Dje filloi regjistrimi i partive dhe koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme në Bullgari. Numri i pjesëmarrësve dhe bashkimi i tyre në koalicione është një çështje e rëndësishme, por vëmendja e shoqërisë në momentin e tanishëm është angazhuar me aspekte të tjera të situatës paraelektorale. Pasi u bë e qartë se për këto zgjedhje nuk do të ndërrohet sistemi zgjedhor proporcional me sistem mazhoritar, tani vendi ndodhet para problemit se si brenda kohës së paktë deri në zgjedhje të aplikojë votimin me makinë.
Fillimi i regjistrimit për zgjedhjet koincidoi me një vendim të Gjykatës Administrative Supreme, sipas të cilit duhet të ketë makinë votimi në të gjitha mbi 12 mijë seksionet në vend dhe jashtë dhe jo pjesërisht vetëm në 500, siç e kishte vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Vendimi supozon se brenda afateve shumë të shkurtra Komisioni të sigurojë dhe të kriptojë mbi 12 mijë makina votimi, kurse pas kësaj t’i trajnojë komisionet zgjedhore se si t’i shfrytëzojnë. Qeveria teknike premtoi mjete për makinat përkatëse, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e di se si do t’i sigurojë.
Para Radios Kombëtare bullgare Avokatja e Popullit Maja Manollova komentoi se ligji jep mundësi për një kalim të ngadaltë drejt aplikimit të votimit me makina, por institucionet i kanë injoruar angazhimet e tyre në një shkallë të tillë, kështu që dispozitat ligjore nuk mund të zbatohen. Ndërkaq, deri në zgjedhjet më 26 mars nuk mund të ketë ndryshime të ligjit, sepse nuk ka Parlament. Nëse shpejtësia, me të cilën duhet vepruar do ta shfuqizojë votimin me makina si një mjet për kufizimin e blerjes së votës, apo jo, tani për tani askush nuk i ka bërë vetes këtë pyetje. Situata duket absurde dhe disa njerëz bëjnë krahasime me “Paragrafin 22”.
Gjendja vështirësohet edhe më shumë nga parashikimet paraelektorale, sepse vetëm në kuadrin e një jave ato treguan rezultate krejt të ndryshme. Agjencia “Alpha Research” prognozoi së pari se partia GERB do t’i fitojë zgjedhjet me 32.6 për qind prej votave, kurse përkrahja e Partisë Socialiste Bullgare do të jetë 28.8 për qind. Pas kësaj agjencia “Gallup” parashikoi fitore të Partisë Socialiste Bullgare me 29 për qind dhe vendin e dytë për GERB-in me më pak se 28 për qind. Në fund ESTAT parashikoi përparim prej afro 9 për qind në dobi të GERB-it, e cila do të fitonte kundër Partisë Socialiste Bullgare me 36.1 për qind. Dallime të tilla mes prognozave na bëjnë për të menduar për anësi politike dhe manipulime, si dhe për një luftim të tensionuar paraelektoral pa pasur parasysh mjetet e përdorura.
Një luftë të tensionuar paraelektorale parashikojnë edhe analizat e institutit “Ivan Haxhijski”. Sipas autorëve të tyre bilanci i forcave mes dy partive kryesore politike Partia Socialiste Bullgare dhe GERB është në kuadrin e gabimit statistikor dhe shanset për kabinet njëpartiak janë vetëm teorike, kurse ato për koalicion janë me shumë pikëpyetje. Për këtë shkak disa forca politike që tani i bëjnë llogaritë e tyre për periudhën pas zgjedhjeve, që nga ana e vet supozon një fushatë të tensionuar pas zhvillimit të votës. Në qoftë se kjo e fundit bëhet realitet, atëherë mund të mos arrihet deri në qeveri të rregullt gjatë prillit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..