Në programin e “Festivalit Muzikor të Vitit të Ri” në Pallatin Kombëtar të Kulturës do të mbahen dy koncerte të solistëve dhe kompozitorëve të rinj. Projekti mban emrin Ura kulturore ndërkombëtare – “Sofja takon Luksemburgun”. Ai organizohet nga Asociacioni i Luksemburgut “Artistes en Herbes”, me presidente Allbena Vraçanska. Asociacioni organizon edhe konkursin me të njëjtin emër, kurse ndër anëtarët e jurisë është edhe prof. dr. Borisllava Taneva – pedagoge në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov”. Në saje të dy bullgareve në fund të kësaj jave projekti do të paraqitet para publikut të kryeqytetit. Më 11 dhjetor do të dëgjojmë solistët e Luksemburgut, bashkë me filarmoninë “Pionieri”, me dirigjent Ljubomir Denev – i riu.
“Do të filloj me vitin 2010. Shpesh kompozoj muzikë për pianistë të rinj, për shkak të faktit se përveç specialitetit piano jam pedagoge edhe në Akademinë Muzikore Kombëtare. Pak para vitit 2010 botova një përmbledhje me pjesë të tilla dhe e dërgova për konkursin unikal për kompozime me tematikë për fëmijë në Luksemburg. Veprat fituan Gran Pri, ky ishte edhe takimi im i parë më këtë shtet. Juria më ftoi për t’u bërë pjesë e saj në edicionin e konkursit vitin tjetër. Konkursi u është orientuar fëmijëve dhe edukimit të tyre muzikor. Kategoritë, në të cilat kompozitorët garojnë, janë dy dhe ato nuk konkurrojnë njëra tjetrën. E para është “Fëmijët kompozojnë për fëmijët”, kurse e dyta “Të moshuarit kompozojnë për fëmijët”. Kompozimet e më të vegjëlve bëjnë përshtypje më të madhe. Në fakt kjo është edhe një prej kauzave të mia personale dhe profesionale – më të vegjlit dhe më të rinjtë duhet të stimulohen në krijimin e artit. Dëshira ime të gjejë një publik real dhe një skenë për materializimin e këtyre veprave para publikut lindi në mënyrë spontane. Bashkë me asociacionin “Artistes en herbes” dhe presidenten e tij Allbena Vraçanska vendosëm ta realizojmë këtë ide në Bullgari. U gëzova shumë se organizatorët e “Festivalit Muzikor të Vitit të Ri” e pranuan idenë. Atje do të marrë pjesë filarmonia “Pionieri” dhe fëmijë-solistë nga të dyja shtetet. Koncerti-matine ditën e shtunë do të paraqesë veprat e dekoruara të konkursit unikal për kompozimet për fëmijë.”
“I njoh shumicën e fëmijëve, që do të marrin pjesë në koncerte, sepse kam organizuar klasa mjeshtri në Luksemburg – thotë prof. Taneva. – Ata janë të moshës nga 10 deri në 18 vjeçe. Ka interpretues nga kombësi të ndryshme. Mund të dalloj pianisten Zala Kravos, e cila ka ardhur në Bullgari disa herë. Ajo është nxënëse e Mari Zhoao Piresh në Bruksel, e cila është një prej emrave të mëdhenj në interpretimin në piano. Pianistja do të ekzekutojë pjesën e dytë dhe pjesën e tretë të Koncertit për piano dhe orkestër Ravel në G dur. Një pjesëmarrës tjetër i talentuar është Gavril Lekuit. Ai do të interpretojë Rapsodinë e Koncertit për violinë “Cigania”, përsëri nga Raveli. Do të marrë pjesë edhe Nikollaj Dimitrov – një pianist shumë i suksesshëm 14 vjeç nga qyteti Ruse. Ai është mbajtës i shumë çmimeve prestigjioze. Në koncertin ditën e shtunë, ku do të marrin pjesë kompozitorët e dekoruar në konkursin në Luksemburg, do të jetë e pranishme Sofia Bolonaki, e cila ka një çmim nga 2010-ta. Do të paraqitet edhe Marta Gajtanxhieva, me çmimin e tretë të vitit 2015. Nga seksioni për të moshuarit gjithashtu do të ketë disa përfaqësues interesantë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..