Një spot i ri, pjesëmarrje në një koncert të madh me muzikë ballkanike dhe shfaqje të ardhshme në Sofje dhe në vend – shkurtimisht këto janë lajmet rreth “Bullgara”. Ndoshta ky është formacioni etno më i dashur dhe më i njohur te ne. Në fund të këtij viti muzikantët do të shënojnë 15 vjet nga shfaqja e tyre e parë në skenë. I themeluar si një grup instrumental, i cili gërsheton lirisht folklorin bullgar me stilet e ndryshme muzikore – pop, rok, fënk etj. “Bullgara”, vazhdon edhe sot e kësaj dite ta gëzojë publikun me repertorin e tij të pasur. Ndër interpretuesit ka disa solistë të Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare – Hristina Beleva (gëdullka), Petjo Kostadinov (gajde), Kostadin Gençev (fyell), si dhe dirigjenti Dimitër Hristov (tambura). Më 2 mars do të paraqitet spoti i tyre i ri, si dhe disa prej pjesëve, të krijuara gjatë disa viteve të fundit. Ja se çfarë na tregoi Kostadin Gençev:
Të gjithë e dinë se muzikantët nga “Bullgara” kanë angazhime të ndryshme. Disa prej tyre bëjnë pjesë në orkestra të ndryshme, disa të tjerë merren me reklama etj... Megjithë jetën tonë të përditshme, kujdesin për fëmijët dhe familjen, arrijmë të krijojmë muzikën tonë dhe t’i gëzojmë njerëzit. Para 15 vitesh ne ishim të parët që filluam ta përzinim folklorin me xhazin, popin dhe fënkun. Ndoshta, të frymëzuar nga ne, u themeluan grupe të reja me muzikantë të shkëlqyeshëm, por këto formacione tashmë nuk ekzistojnë. Nuk mund të them se çfarë është receta, por siç duket, jemi grumbulluar njerëzit e përshtatshëm, të cilët arrijmë të mirëmbajmë marrëdhënie miqësore, të interpretojmë muzikë dhe të dëfrehemi. Ne ndihemi shumë bukur së bashku, gjithmonë ka shumë buzëqeshje dhe energji. Prandaj ndoshta shikuesit e spotit do ta ndiejnë një shkujdesje të lumtur, një emocion të këndshëm në muzikën tonë. Unë gëzohem se kemi interpretues të rinj, të cilët e pasuruan muzikën tonë. Një prej tyre është Eva Perçemlieva, e cila interpreton të gjitha këngët e vjetra të përpunuara për repertorin tonë, ku ne gërshetojmë elemente folklorike. Dëgjuesit dëfrehen shumë, kur në vend të solos të njohur të kitarës (të cilën ata e dinë nga kënga origjinale), dëgjojnë solon e gajdes. Përveç emrave të përmendura, në “Bullgara” bëjnë pjesë gjithashtu Çavdar Asenov – bas kitarë, dhe Stojan Pavllov – perkusione dhe daulle. Jemi duke përgatitur versione të reja të disa këngëve të njohura, muzikë të re autori dhe po vazhdojmë të ecim përpara.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..