë e veta magjike dhe janë vlerësuar lartë. Me qenë se kafshët i kanë ndërruar periodikisht, njerëzit i kanë mbledhur dhe i kanë vënë në një vend të dukshëm në shtëpitë e veta, që t’i mbrojnë nga syri i keq. Sipas besimeve, grimca nga një bri i tillë, të pira me ujë shërojnë nga syri i keq dhe nga stresi. Kurse murgjit në Manastirin e Rilës kanë punuar nga brirët e kaprojve të gjetur përreth manastirit zbukurime në formë kryqi, të cilat kanë qenë shumë të kërkuara nga besimtarët, të cilët kanë qenë të bindur në forcën e tyre të madhe.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..
Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..
Dita e parë e janarit është e mbushur me shumë emocione, pritje dhe gëzime të shoqëruara me shpresën për një vit të bekuar në të cilin çdo pjesëtar i familjes do të jetë i shëndetshëm dhe do të arrijë ëndrrat e tij. Në kalendarin bullgar të festave, 1..