“Ky aksion, për realizimin e të cilit punojmë pothuajse gjashtë muaj, ka dy ana. Njëra është koncerti i grupeve D2 dhe Odd Crew, i cili do të jetë në majën Musalla. Më duket, se ky do të jetë një koncert rok realizuar në pikën më të lartë në mbarë Evropën. Do të përmend, se para se të emërtojnë këtë majë Musalla, ai mbante emrin e Hyjnisë supreme të protobullgarëve Tangra. Ky është emri i radios sonë. Idenë na sugjeruan miqtë tanë nga Instituti i Studimeve dhe Energjetikës Bërthamore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, të cilët kanë një bazë në majën Musalla. Pikërisht aty janë të grumbulluara mbeturina ndërtimore brenda viteve. Në shikim të parë ato nuk përbëjnë një kërcënim të madh ekologjik, por vendi i tyre nuk është aty. Ideja është, që ato të transportohen deri te plehërishta në pushimoren Borovec. Pas kësaj maja do të duket krejt ndryshe. Vitet e fundit një numër i madh njerëzish i ngjiten majës Musalla. Nëpërmjet aksionit tonë kemi për qëllim që më shumë njerëz të përfshihen në pastrimin e këtij vendi, aq të frekuentuar. Për pastrimin e rajonit iu shpresojmë vullnetarëve. Transportimi i mbeturinave mbetet detyrë e organizatorëve.”
Parashikohet, që koncerti të vazhdojë afro një orë. Sipas organizatorëve në pjesën jugperëndimore të majës formohet një hapësirë pothuajse si një amfiteatër. Pikërisht aty do të jetë publiku. Fizikanët, që kanë bazë në këtë majë do të ndihmojnë për pastërtinë e tingëllimit dhe orientimin e tij te dëgjuesit. Kjo me qëllim që të mos shqetësohet jeta e kafshëve të egra, që popullojnë malin.
Teleferiku, i cili e lidh pushimoren Borovec me rajonin Jastrebec në rrezet e majës, ditën e koncertit do të punojë deri në orën 20. Organizatorët parashikojnë, që koncerti të përfundojë deri në orën 16, kështu që entuziastët të kthehen pa probleme në pushimoren.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..