Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Xhaz trombonisti Vili Stojanov me incizime dhe turne të reja

Foto: Брас Асоциация

Tromboni është ndër veglat muzikore që kanë aplikim të njëjtë si në muzikën klasike, ashtu edhe në atë xhaz. Velisllav Stojanov gjatë viteve të fundit bëri shumë që ky instrument të fitojë popullaritet më të madh në skenën tonë muzikore. Dëshmi për këtë është projekti i tij më i ri “Tromboni i Vilit në muzikën swing”, në të cilin ai i kushton vëmendje zhvillimit të instrumentit gjatë viteve, duke filluar nga swingu amerikan gjatë viteve 30 të shekullit të kaluar. Më 20 janar në një klub të kryeqytetit Vili Stojanovi bashke me  Xhaz trion  prezantoi trombonin në një dritë të panjohur për shumicën e melomanëve. 

Këtë  projekt  e kisha planifikuar, por nuk pata kohë për ta realizuar – rrëfen ai. Si trombonist i kushtoj vëmendje më të madhe këtij instrumenti. Në SHBA ai gëzon respekt të madh dhe ka shumë muzikantë që kanë kontribuar për  zhvillimin e tij në gjini të ndryshme. Projekti im i ri i është kushtuar pikërisht trombonit. Dëshira ime e madhe është ta njohë publikun  bullgar me xhaz muzikën e interpretuar me trombonin përtej oqeanit. Koncerti ynë i parë përfshinte pjesa të trombonistëve të ndryshëm amerikanë. Në koncertin  tjetër kam ndërmend t’i kushtoj vëmendje më të madhe stilit të J.J.Johson  dhe veprave të tij të autorit. Pas kësaj planifikoj të vazhdoj me një trombonist tjetër  Slide Hampton. Në këtë mënyrë do të zhvillojë projektin. Përpiqem që të kërkoj anën romantike në muzikën swing dhe erën e bi bob.


Vili Stojanov para disa viteve krijoi bendin e tij “Brazz ViliDJ” me të cilin incizoi albumin “Blow Your Brainzz Out”. Në disa prej pjesëve përveç  në trombon, ai interpreton dhe vokalin. Tani Vili rifillon punën me të me  koncert  më 10 shkurt në një klub në Sofje. Instrumentisti ka bërë disa ndryshime në përbërjen dhe tingëllimin e bendit. Deri tani janë gati 15 kompozime të reja të autorit të “Brazz ViliDJ”. Aktualisht trombonisti bashkë me kolegët e tij prej formacioni po përgatit një seri koncertesh për të prezantuar pamjen e re e grupit.

Më 27 janar Vili Stojanov prezantoi një projekt tjetër interesant me instrumentin trombon, që mban emrin  “T-Bone Party”. Në të ai është në skenë me kolegët e tij Atanas Karafezliev – pedagog në Akademinë Muzikore dhe trombon i parë në Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, Bozhidar Vasilev – krijues i “Southwick” dhe Dimitër Stoev – trombonist në “Big Band Brazz Association” dhe në “Mango Duende”. Adhuruesit e xhazit u kënaqën me pjesët e vjetra amerikane xhaz të viteve 40 të shekullit të kaluar. Më 12 shkurt  Vili fillon një turne me “Brazz Association Kombo”:

Снимка

Prej kohe me trumpetistin Mihaill Josifiov kemi dëshirë për një turne nëpër Bullgarinë, që të prezantojmë kolektivin tonë edhe në qytete të tjera të vendit. Vështirësia  lidhet me faktin, se formacioni përfshin 7 veta dhe  është problem të gjendet skenë të përshtatshme jashtë Sofjes. Por pas një pjesëmarrje eksperimentale në Burgas  u bindëm se kjo mund të rregullohet. Kështu kemi planifikuar të japim koncerte  deri në fund të shkurtit në qytetet – Ruse, Varna, Burgas, Veliko Tërnovo, Stara Zagora, Plovdiv. Në  Gabrovo do të kemi shfaqje në  fillim të marsit. Kudo do të japim nga dy koncerte – i pari do të jetë në sallë dhe repertori do të ketë orientim instrumental. Misho tashmë është gati me katër pjesa të reja që do të ekzekutojmë. Pas kësaj do të kemi koncerte  edhe në skenën e ndonjë klubi të qytetit përkatës.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD