Para pak kohe kur u solidarizua me ish Ministrin e Drejtësisë Hristo Ivanov, i cili dha dorëheqje për shkak të mospranimit të ideve të tij për reformën e gjyqësorit në parlament, Presidenti Rosen Plevneliev me siguri nuk ka supozuar, se në postin e liruar do të vinte njeri prej njerëzve të tij më të besuar – shefja e kabinetit të tij Ekaterina Zaharieva.
Ministrja e re e Drejtësisë mori përgjegjësi të rënda në një situatë të ndërlikuar rreth reformës gjyqësore, si dhe në rrethet politike, të juristëve dhe organizatave joqeveritare që kanë të bëjnë me materinë juridike. Kandidatura e Zaharievës për Ministër të Drejtësisë mori përkrahjen e plotë jo vetëm të Partisë në pushtet GERB dhe Partisë ABV. Votat në forcën e dytë në shumicën drejtuese – Bllokut të Reformatorëve, u ndanë në 13 “pro”, 6 “abstenuar” dhe 1 “kundër”. Ministri i ri ka gjithashtu një mbështetje të pjesshme nga grupet parlamentare të Frontit Patriotik dhe të “Qendrës Demokratike Bullgare”, por forcat e mëdha të opozitës – PSB dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, janë kategorikisht kundër saj. Pjesë prej oponentëve të Zaharievës në rrethet politike dhe profesionale janë shumë kritikë dhe e përkufizojnë si një juriste e dobët, me gjithë se ka mbaruar juridikun, si administratore e dobët, me gjithë se tashmë ka qene ministre në dy qeveri teknike.
Situata e ndërlikuar rreth reformës gjyqësore zotëron jo vetëm mes forcave politike, por edhe mes magjistratëve. Në situatën e një rebelimi pa precedentë për magjistratët, Lidhja e gjyqtarëve kërkoi dorëheqjen e gjithë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sepse sipas tyre me një sërë vendimesh kontradiktore institucioni është kompromentuar dhe nuk mund të zbatojë më detyrimet e veta. Një indinjatë mes magjistratëve shkaktoi vendimi i radhës i Këshillit, siç duket i marrë nën ndikimin e pushtetit ekzekutiv, që të mos zgjidhet gjyqtarja e autoritetshme Neli Kuckova për Kryetar të Gjykatës së Apelit të Sofjes. Kryetari i Gjykatës së Kasacionit deklaroi, se gjatë muajve të fundit zhvillohet një luftë pa precedentë të statukos dhe oligarkisë kundër reformës së vërtetë të gjyqësorit. Gjyqtarët protestuan para Pallatit të Drejtësisë për herë të parë në histori, ndërsa organizata joqeveritare “Drejtësi për secilin” këmbënguli që ministri i ri të fillojë procedurë për ndryshime në kushtetutë dhe të parashtrojë në parlament projektin e përgatitur nga paraardhësi i saj për Ligj të ri për pushtetin gjyqësor. Me presionin nga brenda në sistemin e drejtësisë u solidarizuan nga jashtë ambasadorët e Holandës dhe të Britanisë së Madhe, përpara kësaj dhe ambasadori i Francës u solidarizua me ish ministrin e drejtësisë.
Ministrja Zaharieva, e cila ndodhet aktualisht nën “zjarr të kryqëzuar” nga ana e forcave politike, nga rrethet e magjistratëve dhe rrethet diplomatike, shpalli disa prej synimeve të saj të para. Nuk do të zërë anë në mosmarrëveshjet, që kanë çuar në dorëheqjen e paraardhësit të saj Hristo Ivanov. Do të punojë për Ligjin për pushtetin gjyqësor, por ai do të dallojë nga varianti i paraardhësit të saj, do të përshtatet me dispozitat e reja kushtetuese pas ndryshimeve të fundit në ligjin kryesor. Nuk do të iniciojë ndryshime të reja në Kushtetutë për shkak të mungesës së kohës, do të punojë mbi ligjin për reformën në sistemin e gjyqësorit. Në lidhje me këtë pas Vitit të Ri do të formojë një Këshill për reformën e gjyqësorit – ku mund të hyjnë përfaqësues të magjistratëve, të rretheve shkencore dhe të shoqërisë civile. Në lidhje me çështjet kontradiktore ajo përdor argumentin se e vërteta është diku në mes dhe vetë ajo do të synojë për dialog. Vazhdimi i reformave kushtetuese do të kërkonte akoma disa muaj për diskutime, ndërsa në fund të janarit pritet vlerësimi i radhës i KE për përparimin tonë në sistemin e drejtësisë. Në këtë situatë është më mirë të ketë reforma, qoftë edhe të pjesshme, por në drejtimin e duhur. Për qëllime më ambicioze aktualisht vendi nuk ka shumicë të qëndrueshme politike dhe parlamentare.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..