Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fitorja e Erdoganit dhe marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Turqisë

БНР Новини
Në situatën aktuale Evropa preferon të ketë për partner një lider të fortë me shumicë parlamentare.
Foto: EPA/BGNES

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, partia e të cilit e Drejtësisë dhe Zhvillimit fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në mënyrë bindëse, i cilësoi zgjedhjet si një hapë drejt qëndrueshmërisë së Turqisë.

“Strategjia e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimitpërfshinte rritje të tensionit, konsolidim të elektoratit nacionalist, izolim sa më të madh të partisë së majtë pro kurdëve Parti Demokratike të Kombeve – shpjegoi Ljubomir Kjuçukov – drejtor i Institutit për Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Në se kjo parti nuk kishte kaluar barrierën 10 përqindëshe për hyrje në Parlamentin turk, atëherë Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit do të fitonte shumicë të kualifikuar. Nga njëra anë ishin veprimet e përforcuara nacionaliste të qeverisë, nga ana tjetër – sulmet e përgjakëta në Syruç dhe në Ankara, të cilat suplementarisht ashpërsuan tensionin. Rezultati ishte polarizimi i shoqërisë turke. Kështu Erdogani fitoi, krijoi qeveri, por nuk mori mjaftë vota për të formuar një shumicë, që do t’i lejonte atij të kryente ndryshime të kushtetutës në drejtim të republikës presidenciale. Mesazhi kryesor i këtyre zgjedhjeve ishte fitore e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit apo kaos në shtet dhe probleme për sigurinë e Evropës për shkak të krizës në Lindjen e Mesme.”

Të gjithë faktorët e jashtëm janë të kënaqur me këtë zhvillim të situatës dhe është e dukshme se Evropa preferon të ketë për partner një lider të fortë me shumicë parlamentare.

“Në këtë kuptim , sipas docentit Pllamen Rallçev nga Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, roli i Erdoganit si një diktator kyç i besueshëm është pozitive për presidentin turk. Në plan afatgjatë nuk dimë si do të zhvillohet situata dhe nuk është e qartë deri kur do t’u përgjigjet interesave të huaja. Kemi shembuj të tillë të diktatorëve të ngjashëm në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme dhe dimë çfarë u ndodh me ta. Jam i sigurt se Erdogani do të fillojë të manipulojë BE-në me frikën prej valës së migrantëve. Nuk mendoj se Turqia do të vazhdojë të punojë për anëtarësi në BE. Fqinja jonë tashmë ka përfitim të caktuar nga marrëdhëniet e saj me BE – ajo është pjesë e Bashkimit Doganor dhe pozitivet ekonomike janë të padiskutueshme. Këtu e më tej strategjia e Erdoganit nuk përqendrohet mbi Evropën dhe ai do të përpiqet të arrijë kompromise të përcaktuara në mënyrë manipulative.”

Marrëdhëniet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Turqisë janë të rëndësishme për sigurinë tonë, shpjegoi Ljubomir Kjuçukov: “Bullgaria, si pjesë e BE-së i ka të njëjta problemet dhe shqetësimet, siç Evropa, por në një shkallë më të madhe. Në se këta 2 milionë refugjatë do të përdoren për presion nga ana e Turqisë mbi Evropën, me siguri shteti ynë do të pasojë më keq. Ky dialog i vazhdueshëm që Bullgaria e zhvillon me Ankara është me rëndësi të madhe për sigurinë tonë kombëtare dhe unë pres se ai do të vazhdojë.”

Docenti Pllamen Rallçev prognozon se në Turqi mund të eskalojë situata dhe duhet pasur parasysh në çfarë procese negative ajo do të ndikojë negativisht marrëdhëniet dypalëshe të Bullgarisë me fqinjën e saj jugore.

“Proceset e ristrukturimit të shoqërisë turke dhe rritja e konflikteve brenda saj janë shumë të konsiderueshme dhe ato mund të ndikojnë negativisht sigurinë e Turqisë. Për Bullgarinë mund të ketë pasoja edhe nga politika e Erdoganit për kthimin e Turqisë në qendër gravitacioni  për të gjithë myslimanët nga ish hapësira e Perandorisë Osmane – trojet bullgare kanë qenë pjesë e saj. Kjo qendër gravitacioni ndikon jo vetëm për shkaqe religjioze, por edhe për shkaqe sociale – papunësi, shëndetësi. Ky konfrontim i brendshëm u përket emigrantëve bullgarë në Turqi, të cilët kanë shtetësi të dyfishtë. Po punoj mbi një libër dhe në lidhje me të duhej të bëja anketa anonime ndër të shpërngulurve bullgarë në Turqi. Një pjesë e madhe prej tyre nuk miratojnë politikën e Erdoganit dhe mendojnë se në rast të zhvillimit të keq të situatës, ata mund të mendojnë për kthim eventual në Bullgari. Askush nuk punon mbi këtë hipotezë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD