Si të drejtojmë emocionet tona në momentet e stresit, të konfliktit dhe të tensionit? Kësaj pyetjeje po i kërkojnë përgjigje studiuesit e psikikës njerëzore, pedagogët, dhe jo rrallë dhe autorët e letërsisë artistike. Shkencëtarët dëshmojnë se, njohja dhe përvetësimi i emocioneve në bazën e një lloji të ndryshëm të inteligjencës, e cila ndikon mbi njeriun gjatë gjithë jetës së tij. Në vazhdim të shumë viteve, rezultatet nga testet IQ mbi bazën e të menduarit logjik, janë konsideruar për një faktor prijës për përballimin e personalitetit në jetë. Por sot një vëmendje gjithnjë e më e madhe i kushtohet llojit tjetër të inteligjencës – asaj emocionale. Aq më tepër në kohërat e globalizimit, në të cilat jetojmë, çdo një prej nesh duhet t’u kushtojnë një vëmendje më të madhe mjeshtërive të veta emocionuese. Ato hapin dyert për prosperitetin në jetë dhe në karrierë. Suksesi ynë varet nga aftësia të lexojmë sinjalet. Të dërguar nga të tjerët dhe të reagojmë në mënyrë adekuate mbi to.
“Pa shfaqjen e një inteligjence të lartë emocionale shumë nga nismat tona i janë të nënshtruara rrezikut prej një dështimi” – sqarojnë psikologët. Një vëmendje të posaçme u kushtojnë marrëdhënieve të përbashkëta midis të moshuarve dhe fëmijëve, duke shënuar se, ky komunikim duhet të drejtohet prej njerëzve, të cilët i kanë njohur emocionet e veta dhe i zotërojnë ato deri në një përsosmëri.
Pikërisht drejt formimit të inteligjencës emocionale në një moshë të herët drejtohet dhe Akademia e fëmijëve “Si të rregullohem në jetë”. “Që të mund ta bëjmë më të qartë e të saktë një nocion abstrakt, siç është inteligjenca emocionale, ne i kemi lidhur emocionet me elementin e ujit. Kështu është sepse është saktësuar se, ky është elementi i cili është përgjegjës për emocionet dhe ndjenjat e njeriut” – shënon Martina Veleva, pedagoge me një stazh në sferën e arsimit joformal.
“Prej një studimi të zhvilluar mes prindërve, e kuptuam se për ta është me rëndësi që fëmijët e tyre të formojnë një qëndrim me përgjegjësi për njerëzit rreth vetes së tyre dhe ndaj botës, në të cilën jetojmë në përgjithësi. Kjo përfshin shprehitë dhe zakonet për krijimin e e një rregulli rreth vetes, kujdesi për higjienën personale dhe rregulli në dhomë. Jo me pak rëndësi është, që ata zhvillojnë mjeshtëri për komunikim me vërsnikët e vet por, dhe me të moshuarit. Të mund të punojnë në ekip, të marrin përsipër përgjegjësi për veprimet dhe vendimet e veta. Një vëmendje të posaçme i kushtojmë dhe motivacionit dhe vetiniciativës si dhe përballimi i situatave të vështira e të ndera. Sipas prindërve është me rëndësi që fëmijët e tyre të mësohen të përballojnë situatat e vështira, të cilat mund tu dalin kudo. Kjo është e lidhur me emocionet, me njohjen e tyre dhe përvetësimin. Mjerisht çështjet e rëndësishme rrallë preken në shkollë.”
Sipas fjalëve të Martina Velevës, vet ideja për Akademinë ka lindur mbi bazën e studimeve për efektin e arsimit joformal mbi vetëvlerësimin e fëmijëve dhe të psikikës. “Më e rëndësishmja, për të cilën arsimi mund të kontribuojë për zhvillimin e fëmijës është, të mund t’i ndihmojë të orientohet drejt një fushe, në të cilën talentet e tij do të jenë të paraqitura më mirë – thotë Martina. – Me Akademinë tonë nuk duam të zëvendësojmë prindërit – ata janë të pazëvendësueshëm, roli i tyre është më i rëndësishëm në edukimin e çdo një njeriu. Besojmë fort në këtë dhe organizojmë programe, ku prindërit, bashkë me fëmijët në mënyrë të vetëdijshme punojnë mbi cilësitë nga sfera e inteligjencës emocionale. U kushtojmë një vëmendje të madhe vlerave në familje. Ne u ndihmojmë fëmijëve të zhvillojnë dhuntitë e veta duke i nxjerrë mes natyrës. Ajo është themeli ynë për punë, aty përdorim dhuntitë e natyrës, që t’u transmetojmë të vegjëlve mesazhet për jetë dhe vlerat. I mësojmë sesi të krijojnë harmo prej mendimeve dhe ndjenjave të veta. Fëmijët e kuptojnë se ne mbajmë një pjesë nga toka, ajri dhe uji tek ne. Ata e ndiejnë se jemi të varur drejtpërdrejt dhe të lidhur me natyrën, se ajo mund të na shërojë dhe të na ndihmojë, që të mund të përballojmë problemet me stresin dhe kështu edhe më mirë e ndiejnë këtë lidhje dhe varësi.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..