Që në momentin në të cilin lindin, trashëgimtarët tanë bëhen një pjesë e pandarë nga mendimet tona. Çdo ditë e pyesim veten se si t’u sigurojmë një jetë të mirë, arsim, shëndet dhe siguri. Por, pavarësisht nga përpjekjet tona, jo gjithmonë mund të parashikojmë çdo gjë dhe të mund t’i mbrojmë nga problemet, sepse dhe vet ne mundet të mos të jemi gati t’i pranojmë dhe të mësohemi me to. Disleksia është një prej tyre. Ai përbën një vështirësi me leksikun gjatë leximit dhe shkrimit. Nuk duhet ta konsiderojmë për sëmundje, por më tepër për një mënyrë të ndryshme të mund ta ndërmarrësh botën.
Tek çdo një njeri, simptomat mund të jenë të ndryshme. Ju takojmë me të renë Kristina Kostova, e cila ka krijuar një shkrim special, i cili t’u ndihmojë njerëzve me këtë problem t’i ndërmarrin dhe t’i kuptojnë më lehtë tekstet, të cilat i lexojnë. E pyetëm se përse fëmijët me disleksi sikurse nuk janë të afruar në mënyrë të mjaftueshme ndaj mjedisit, i cili i rrethon:
“Sipas meje, sepse vet mësuesit nuk janë të informuar, sepse e pranojnë më tepër si një zhvillim të vonuar. Që të mund të diagnostikohet një gjë e ngjashme kërkohet kohë dhe specialistë. Nuk është e nevojshme që vet mësuesi të bëjë një studim të plotë dhe një diagnostikim, dhe për më tepër të mund t’i drejtojë prindërit ndaj studimeve të nevojshme. Po kështu t’u kushtojë vëmendje disa simptomave të hershme, pa i konsideruar si të një zhvillim të ngadalësuar dhe t’u verë etiketë.”
Simptomat të cilat janë më të njohura mund të dallohen në diktimet, të cilat i bën çdo një prej nesh gjatë disa vjetëve të parë në shkollë. Në to vihet re, se derisa shkruajnë, disa fëmijë këmbejnë germat në fjalët të cilat i dëgjojnë. Kurse gjatë leximit, nganjëherë shprehin dhe thonë fjalë, të cilat për ta janë të afërta nga ana vizuale deri tek ato, të cilat duhet të thuhen. Nuk duhet t’u bëhet vërejtje, se mendojnë në një mënyrë të ndryshme, sepse tek ta është më i zhvilluar mendimi vizual dhe jo ai i fjalëve. Në qoftë se fokusohemi vetëm mbi këtë, se i shikojnë gjërat në mënyrë të ndryshme, kjo mund ta thellojë problemin dhe ata të refuzojnë të luftojnë me të. Për punë me fëmijë të tillë me siguri janë të nevojshme një dozë e madhe durim, kuptim dhe tolerancë. Cilësi këto të cilat çdo një pedagog i zhvillon gjithmonë. Deri ku kjo është e kuptueshme, me qenë se puna e tyre është e rëndë, e paguar jo mirë dhe shumë shpesh ndeshen me arrogancë, mendjemadhësi dhe mos respekt nga ana e nxënësve të vet të veçantë, por nuk duhet kjo të ndikojë mbi qëndrimin e tyre ndaj të tjerëve.
Përveç shkrimit, Kristina ka krijuar sajtin, që prej tij ai mund të merret dhe të instalohet në kompjuter ose tabletë. Shumë shpejt do të fillojë të punojë dhe versioni i tij në anglisht. Ajo vazhdon punën mbi të dhe:
“Për momentin përveç shkrimit ka një faqe shtesë, në të cilën mbledh këshilla të dobishme. Disa për dizajn, po kështu dhe për prindër dhe mësues ose njerëz me disleksi, të cilët janë më të mëdhenj dhe orientohen lehtë në internet. Ka si këshilla për formim, të cilat të lehtësojnë leximin, kështu dhe të tilla që ku njeriu mund të marrë shkrimin e caktuar në librin e tij elektronik ose të nxjerrë programin për një përpunim audio të fajllit të tekstit dhe në këtë mënyrë të mund të dëgjojë librin.”
Dëshira ta ndihmosh ndonjërin, pavarësisht edhe pak, gjithmonë është shkak të falënderosh veten, se nuk ke harruar se çfarë do të thotë të jesh njeri. Ja vlen të provojmë të jemi më të mirë, me zemër më të madhe dhe më të vërtetë, dhe të përkrahim çdo një ide, e cila ka kuptim për ne dhe e dimë se do t’i sjellë një buzëqeshje dikujt. Si për shembull të lexojë se, ndonjë e do dhe është i lumtur se, është një pjesë nga jeta e tij.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..