Ka kandiduar në Kolegjin Muzikor Berkeley dhe ka fituar gjysmë bursë. Për fat të keq prindërit e tij nuk kanë arritur t’ia sigurojnë pjesën tjetër të shumës së domosdoshme. Kështu Martin Hafizi u gjend në Holandë, në Konservatorin për Arte Kodarts, ku mbaroi për Bachelor dhe aktualisht bën studime për Master. Vetë Martin Hafizi është i bindur se “talenti nuk mund të frenohet”. Akoma më tepër se ka filluar të merret me muzikë dhe më konkretisht me bateri që në moshën 6 vjeçe, kurse në moshën 8 vjeçe Martin fitoi çmimin e tij të parë. Ka pasur shfaqje në një skenë bashkë me muzikantë të shquar si Hristo Jocov, Bobi Jocov, Hilda Kazasjan.
Është i bindur se që t’i përvetësosh sa më mirë bateritë ke nevojë për aftësi të gjera muzikore dhe duhet të luash të paktën në piano. Nëse kjo me të cilën merret sot Martin Hafizi është ëndrra e tij e realizuar fëmijërore, apo jo, për këtë do të na tregojë vetë ai:
“Pa dyshim jam më afër realizimit të ëndrrës sime fëmijërore, por jam shumë kritik dhe kam qëllime të larta. Po ndiej se jam në rrugën e realizimit të saj. Kisha nevojë për më shumë kohë, derisa të kuptoj se çfarë pikërisht dua të bëj. Që si fëmijë kisha interes ndaj daulleve dhe erdhi momenti, kur vendosa të specializoj në këtë fushë.”
“Gjithçka filloi si një dëfrim. Babai im punonte në një treg. Kur kishte kohë trokiste mbi një kuti kartoni. Tërë tregu e njihte. Një ditë kisha ardhur në treg, e ndihmoja në punë. Në një moment ai kërkoi të trokas edhe unë. Në fakt kjo nuk ishte trakullimë, sepse ai kishte shkuar në mësime rreth një vit. Ndoshta ka parë ndonjë talent tek unë, sepse vendosi të takohemi me Maria Palievën – bijën e Dobri Palievit, që të më dëgjojë. Kështu u regjistrova në Shkollën Muzikore.”
Cilat ishin daullet e para të Martinit?
“Daullet e mia të para ishin kuti konservash dhe disa llamarina, të cilat i përdorja si cimbale. Babai im i binte pak kitarës. Nganjëherë ekzekutonim së bashku muzikë të Deep Purple. Merrnim shkopinj kinezë nga restorantet kineze, me të cilat pas kësaj ekzekutoja muzikë. Kështu filloi gjithçka.”
Martin Hafizi është mbajtës i shumë çmimeve nga konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai është mbajtës i çmimit të madh prestigjioz të Dmitrij Lihaçovit në konkursin “Yjësi prej talentesh” – Sankt Peterburg, Rusi, për sukseset e tij të arritura. Cilin çmim ai mban mend edhe sot e kësaj dite?
“Kujtime më të forta kam për çmimin tim të parë. Ky ishte një moment shumë emocional. Atëherë shkoja në mësime private në shkollën muzikore. Pas tre muajsh mësimesh Maria Palieva vendosi se duhet të marrë pjesë në konkursin “Pendim” në Plovdiv – ky është një konkurs shumë i njohur. Në vitin 2001 ishte konkursi im i parë dhe atëherë fitova çmimin e parë.”
“Nuk ia kam kthyer shpinën muzikës klasike. Aktualisht bëj pjesë në kuartetin me perkusione “4Example”. Vitin e kaluar morëm pjesë në një prej konkurseve më prestigjioze në botë për ansamble me perkusione në Luksemburg. Fituam çmimin e tretë dhe çmimin e publikut. Shpresoj se në të ardhmen do ta zhvillojmë edhe këtë projekt.”
Vitet prapa kurrizit të Martin Hafizit nuk janë shumë – vetëm 23 dhe janë plotë shumë punë dhe dashuri ndaj muzikës dhe asaj me të cilën merret. Ai ka lindur në Sofje në vitin 1993. Është interesant fakti se gjyshi i tij është shqiptar, kurse gjysha e tij Maria Sllavçeva dhe babai i tij Orlin Hafizi kanë punuar në Redaksinë e Gjuhës Shqipe. Nëna e tij gjithashtu ka punuar si redaktore zëri në radio.
Çmimet për talentin e Martinit nuk janë pak. Nëse është lehtë të rritet një talent në Bullgari?
“Mendoj se nuk është lehtë, duke parë se si nëna ime dhe babai im luftojnë që të zhvillohem unë. Por mendoj se nuk është e pamundur. Më duket më vështirë sesa është në Perëndim, por kjo na bën më të fuqishëm. Përveç kësaj ne jemi njerëz shumë të talentuar, kurse talenti nuk mund të frenohet.”
Jemi të bindur se talenti i Martin Hafizit “nuk mund të frenohet” dhe se ai do të vazhdojë të korrë shumë suksese në skenat botërore dhe në ato bullgare edhe në të ardhmen.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..