“Bullgaria është vendi më i varfër në BE-në”. Kjo fjali asiston në çdo publikim të mediave të huaja për Bullgarinë. Dhe megjithëqë tingëllon si një shabllon, kjo thënie vazhdon të jetë e saktë. Shkaqet për varfërimin e qëndrueshëm të bullgarëve, si dhe rrugëdaljen e mundshme nga spirali i varfërisë, kërkuan pjesëmarrësit e konferencës së organizuar nga Instituti i Ekonomisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Fondacioni Gjerman “Fridrih Ebert”. “Varfëria duhet të jetë temë qendrore në diskutimin shoqëror” – tha zëvendës kryeministri dhe ministër i punës dhe i politikës sociale Ivajllo Kallfin. Ai vizatoi tablonë e varfërisë në Bullgari dhe paraqiti politikat e qeverisë për kapërcimin e saj. Çdo i pesti në Bullgari jeton në varfëri, ndërsa 40 për qind prej popullsisë është e kërcënuar nga varfëria. Këtë e tregojnë analizat e Ministrisë së Punës dhe të Politikës Sociale.
“Janë me rëndësi shkaqet për këtë zhvillim, sepse ato sugjerojnë politikat për kapërcimin e këtij problemi – theksoi zoti Kallfin. – Në radhë të parë të varfrit janë pa punë. 50.2 për qind prej të papunëve jetojnë në varfëri. Në radhë të dytë të varfrit janë fëmijë. Përqindja e fëmijëve që jetojnë në varfëri është jashtëzakonisht e lartë. Në radhë të tretë në grupin e të varfërve hyjnë të moshuarit e vetmuar mbi 65 vjet dhe familjet me tre ose më shumë fëmijë.”
Ivajllo Kallfin tregoi edhe një shkak tjetër të rëndësishëm për varfërinë, e pikërisht se pjesa dërmuese e të varfërve janë pa ose me arsim të ulët. Kuota e të varfërve me arsim të ulët, që punojnë arrin 63.5 për qind. Ato shkaqe arsyetojnë politikat e qeverisë.
“Është e dukshme, se politika më e qëndrueshme është qasja me tregun e punës – theksoi ministri Kallfin. – Ky proces është i vështirësuar për të rinjtë deri në 29 vjet dhe për njerëzit në moshë mbi 50 vjeç, të cilët përbëjnë gjysmën e të papunëve të regjistruar.Pikërisht ata hyjnë në grupin e njerëzve afatgjatë papunë. Shumë prej njerëzve me aftësi të kufizuara gjithashtu hyjnë në grupin e të papunëve dhe të varfërve.”
Problemi me të papunët në moshë para pensionimit dhe me njerëzit me aftësi të kufizuara është shumë i madh, pranoi ministri Kallfin. Kjo sepse shteti nuk ka gjetur mënyrë të tërheqë interesin e biznesit mbi ato dy grupe njerëzish. “Të gjitha programet vepruese kanë të bëjnë me punësim të subvencionuar kryesisht në sektorin publik, gjë që nuk siguron zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive të këtij problemi” – komentoi ministri.
Një qëndrim kritik ndaj politikave të Ministrisë së Punës dhe të Politikës Sociale shprehu Ljuben Tomev – drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe Sindikale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Sipas tij pothuajse të gjitha konceptet për luftimin e varfërisë nuk iu shpresojnë një politike për arritjen e niveleve të mesme evropiane të jetës. Lidhur me këtë zoti Tomev tha:
“Problemi i madh i Bullgarisë është, se të ardhurat janë në nivele tepër të ulëta, gjë që nuk lejon sigurimin e mjeteve të domosdoshme për jetesë dhe nuk jap mundësi për formimin e një klase të mesme.”
Sipas llogarive të Institutit të Studimeve Sociale dhe Sindikale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari të ardhurat e mesme e një personi të një familjeje është përafërsisht dy të tretat e mjeteve të domosdoshme për jetesë, gjë që përbën përafërsisht 280 euro për muaj. “Mezi 20 për qind prej familjeve në Bullgari e tejkalojnë këtë shumë” – theksoi zoti Tomev. Duke kërkuar zgjidhjen e problemeve profesori Ganço Gançev nga Instituti i Ekonomisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare e vuri theksin mbi lidhjet midis zhvillimit ekonomik dhe varfërisë.
“Rritja ekonomike është faktori i cili duhet të çojë në uljen e varfërisë – theksoi profesori Gançev. – Prej kohe dihet, se kur ekonomia zhvillohet mirë, atëherë ka më shumë para për rrogë, që këtu edhe papunësia është më e ulët dhe ka më pak të varfër. Krahas kësaj edhe në buxhet ka më shumë para, gjë që lejon që shteti nëpërmjet pagesave sociale të ulë nivelin e varfërisë. Ekziston një varësi të anasjellë, domethënë, ekonomitë me një nivel më të ulët karakterizohen me një pabarazi sociale dhe varfëri.”
Megjithëqë nuk u prek shumë nga kriza ekonomike në Evropë, Bullgaria akoma nuk mund të rimëkëmbet dhe rritja ekonomike është minimale, gjë që nuk lejon edhe rritjen e të ardhurve. Profesori Gançev i shikon shkaqet për këtë në konkluzionet, të cilët Bullgaria nuk bëri pas krizës.
“Bullgaria është vendi i vetëm në Evropën Lindore, e cila pas krizës nuk realizoi një reformë fiskale. Nuk ka dallim të madh midis asaj të jetoni në asistencë, ose do të filloni punë me rrogë minimale. Situata më e keqe është që të ardhurat më të ulëta të tatohen. Domethënë në rrethana të tilla nuk ka asnjë stimul, që të varfrit të nisin punë me rrogë të ulët. Bullgaria është shteti i vetëm në Evropën Lindore, i cili taton të ardhurat më të ulëta.”
Koalicioni i ndërlikuar që është në pushtet në Bullgari tani për tani nuk lejon ndryshime në politikën tatimore, deklaroi ministri Ivajllo Kallfin. Sipas tij tatimet e ulëta janë shkak për të ardhurat e ulëta. Prandaj politika e ministrisë së tij përqendrohet mbi masa të tjera.
“Atë, që shoqëria duhet të bëjë ka të bëjë me arsimin, me aksesin me vendet e punës dhe me përfshirjen e të varfërve ose të kërcënuarit nga varfëria në tregun e punës – theksoi zoti Kallfin. – Kjo nuk duhet të bëhet vetëm nëpërmjet punësimit të subvencionuar. Asistencat sociale duhet të jenë për ata njerëz, të cilët për shkaqe objektive nuk kanë mundësi të hyjnë në tregun e punës. Ata janë njerëzit me mundësi të kufizuara, të moshuarit, të papunët në moshë para pensionimit dhe të rinjtë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..