Të rinjtë janë ata, që më seriozisht janë të prekur nga papunësia. Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar Statistikor 24 për qind prej bullgarëve në moshë nga 15 deri në 24 vjet janë jashtë tregut të punës. Mezi 6 për qind prej tyre janë me arsim të lartë. Mungesa e përvojës së punës është një nga shkaqet kryesore, për të cilët të rinjtë të porsa mbaruar nuk arrijnë të fillojnë punë. Ja përse shumë prej tyre kërkojnë mundësi të ndryshme për zhvillimin e praktikës, përderisa akoma mësojnë në universitet. Një nga variantet është nisma “Punësimi i të rinjve” që financohet nga Programi i ri Operativ “Zhvillimi i Rezervave Njerëzore”. Për vitet 2015 dhe 2016 në kuadrin e tij parashikohen 35 milion euro, me të cilët të ndihmohen përafërsisht 8000 veta deri në 29 vjet të fillojnë punë. Gjatë shtatorit të vitit të kaluar disa kompani bullgare dhe të huaja u krijuan një “Aleancë e rinisë”. Ideja prapë ishte që t’u japin shans bullgarëve të rinj për punë. Një mundësi për gjetjen e punës, që preferohet nga studentët është forumi “Ditë Kombëtare të Karrierës – karrierë e mirë, jetë e mirë”. Gjatë kësaj periudhe ata mund të takohen me përfaqësues të biznesit dhe të gjejnë vendin e tyre në tregun e punës. Edicioni i sivjetshëm i këtij forumi i katërmbëdhjeti me radhë fillon më 10 mars në Sofje. Në kuadrin e një muaji kjo veprimtari do të organizohet në gjashtë qytete akademike – Varnë, Veliko Tërnovo, Ruse, Svishtov, Pllovdiv dhe Burgas. Sipas traditës organizator është Kompania e Resurseve Njerëzore dhe Sajt për Karriera Job Tigër. Statistika tregon se gjatë viteve, që kur organizohet kjo ekspozitë ajo u frekuentua nga më se 187 000 të rinj, 32 000 prej të cilëve arritën të nisin stazhin ose karrierën e tyre. Sivjet organizatorët presin që vetëm në Sofje ekspozita “Ditë kombëtare të karrierës” të frekuentohet nga afro 12 000 veta.
“Shumë kemi folur për rëndësinë e stazhit. Dhe kjo nuk është e rastit, sepse ky është vendi i parë, në të cilin studentët shikojnë çfarë bëhet në punë dhe atë që mësojmë për çfarë mund të shfrytëzojnë – tregon Svetllozar Petrov – shef i firmës Job Tajgër. – Kështu ata kanë mundësi të orientohen, a është profesioni i zgjedhur prej tyre më i përshtatshmi për ta, të zbulojnë çfarë tjetër duhet të mësojnë. Krahas kësaj ky është edhe një start i mirë në karrierë, sepse punëdhënësit preferojnë njerëzit, që kanë stazh paraprak. Ata që mbarojnë studimet e larta mund të gjejnë punën e tyre të parë në kuadrin e forumit. Gjatë viteve shumë të rinj filluan punë në sajë të forumit tonë dhe tani disa prej tyre edhe ndodhen në anën tjetër të banakut, domethënë ata zgjedhin njerëzit më të përshtatshëm për kompanitë e tyre.”
Sipas traditës në kuadrin e forumit studentët do të kenë mundësi jo vetëm të takohen me punëdhënës, por edhe të konsultohen me specialistë si të përgatitin CV dhe një letër motivues, si të sillen gjatë intervistës për punë dhe këshilla të tjera të dobishme. Ekspertë nga Job Tiger do të organizojnë seminare, në kuadrin e të cilëve do të trajnojnë të rinjtë si të shfrytëzojnë rrjetet sociale në kërkimin e punës dhe si të bëhen më aktivë.
Me çdo vit, që po kalon po shtohet interesi ndaj forumit “Ditë Kombëtare të Karrierës” jo vetëm nga ana e të rinjve, por edhe nga ana e biznsit. Më se 860 janë kompanitë që u përfshin në të gjatë viteve. Tradicionalisht pjesëmarrje më aktive kanë firmat e kryeqytetit. Për edicionin e sivjetshëm deri tashti u regjistruan më se 120 firma. Pllovdivi dhe Varna janë dy qytetet e tjera, ku biznesi përfiton aktivisht nga mundësia të gjejë krahë të punës në kuadrin e këtij forumi rinor. Cilat nga sektorët shfaqin interes më të madh ndaj veprimtarisë, përgjigjet zoti Petrov:
“Ka shumë kompani prodhuese dhe finance. Prezantohen edhe kompani që punojnë në fushën e shërbimeve dhe telekomunikacioneve. Nuk duhet të harrojmë edhe kompanitë e teknologjive të informacionit dhe qendrat coll. Biznesi prezantohet në ato ditë, sepse ka nevojë për kuadro të kualifikuara të punës.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..