Seria e sanksioneve dhe kundër sanksioneve midis Perëndimit dhe Rusisë vazhdon. Me këmbënguljen e BE këto ditë Moska u dërgoi disa ambasadave evropiane listë që përmban emrat e 89 personave nga 17 shtete, për të cilët hyrja në Rusi është e kufizuar, sepse ata kanë kritikuar politikën e saj. Fakti, se lista ishte sekrete dhe nuk përmban vetëm emrat e personave që kanë kritikuar politikën ruse ndaj Ukrainës, në fillim shkaktoi dyshime, se bëhet fjalë për reagim përgjigje të sanksioneve evropiane kundër politikanëve dhe biznesmenëve rusë që kanë lidhje me krizën në Ukrainë. Një përfaqësues i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë i përgënjeshtroi, duke deklaruar se “lista e zezë” siç ishte quajtur në vendet e BE, është një përgjigje ekskluzive për sanksionet evropiane kundër Rusisë. Siç mund të pritej, një vend modest në të ka dhe Bullgaria. Në të figuron ish ambasadori ynë në Moskë Ilian Vasilev (200-2006), por jo në cilësinë e ambasadorit, por si udhëheqës i një firme konsulente. Sipas Vasilevit, ai është në listë për shkak të mospërputhjes me pozitën e Moskës mbi një sërë projektesh, lidhur me furnizimet e gazit dhe me energjetikën bërthamore.
Për hir të së vërtetës, përfshirja e Ilian Vasilevit në listë vështirë mund të konsiderohet si sanksion kundër Bullgarisë. Për shkak të sanksioneve evropiane kundër Rusisë vitin e kaluar Bullgaria nuk lejoi hyrjen në territorin e saj të kryetarit të Dumës Ruse Sergej Narishkin, me gjithë se atëherë bëhej fjalë për një vizitë zyrtare. Homologu i atëhershëm bullgar i Narishkinit – Kryetari i Kuvendit Popullor Mihaill Mikov, shprehu mospëlqim me mosrealizimin e vizitës, por Ministra e Jashtme justifikoi vendin e saj me sanksionet kufizuese të BE. Tani ministria deklaron, se bashkë me partnerët e tjerë të BE, do të kërkojë sqarime për secilin rast individual të qytetarit evropian, nënkuptohet edhe për rastin me Ilian Vasilevin. Ndoshta jo vetëm edhe për të, sepse siç dihet listat kufizuese zakonisht nuk janë përfundimtare dhe mund të ndryshohen. Ajo evropiane, p.sh. ishte zgjeruar nga BE gjatë shkurtit të këtij viti. Bullgarët me kufizime për të hyrë në Rusi, mund të duken më shumë. Pala ruse u rekomandon qytetarëve të vendeve, që kanë shpallur kufizime analogjike kundër Rusisë, para nisjes të interesohen në përfaqësitë e saj konsullore dhe të saktësojnë a janë objekt i ndalimit, ndërsa bullgarët që kanë kritikuar ose që kritikojnë Rusinë janë më shumë se një.
Para pak kohe kufizimeve evropiane për hyrjen e shtetasve rusë në territorin e shteteve evropiane, Moska iu përgjigj me sanksione ekonomike. Nga kufizimi i importit në Rusi të ushqimeve nga Perëndimi dëme pësoi Bullgaria. Tani është interesante të shohim a do të përgjigjet BE me sanksione ekonomike kufizimeve politike të shpaluara nga Moska. Disa vëzhgues janë të mendimit, se mund të ketë kufizim të naftës ruse. Çfarë do qofsh të ndodhet, tashmë është e qartë, se koha e marrëdhënieve të privilegjuara midis Bullgarisë dhe Rusisë ka kaluar dhe në shkëmbimin e seksioneve Sofja do të marrë pjesë si anëtare e komuniteteve transkombëtare që janë në konflikt me Moskën.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..