Ata do të jenë bashkë në skenë me korin e njohur “Zërat Kozmikë” me dirigjente Vanja Moneva. Tabloja laramane shtohet edhe nga formacioni i vogël i orkestrës simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Publiku do të dëgjojë vepra të kompozitorëve të njohur nga disa gjenerata – Stefan Mutafçiev, Krasimir Kjurkçijski, Nikollaj Kaufman, Millço Vasillev, Georgi Andreev e të tjerë. Për herë të parë “Vallja e nestinarëve” nga Marin Goleminov do të ekzekutohet në një variant për orkestër popullor. Ndoshta kjo është melodia më e njohur nga baleti “Nestinarka” i këtij kompozitori të madh bullgar. Transkribimi është vepër i muzikantit Dimitër Stançev. Veprat e reja, premiera e të cilave do të jetë pikërisht në këtë koncert janë disa. “Kënga dhe valle e dasmës” për kor dhe orkestër nga Dimitër Trifonov. Kostadin Gençev dhe Dimitër Hristov kompozuan pjesa për dy grupe folklorike, për instrumente klasike dhe për këngëtaren popullore Evelina Spasova, të cilën do të dëgjojmë si soliste.
Do të përmendim, se ky koncert është pjesë e programeve tematike të Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, që përfshinin koncertet “Ritmi i Ballkanit”, “Klasikët e muzikës dasmore bullgare”, “Arti i koncert mjeshtërve”, “Portrete muzikore”. Para një muaji orkestra më prestigjioze e muzikës popullore mori çmimin e Radios Kombëtare Bullgare “Sirak Skitnik”. Sezoni është tepër i suksesshëm edhe për korin popullor të grave “Zërat Kozmikë” dhe për dirigjenten Vnja Moneva. Në fund të vitit 2015 ato u kthyen me çmimin e parë dhe të vetëm nga Konkursi Ndërkombëtar Koral i Radios dhe Televizionit Evropian në kategorinë pop, xhaz dhe gospel.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaKopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..
Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..
Dita e parë e janarit është e mbushur me shumë emocione, pritje dhe gëzime të shoqëruara me shpresën për një vit të bekuar në të cilin çdo pjesëtar i familjes do të jetë i shëndetshëm dhe do të arrijë ëndrrat e tij. Në kalendarin bullgar të festave, 1..