Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon Festivali Ndërkombëtar i Xhazit në Bansko

Foto: banskojazzfest.com

Edicioni i 19-të i Festivalit Xhaz në Bansko fillon më 6 gusht. Tetë ditë të tërë me radhë në pushimoren malore do të dëgjohet muzika xhaz dhe pop në interpretim të 28 grupeve gjithsejtë. Ndër emrat e njohura janë Jordanka Hristova dhe Big Benda e qytetit Bllagoevgrad, të cilët do të hapin festivalin ditën e shtune. Adhuruesit e këngëtarit bullgar Vasill Petrov do të dëgjojnë interpretimet e tij më 7 gusht bashkë me trion e pianistit xhaz Stanisllav Abaxhiev.

Ragtajm Bend me lider Rumen Aleksandrov do të ketë koncert më 8 gusht, ndërsa Diskibend – Teteven do të kënaqë publikun më 10 gusht. Për herë të parë në skenën e festivalit do të dalin edhe muzikantët e mrekullueshëm nga grupi “Brejkpoint” – Bullgaria. Edhe sivjet nuk mungon larmia e stileve dhe kombësive, karakteristike për këtë forum veror të xhazit. Muzikantët mbërrijnë nga Austria, Hungaria, Maqedonia, Serbia, Polonia, Franca, Izraeli, Italia, Portugalia dhe vende të tjera. Ata që jepen pas stilit bugi vugi prapë do të dëgjojnë pianistin Aksell Cvingenberger nga Gjermania dhe Keito Saito nga Japonia. Gjermani është një nga miqtë, të cilët shpesh herë publiku në Bankso mund të dëgjojë. Në vitin 2014 ai për herë të parë prezantoi një program të përbashkët me virtuozin japonez.

Siç njoftojnë organizatorët për herë të parë ftuan muzikantë kinezë të xhazit. Ky është grupi “Goldën Buda Xhaz Bend”. Në programin shoqërues për herë të parë parashikohet të ketë edhe “Xhaz për fëmijë”. Ndër pedagogët është profesoresha Stefka Onikjan. Publiku do të ketë mundësi të dëgjojë edhe studentët e saj nga Akademia Kombëtare Muzikore, specialiteti pop dhe xhaz. Koncerti i tyre është më 8 gusht dhe titullohet “Mjuzikëlli në xhaz”.

Më 10 gusht është koncerti i trios Sajrës Çestnët – piano, Bëster Uiljams – bas dhe Leni Uajit – bateri. Ekzekutimet e trios janë një nga theksat e festivalit. Ylli i sivjetshëm i Festivalit Xhos Stoun do të këndojë për publikun mbrëmjen e fundit. Ajo lindi në Britaninë e Madhe dhe që në moshën 14 vjeçare pushtoi publikun dhe jurinë në programin për talente të rrjetit Bi Bi Si “Yll për një natë”. Pak më vonë ajo nisi për në SHBA-në, ku incizoi albumin e parë. Pjesëmarrja në Festivalin Xhaz në Bansko është pjesë e turneut të saj botëror, që filloi në vitin 2014.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mery Boys Band shënon 30 vjetorin në skenë me një koncert feste

Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..

botuar më 25-02-06 8.20.PD

"Atje, në kthesë" - "takimi" i parë muzikor i Vasill Najdenovit dhe Vëllezërve Argirovi

Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..

botuar më 25-02-05 4.30.MD

B.T.R. me koncertet e para në Tokio dhe Honolulu

Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..

botuar më 25-02-04 6.15.PD