Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dilema serioze para ruajtjes së hapësirës kombëtare ajrore

Foto: BGNES
Gjatë kësaj pranvere në mediat bullgare u përhap ideja, se aviacioni ushtarak i Bullgarisë mund të ruajë dhe hapësirën ajrore të Maqedonisë, në qoftë se Shkupi e pranon këtë dhe në qoftë se Sofja do të blejë gjuajtës të rinj shumërolesh . Gjatë kësaj jave në  hapësirën mediatike doli ideja që ruajtja e hapësirës ajrore të vetë Bullgarisë të ndahet nga Forcat kombëtare Ushtarako-Ajrore me aviacionin e ndonjë shteti tjetër anëtar të NATO-s. Kryeministri Bojko Borisov dhe Presidenti Rosen Plevneliev shpejtë e hodhën poshtë këtë ide. Sipas Kryeministrit, aktualisht Bullgaria nuk mund t’i lejojë vetes blerjen e gjuajtësve të rinj, ndërsa ruajtja  mund të realizohet  si deri tani me gjuajtësit rusë MiG-29, pas riparimit të tyre. Presidenti gjithashtu është për remontin  e makinave ruse dhe për ruajtjen e pavarur të qiellit bullgar, por ndryshe nga Kryeministri mendon, se duhet të blihen edhe gjuajtës të rinj. Ministri i Mbrojtjes Nikollaj Nençev është i mendimit, se Bullgaria duhet të ruajë vetë hapësirën e saj ajrore dhe pret të arrihet një marrëveshje për remontin e gjuajtëseve MiG me Poloninë. Por sipas palës ruse, Polonia nuk ka licencë për një gjë të tillë. Prania e shumë varianteve dhe shpeshtësia me të cilën ato ndërrohen  flet për mungesën e një qëndrimi të qartë. Një qëndrim i qartë për kapacitetin e Forcave Ushtarako-Ajrore në momentin e tanishëm të tensionit në rajonin e Detit të Zi, të fluturimeve të shpeshta të avionëve rusë në hapësirën ajrore në afërsi të Bullgarisë dhe të angazhimeve ndaj NATO-s për rojë luftarake në lidhje me këtë. Të gjitha këto janë çështje të ngutshme në sfondin e shumë pikëpyetjeve, sepse Bullgaria mund të shpresojë në gjuajtësit MiG-29 vetëm deri në mesin e vitit tjetër; deri atëherë nuk ka mundësi teknike të armatoset me makina të reja; nuk ka mjete financiare për këtë, nuk ka edhe pajtim me idenë që ruajtja e hapësirës ajrore bullgare të merret nga shtete të tjera. Situata duket mjaft e ndërlikuar që të mund të përballohet me zgjidhje standarde dhe të lehta. Siç duket zgjidhje do të kërkohet dhe do të gjendet, me çdo çmim, me ndihmën nga jashtë.


Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD