“Njeriu i cili nuk lexon libra të mirë nuk ka përparësi para njeriut, që nuk mund t’i lexojë” – ka thënë që në shekullin e XIX shkrimtari Mark Twain. A lexojnë bullgarët? Cilat libra preferojnë? A do të zëvendësojnë librat elektronikë variantin në letër? Pse bullgarët gjithnjë e më rrallë frekuentojnë bibliotekat? Përgjigje këtyre dhe pyetjeve të tjera kërkuam në grupin më të madh bullgar në Facebook të përdoruesve të librave elektronikë, pyetëm bibliotekarë dhe shitës të librave. Çfarë janë rezultatet e anketimit?
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave gjatë vitit 2011 51% prej bullgarëve nuk kanë lexuar asnjë libër, vetëm 19% prej popullsisë së vendit tonë kanë lexuar mbi 10 libra. Këto shifra janë shqetësuese. Prandaj nuk mund të mos na gëzojë fakti, se në hapësirën bullgare në internet popullaritet fitojnë grupet, të kushtuar librave dhe leximit. Ndër klasikët e preferuar bullgarë pjesëmarrësit në anketim radhiten Dimitër Dimov, Dimitër Talev, Ivan Vazov dhe Nikollaj Hajtov, ndërsa nga të huajt – Shekspir, Mihail Bulgakov, Xhon Stajnbek dhe Gabriel Garsia Markes.
Sa u përket autorëve bashkëkohorë bullgarë, më shumë se gjysma prej të intervistuarve ndajnë, se duan dhe lexojnë vepra të tyre. 27% janë kategorikë, se ndër veprat e autorëve të sotëm nuk ka asgjë me vlerë, një përqindje jo e vogël prej tyre u përgjigjen, se leximi i këtyre librave është thjeshtë modë. Georgi Gospodinov, Donka Petrunova, Ivan Trenev – këta shkrimtarë përmendën pjesëmarrësit në anketimin tonë. A është dakord me këtë mendim Pavlina Genova nga një librari e njohur bullgare?
“Autorët e sotëm që shkruajnë për të rriturit, nuk kërkohen shumë. Natyrisht blihen vepra të Stefav Canevi, i cili gëzon popullaritet të madh, me gjithë se kohën e fundit nuk ka botuar ndonjë libër të ri. Kërkohen libra të Kalin Terzijskit, por në përgjithësi rrallë herë kërkohen autorët bullgarë. Por për fëmijët shkrimtarët bullgarë janë ndër të preferuarit. Të vegjlit orientohen nga vizatimet, por librat i zgjedhin prindërit e tyre. Adoleshentët zgjedhin vetë librat e tyre. Më shumë lexohen fantasy dhe romane bashkëkohore historike. Nga autorët bullgarë më shumë pëlqehet Jullka.”
Në anketimin е zhvilluar u shtrua dhe një pyetje që është shumë e rëndësishme për botën tonë të digjitalizuar: për vendin e librit elektronik në jetën e bullgarit. Në praktikë të gjithë pjesëmarrësit ishin kategorikë, se ai kurrë nuk do të zëvendësojë librin tradicional në letër. Me gjithë se me asgjë nuk mund të krahasohet ndjenja të mbash ne dorë një libër të vërtetë që mban erën e bojës, të shfletosh me kënaqësi faqet e tij, mezi 4% prej të anketuarve lexojnë libra të tillë.
66% prej pjesëmarrëseve në anketimin tonë përdorin rrallë herë ose kurrë shërbimet e bibliotekave dhe vatrave të kulturës. Si probleme ata theksuan mbylljen e bibliotekave, mungesën e kushteve për lexim në sallat e leximit, mungesën e librave të rinj ose ardhjen e tyre me vonesë të madhe.
Ja se çfarë na tregoi Ljubov Ivanova, bibliotekare e cila punon po thuaj se 30 vjet në një prej vatrave të kulturës në Sofje.
“Në bibliotekat vijnë gjithnjë e më pak njerëz, sepse nuk mund të gjejnë letërsinë që i intereson. Më përpara në mënyre të centralizuar na furnizonin me veprat e reja artistike, përveç kësaj edhe ne blinim libra suplementarisht. Tani për muaj na japin rreth 50 euro për libra të rinj, kur çmimet e librave janë nga 8-10 euro, përfytyroni ju vet sa libra mund të blejmë brenda vitit.”
Për 34% prej njerëzve që frekuentojnë bibliotekat dhe vatrat e kulturës ka një lajm të mirë, i cili do të gëzojë para së gjithësh lexuesit në vendbanimet më të vogla. Si dhe ata qe nuk mund të ndajnë shumë mjete për blerjen e librave. Ministria e Kulturës miratoi një Standard të ri për shërbimet informative dhe për bibliotekat. Me zbatimin e tij bibliotekat bullgare duhet t’u përgjigjen të gjitha kërkesave ndërkombëtare për qendrat moderne për përhapjen e informacionit dhe dijeve.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..