Statistika regjistroi para pak kohe një fluks të investimeve të drejtpërdrejta të huaja në Bullgari gjatë gjashtë viteve të fundit. Ato tejkaluan 1.5 mlrd euro. Në të njëjtën kohë Banka Kombëtare Bullgare njofton për një zbaticë rekord gjatë vitit 2015 të kapitaleve nga vendi me përmasë 3.3 mlrd euro. Në sfondin e këtyre të dhënave kontradiktore thuhet se bilanci i pagesave i vendit është pozitiv dhe paratë e derdhura në Bullgari janë me 165.5 mln euro më shumë nga ato, që kanë dalë nga Bullgaria.
Mospërputhja është e dukshme dhe flet për disa gjëra. Pasi bilanci i pagesave është pozitiv, megjithë eksportin e forcuar të parave nga vendi, kjo do të thotë se kjo zbaticë kompensohet nga disa të ardhura suplementare. Këto mjete të freskëta mund të vijnë vetëm nga eksporti, i cili po rritet vazhdimisht. Kjo është një shenjë e qartë se ekonomia bullgare po zhvillohet mirë dhe kjo njihet edhe nga partnerët e huaj të afaristëve tanë. Një dëshmi tjetër se ekonomia bullgare është duke u zhvilluar mirë është vetë fakti se nga vendi kanë dalë 3 mlrd euro dhe kjo nuk ka shkaktuar aspak tronditje. Përveç kësaj, këto mjete janë eksportuar nga firma – bijë të kompanive të mëdha perëndimore, të cilat operojnë në vend. Kjo do të thotë se ato kanë pasur deri tani një biznes shumë të suksesshëm, që të grumbullojnë kaq shumë mjete të lira. Ky është akoma një plus për kushtet e mira të biznesit në Bullgari dhe për gjendjen e tregjeve bullgare. Këtu ndoshta duhet shtuar se këto para të paguara nga firmat në Bullgari firmave jashtë flasin për akoma një dukuri pozitive – për uljen e borxheve mes firmave. Dhe ky rrezik ishte një prej kryesoreve para biznesit bullgar, i nënvizuar në pasqyrën e fundit të ekonomisë bullgare nga Komisioni Evropian. Gjithsej ulja e rreptë e kreditimit brenda firmave, e konstatuar nga Banka Kombëtare Bullgare gjatë korrikut të vitit 2015 është me përmasë 2.5 mlrd euro. Kjo do të thotë se kompanitë bullgare u kanë kthyer borxhe me përmasë të tillë kompanive-nëna dhe kreditorëve të tjerë të jashtëm. Për periudhën janar 2015 – janar 2016 bankat në Bullgari, shumica e të cilave janë pronë e institucioneve të huaja financiare, u kanë kthyer 1.3 mlrd euro nënave të tyre jashtë. Shkaku përsëri është se ato regjistrojnë fitime shumë të mëdha dhe në të njëjtën kohë mungojnë projekte të mira, ku të investojnë kursimet e tërhequra nga qytetarët dhe firmat. Borxhet e jashtme të biznesit bullgar në përgjithësi gjithashtu janë pakësuar. Sipas vëzhguesve kjo ulje është pothuaj sa është rritja prej 3 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto. Dhe megjithatë këto borxhe nuk janë pak dhe janë baras me pothuaj një të katërtën e PBB-së. Mirëpo, duhet të kihet parasysh se firmat më të mëdha dhe përkatësisht me borxhe më të mëdha në Bullgari janë në shumicën e rasteve pronë e huaj dhe mund të supozohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre kredive janë mes firmave në kuadrin e disa grupeve të mëdha tregtare dhe industriale. Livrimi i kredive të tanishme nga një strukturë një strukture tjetër në kuadrin e një grupi është një praktikë e zakonshme dhe nuk shqetëson askë, përveç vetë menaxhimin e korporatës.
Sa për financat dhe llogaritë shtetërore, ato janë në një gjendje të mirë dhe bilanci mes të ardhurave dhe shpenzimeve të nivelit kombëtar ndiqet me kujdes dhe mirëmbahet në një nivel shumë të mirë, madje në saje të çmimit të huave të matura të jashtme.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në..