Para disa ditësh lideri i socialistëve Mihaill Mikov shpalli se partia e tij do të kërkojë përkrahje për kontestim para Gjykatës Kushtetuese të borxhit të ri shtetëror për 8 miliarda euro. Socialistët presin përkrahje nga ana e partisë ABV, në të cilën hyjnë ish anëtarë të partisë socialiste, nga lëvizja e re “Pranvera Bullgare” dhe nga nacionalistët e partisë “Ataka”. Është e mundshme që kjo përkrahje të përdoret si bazë për formimin e një aleance parazgjedhore për zgjedhjet e vjeshtës. Para pak kohe degët vendase të socialistëve morën të drejtat të bëjnë koalicione me formacione të tjera të majta.
Pavarësisht se partia ABV përkrah qeverinë e djathtë të GERB-it po orientohet drejt bashkëpunimit me socialistët. Nga ana e vet, “Pranvera Bullgare” shpalli se aleatët e saj të mundshme janë Partia Socialiste Bullgare, ABV dhe “Ataka”. Kështu disa muaj para zgjedhjeve vendore tashmë sqarohet tendenca në të majtën e parlamentit bullgar. Si zakonisht Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë nuk do të hyjë në koalicione. Situata në të djathtën duket ndryshe. Partia GERB, e cila tani qeveris në koalicion me Bllokun e Reformatorëve të së djathtës, do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore pa përkrahjen e ndonjë partie tjetër. Bile është e bindur se do të fitojë në mënyrë bindëse. Blloku i Reformatorëve dhe Fronti Patriotik janë gati do ta përkrahin GERB-in në raundin e dytë në rajone, ku jetojnë përfaqësues të minoriteteve. Por pavarësisht nga pozitat e shprehura akoma nuk është e qartë tabloja e zgjedhjeve vendore dhe ajo mund të ndryshohet krejt. Zgjedhjet vendore në kushtet bullgare janë shumë specifike dhe sipas sociologëve dhe akoma nuk mund të bëhen prognoza. Ajo që mund të thuhet tani është se zgjedhjet do të jenë një provë serioze për politikanët. GERB-i do të mbrojë pozitat e tij pa përkrahjen e partnerëve në qeveri. Dhe në se ai në të vërtetë fiton do të përforcojë pozitat e tij, por në se humb mund të jemi në një situatë, kur do të duhet të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Si një formacion i ri Blloku i Reformatorëve do të qëllojë në qytetet e mëdha dhe kryesisht në Sofje, ku tradicionalisht përkrahja për të është e lartë. Për Partinë Socialiste Bullgare votimi do të tregojë a ajo do të mund të rikthejë pozitat e saj të humbura gjatë zgjedhjeve të fundit. Kështu akoma në fund të pranverës kemi të gjitha premisat për një konkurrim të ashpër parazgjedhor.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..