Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritet presioni mbi vendet e Evropës Lindore për pritjen e refugjatëve

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Takimi i nivelit të lartë i BE në Bruksel siç pritej përfundoi pa vendime të rëndësishme, por me gjithë atë mbeti shija e hidhur për ndarjen që po thellohet midis vendeve anëtare të vjetra dhe vendeve të Evropës Lindore. Konflikti konsiston në ndarjen e refugjatëve në bazë të parimit të miratuar të kuotave, kundër të cilit u shpallën disa shtete evropianolindore si Polonia dhe Hungaria. Kryeministri i Bullgarisë për herë të radhës konfirmoi gatishmërinë e Sofjes të zbatojë angazhimet e saj, por u shpall kategorikisht kundër idesë qe shtetet të cilët marrin më pak ose refuzojnë të pranojnë migrantë, të marrin fonde të kufizuara evropiane.

Konflikti u thellua edhe më shumë në prag të Takimit të nivelit të lartë të BE në Bruksel, kur Kancelari i Austrisë Werner Faymann kërcënoi vendet e Evropës Lindore me pakësimin e subvencioneve evropiane, nëse vazhdojnë të refuzojnë të presin refugjatë. “Solidariteti në Evropë nuk është rrugë me lëvizje vetëm në një drejtim” – deklaroi kancelari dhe theksoi, se nuk përjashton bile pakësimin e kuotës së Austrisë në buxhetin e BE. “Kriza e refugjatëve rëndon mbi buxhetet kombëtare dhe pasi disa vende refuzojnë në mënyrë solidare të marrin përsipër pjesë prej kësaj barre, për vende si Austria bëhet vështirë të derdhin shuma kaq të mëdha në buxhetin evropian.” Tonin e rreptë nga Vjena e komenton Ambasadori i Austrisë në Sofje:

“Tashmë është e qartë, se asnjë vend i prekur nga fluksi i refugjatëve nuk është në gjendje të përballojë vetë problemin – thotë Ambasadori i Austrisë Roland Hauser. – Mund të ketë vetëm zgjidhje të përbashkët evropiane, kjo do të thotë solidaritet. Nuk mundet që vende anëtare të BE të sillen sikur problemi nuk i prek. Askush nuk ka të drejtë të kthehet anës dhe kjo vlen edhe për të ashtuquajturit “përfituesit neto të ndihmave evropiane”. Ideja e Austrisë si një vend relativisht i vogël, por i cili derdh shumë më të madhe në buxhetin e BE se sa marrë si subvencion, në fakt nëpërmjet nismës konkrete për pritjen e refugjatëve nga Turqia është një apel për vlerën kryesore të BE – solidariteti.”

Në fakt fluksi pa precedent i refugjatëve gjatë kësaj vere e gjeti Evropën Perëndimore të papërgatitur, e vuri Bullgarinë në po këtë situatë qysh para dy vjetëve. Atëherë vendi ynë si Greqia dhe Italia, bënin thirrje për ndarjen solidare të barrës. Ndoshta kjo e detyroi Kryeministrin bullgar Bojko Borisov të komentojë ashpër idenë e Austrisë për pakësimin e fondeve evropiane dhe të paralajmëroi, se kjo temë e shtruar në këtë mënyrë mund të krijojë lëkundje në BE dhe të vërë  në situatë delikate shumë kryeministra”. Kancelari austriak e quajti krizën me refugjatët  “test sprove” për BE. A mund të kthehet ajo në problem për tërësinë e BE?

“Kriza me refugjatët me siguri është një prej sprovave më të mëdha para BE që nga krijimi i tij deri më sot. Por BE gjithmonë ka arritur të gjejë zgjidhjen e drejtë – thotë Ambasadori Hauser. – Besoj që edhe tani do të jetë kështu dhe se evropianët do të shfaqin arsye të shëndoshë dhe solidaritet në zgjidhjen e krizës. Por në vend të parë duhet të zgjidhet konflikti në Siri dhe Irak, që kërkon kohë. Duhet të formohen zona të sigurisë, pika të nxehta për regjistrimin parësor të refugjatëve dhe ndarjen e tyre pas kësaj dhe jo në vend të fundit të sigurohet mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE. Pikërisht këto janë temat e Takimit të nivelit të lartë në Bruksel. Por më kryesorja mbetet përpunimi i politikës së përbashkët evropiane për seleksionimin e njerëzve – në ata që kërkojnë mbrojtje dhe ata që vijnë në Evropë me motive të tjera.”

Si fluksi i migracionit, ashtu dhe terroristët potencialë janë të favorizuar nga Marrëveshja e Shengenit dhe mungesa e kontrollit kufitar, KE tashmë hartoi një propozim për forcimin e sigurisë nëpër kufijtë e jashtëm të BE. “Bullgaria e përballon vetë ruajtjen e kufijve, por nëse ka ndihmë financiare, nuk do të refuzojmë” – komentoi pozitën bullgare kryeministri Bojko Borisov. Siç dihet, Bullgaria prej kohe pret që të aderohet në zonën pa kontroll kufitar. A ka të ardhme Shengeni?

“Marrëveshja e Shengenit aktualisht është vënë në sprovë – mendon Ambasadori Hauser. – Në kuadrin e zonës së Shengenit ngrihen rrethime, kontrolli kufitar përsëri është kthyer. KE mendon seriozisht për ndryshime në këtë drejtim, kështu që mendoj se tani nuk është koha që Bullgaria të insistojë për aderimin. E ardhmja e Shengenit nuk është e qartë. Bullgaria duhet të presë dhe kur kuadri i ri i Shengenit do të sqarohet të shtrojë në rendin e ditës kandidaturën e vetë. Unë jam i sigurte, se atëherë Austria do të përkrahë Bullgarinë.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD