Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të rejat rreth muzikës pop në Bullgari

БНР Новини
Georgi Hristov
Foto: Bulfoto

Në fund të muajit prill këngëtari Georgi Hristov nisi një tur në mbarë vendin. Gjatë muajve maj e qershor ai do të koncertojë në disa nga qytetet e mëdha bullgare. Fansat e tij nga Varna do ta shohin atë më 12 gusht. “Lamtumirë” quhet kënga e re e Georgi Hristovit. Muzika është kompozuar nga Maja Jordanova, ndërsa tekstin e ka sjellë vetë këngëtari. Kënga rrëfen për një dashuri e pa kuptimtë.

Kënga “Takim në shi” ka bashkuar në një duet muzikantët Iskren Pecov dhe Toni Dimitrova. Ideja për këtë projekt muzikor ka lindur pasi dy muzikantët kishin marrë pjesë në një shou live në Bullgari. Videoja e këngës do të jetë gati gjatë muajit maj.

“Muzika është jeta. Besoj se çdonjëri do ta gjejë veten e tij, duke dëgjuar muzikën time”, thotë këngëtari i ri Damian Popov. Pas pjesëmarrjes së tij në “Мusic Idol Bullgari”, muzikanti i talentuar realizoi disa projekte të përbashkëta me emra të shquar të biznesit muzikor në vend. Kënga e të lindurit në qytetin Dobriç, quhet “E ndarë në dy”. Së shpejti do të dalë dhe videoja e këngës.

Kënga e re e Dejan Nedellçevit, të njohur me nofkën Ikebanata quhet “Të jesh”. Ky muzikant tërheq publikun me stilin e tij të veçantë të veshjes dhe me një sjellje jo të zakontë, si dhe me tekstet provokatore.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD